Page 81 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 81
tesha nga zjarri dhe petka nga katrani me të cilat e mbulojnë atë, pastaj ia
nxjerrin shpirtin atij sikurse nxirret hekuri me shumë degëzime nga leshi i
lagur, e kur ai të del e mallkon atë çdo melekë në mes të qiellit e tokës dhe çdo
melekë në qiell”.
Pastaj e përmendi hadithin derisa tha: Ai i dëgjon rrahjet e këpucave të tyre kur
ata largohen nga aty dhe i thuhet atij: O ti, kush është Zoti yt? Cila është feja
jote? Kush është i Dërguari yt? Thotë: Nuk e di. I thuhet: Mos dish! Dhe e
përmendi hadithin të cilin e transmetoi Hammad Ibn Seleme nga Junus Ibn Habbabi
nga El-Minhal Ibn Amri nga Zadhani nga El-Beraja.
Në hadithin e Isa Ibnul-Musejjibit nga Adij Ibn Thabitit nga El-Beraja (r.a.) i cili
tha: Dolëm me të Dërguarin (s.a.v.s.) në një xhenaze të një njeriu nga Ensarët dhe e
përmendi hadithin derisa tha: Kur pabesimtari të jetë në shkëputje nga kjo
dun’ja, i drejtuar për në Ahiret dhe t’i jetë afruar vdekja, zbresin tek ai melekë
të cilët kanë qefinë dhe pëlhura prej zjarri. E përmendi hadithin derisa tha: I
kthehet shpirti në varrin e tij dhe i vinë Munkeri dhe Nekiri të cilët e gërmojnë
tokën me thonjët e tyre dhe e hapin tokën me kokat e tyre, zërat e tyre janë si të
murmurimës gjuajtëse dhe shikimet e tyre si të vetëtimës e cila ta merr
shikimin, e ulin atë dhe i thonë: O ti, kush është Zoti yt? Thotë: Nuk e di. Nga
një anë e varrit thirret: Mos dish! E godasin me një kamxhik të hekurt sikur
me të të godiste të gjithë ata që janë në Lindje e Perëndim të tokës do tu
mjaftonte dhe me atë rast i i ngushtohet varri derisa t’i mbështillen brinjët e
tij 163 . E përmendi hadithin.
Imam Ahmedi e transmetoi në Musnedin e tij nga Ebin-Nedhar Hashim Ibnul-Kasim
i cili tha se na tregoi Isa Ibnul-Musejjibi dhe e përmendi hadithin.
Në hadithin e Muhammed Ibn Selemes nga Husajfi nga Muxhahidi nga El-Bera-ja
(r.a.) tha: Ishim në një xhenaze të një njeriu të Ensarëve dhe me ne ishte I Dërguari i
All-llahut, e përmendi hadithin derisa tha: I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha: “Kur
pabesimtari të vendoset në varr i vien Munkeri dhe Nekiri të cilët e ulin dhe i
thonë: Kush është Zoti yt? Thotë: Nuk e di. I thonë: Mos dish 164 . Këtë hadith e
përmendëm më herët.
Përgjithësisht shumica e atyre që transmetuan hadithin nga El-Bera Ibn Azibi thanë
në të: Kurse pabesimtari në mënyrë të prerë, ndërsa disa thanë: Kurse i prishuri, e
disa të tjerë thanë: Kurse munafiku dyshues dhe kjo shprehje është nga dyshimet e
disa transmetuesve, kështu është në hadith nuk e di cili nga ata e tha.
Kurse ata që e përmendën pabesimtarin e të prishurin nuk dyshuan dhe transmetimet
e atyre që nuk dyshuan me gjithë shumicën e tyre kanë më shumë përparësi se
transmetimet e atyre që dyshuan me gjithë pakicën e tyre, pa harruar se nuk ka
kundërthënie në mes dy transmetimeve sepse munafiku pyetet sikurse pyeten edhe
pabesimtari dhe besimtari. All-llahu i përforcon besimtarët dhe i humbë mizorët, e
ata janë pabesimtarët dhe munafikët.
Ebu Seid El-Huderiu i bashkoi ata në hadithin që e transmetoi nga Ebu Amir El-
Akadiu i cili tha: Na tregoi Ubbad Ibn Rashidi nga Davud Ibn Ebi Hind nga Ebi
Nadre nga Ebu Seidi (r.a.) 165 i cili tha: Dëshmuam me të Dërguarin e All-llahut
(s.a.v.s.) një xhenaze...dhe e përmendi hadithin, e tha: “Nëse ai është pabesimtar
163 I dobët. Aty gjindet Isa Ibnul-Musejjib el-Bexheliu, thanë për të Jahjau, Nesaiu, Daru Kutuniu dhe
Ebu Davudi se është I dobët. Ebu Hatimi tha: Nuk është I fortë (Historia e Ibn Muinit: 2/464).
164 I dobët. Aty është Husajf Ibn Abdurrahman El-Xhezeriu, transmetuan nga ai imamët e mëdhenjë,
sikurse transmetuan edhe të besueshmit, tha për të I dobët Jahja Ibn Muinit. Abdullah Ibn Ahmedi tha: E
pyeta babain tim nga Husajfi dhe tha: Nuk është I mirë në hadith (Ed-Duafa vel-Metrukin: 1/31/453).
165
I mirë. E transmetoi Ahmedi në “El-Musned” (3/3-4).