Page 79 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 79
nga ummeti im, duke u zvarritur në Sirat. Ndonjëherë zvarritej, e ndonjëherë
mbetej i lidhur. Në atë moment erdh salavati i tij mbi mua, e ngriti në këmbë
dhe e shpëtoi. Dhe e pashë një njeri nga ummeti im, i cili kishte arritur te dyert
e Xhennetit, por ato iu mbyllën. Në atë moment erdh shehadeti (dëshmia) i tij,
La ilahe il-lAllah, se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, ia hapi dyert dhe e futi në
Xhennet” 161 . El-Hafidh Ibn Musa tha: Ky është një hadith shumë i mirë, e
transmetuan Seid Ibnul-Musejjibi, Amr Ibn Dhurri dhe Ali Ibn Zejd Ibn Xhed’ani.
Për këtë hadith dhe të ngjashëm është thënë: Ëndërrat e pejgamberëve janë shpallje,
pra ata kuptohen ashtu si janë e jo si ajo që transmetohet nga I Dërguari (s.a.v.s.) se
tha pashë ëndërr sikur mu thy shpata ime dhe e komentova kështu e kështu,
pashë disa lopë të cilat u therrën dhe pashë sikur ne ishim në shtëpinë e Ukbetu
Ibn Rafiut” 162 .
U transmetua në ëndërrën e tij të gjatë në hadithin e saktë të Semures (r.a.). Poashtu
në hadithin e transmetuar nga Aliu dhe Ebi Umame (r.a.) dhe të tri këto transmetime
janë afër njëra-tjetrës që përfshijnë përmendjen e disa dënimeve të disa të dënuarve
në Berzah. Ndërsa në këtë transmetim janë përmendur dënimet dhe puna e cila e
shpëton pronarin e saj. Transmetuesi i këtij hadithi nga Ibnul-Musejjibi Hilal Ebu
Xhebele ëshët Medinasi i cili nuk njihet përveçse me këtë hadith. Ibn Ebi Hatimi e
përmendi kështu nga babai i tij, Hakimi, Ebu Ahmedi, si dhe Hakimi, Ebu Abdullah
Ebu Xhebel, e përmendën pa prapashtesën ha (e tij) dhe e rrëfyen nga Muslimi, nga
ai e transmetoi El-Ferexh Ibn Feddale i cili është mesatar në transmetim, nuk është i
fortë e as i lënur, nga ai transmetoi edhe Bishr Ibnul-Velid dijetari i njohur si Ebul-
Hatib i cili ishte në drejtim të mirë dhe në rrugë të drejtë, poashtu e kam dëgjuar
Shejhul-Islamin (Ibn Tejmije) duke e madhëruar çështjen e këtij hadithi, ai tha:
Bazat e Sunnetit e dëshmojnë atë dhe ai është nga hadithet më të mira.
ÇËSHTJA E NJËMBËDHJETË
PYETJA NË VARR A I PËRFSHINË NJEJTË SI MUSLIMANËT,
MUNAFIKËT DHE PABESIMTARËT, APO ËSHTË E VEÇANT PËR
MUSLIMANIN DHE MUNAFIKUN?
Ebu Omer Ibn Abdul-Birri në librin e tij “Et-Temhid – Parathënia” tha: Citatet e
ndryshme argumentojnë se sprova në varr nuk i ndodhë përveçse besimtarit apo
munafikut, i cili ka qenë në pamjen e tij të jashtme në Islam, ndërsa pabesimtari
mohues nuk është prej atyre që pyetet për Zotin, fenë dhe pejgamberin e tij, por për
këtë pyeten ata që i përkasin kësaj feje dhe me atë rast i forcon All-llahu ata që kanë
besuar e i shkatërron ata që kanë dyshuar.
Kur’ani dhe Sunneti argumentojnë të kundërtën e kësaj thënie, ata argumentojnë se
pyetja do t’i bëhet pabesimtarit dhe muslimanit, e All-llahu i madhëruar thotë: “All-
llahu forcon ata që besuan me fjalën e fortë në jetën e kësaj bote edhe në botën
tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë”
(Ibrahim : 27). Është me hadith të saktë se ky ajet ka zbritur për dënimin e varrit kur
të pyetet: Kush është Zoti yt, cila është feja jote dhe kush është I Dërguari yt.
Transmetohet në dy Sahihat nga Enes Ibn Maliku (r.a.) se I Dërguari (s.a.v.s.) tha:
“Kur robi të vendoset në varrin e tij dhe të largohen nga ai shokët e tij, ai i
dëgjon rrahjen e këpucave të tyre” dhe e përmendi hadithin. Imam Buhariu e shtoi
161 I dobët. Nuk është shumë I mirë sikurse tha Kurtubiu. E përmendi Tekujuddin El-Hindi në “Kenzul-
Ummal” (43592) të cilin ia përshkruajti Tirmidhiut, Bejhekiu në “Esh-Shuab”. E përmendi El-Hejthemiu
në “Mexhmeuz-zevaid” (7/179) dhe ia përshkruajti Taberanit me dy transmetime, në njërin nga ata
Sulejman Ibn Ahmed El-Vasitiut kurse në tjetrin Halid Ibn Abdurrahman El-Mahzumi dhe që të dy janë
të dobët. Them: Për shkak të dobësisë së El-Ferexh Ibn Feddales.
162
E transmetoi Buhariu (4081, 7035) dhe Muslimi në “Err-Rru’ja” (18, 20).