Page 75 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 75

Aspekti i përgjithshëm: Është largimi nga ato shkaqe të cilat obligojnë dënimin e
                      varrit dhe më e mira në mesin e tyre është që të ulet njeriu një moment kur dëshiron
                      të flejë e të llogaritë vetën e tij në gjithë atë që e humbi apo e fitoj atë ditë, pastaj ta
                      ripërtërijë pendimin e sinqertë mes tij dhe All-llahut dhe të flejë me atë pendim, e
                      më këtë rast e vendosë që mos ta përsëritë gjynahin kur të zgjohet dhe këtë e bën
                      çdo  natë,  nëse  ai  vdes  atë  natë  do  të  vdes  i  penduar,  e  nëse  zgjohet  në  mëngjes
                      zgjohet duke pritur punën i gëzuar që nuk i ka ardhur exheli (momenti i vdekjes) që
                      kështu të pres momentin nga Zoti i tij dhe të kompensoj atë që i ka kaluar. Nuk ka
                      për  robin  asgjë  më  të  dobishme  se  sa  ky  pendim  posaqërisht  nëse  kësaj  i  pason
                      dhikrullah (përmendja e All-llahut) dhe veprimi i sunneteve të cilat transmetohen
                      nga I Dërguari (s.a.v.s.) në momentin e gjumit derisa ta kaplojë ai, prandaj atij që
                      All-llahu i dëshiron të mirën i mundëson atë, ve la kuvvete il-la bil-lah (dhe nuk ka
                      fuqi përveç fuqisë së All-llahut).
                      Aspekti  detaj:  Po  i  përmendim  disa  hadithe  të  Dërguarit  (s.a.v.s.)  për  atë  që  të
                      shpëton nga dënimi i varrit.
                      Transmetohet  nga  Muslimi 145   në  Sahihun  e  tij  nga  Selmani  (r.a.),  i  cili  tha:  E
                      dëgjova të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s.) se tha: “Qëndrimi në roje një ditë dhe
                      një  natë  ka  më  shumë  vlerë  se  agjërimi  dhe  falja  një  muaj  (është  fjala  për
                      agjërim  dhe  falje  vullnetare),  e  nëse  ai  vdes  do  t’i  vazhdojë  puna  e  tij  që  e
                      punonte, do t’i vazhdojë furnizimi i tij dhe do të sigurohet nga sprova e varrit”.
                      Tirmidhiu 146  në “El-Xhami’” transmetoi nga Fudaletu Ibn Ubejdi (r.a.) se I Dërguari
                      (s.a.v.s.)  tha: “Çdo  të  vdekuri  i vuloset puna e tij  përveç atij që  vdes  roje në
                      rrugë të All-llahut, atij i shumfishohet puna e tij deri në Ditën e Kijametit dhe
                      sigurohet nga sprova e varrit”. Tirmidhiu tha: Ky është një hadith i mirë dhe i
                      saktë.
                      Në Sunenin e Nesaiut 147  transmetohet nga Reshdin Ibn Sa’di nga një njeri që është
                      nga Sahabët e të Dërguarit (s.a.v.s.) se një njeri tha: O I Dërguar i All-llahut, përse
                      besimtarët sprovohen në varret e tyre përveç shehidit? Tha: “Mjafton sprovë për të
                      vetëtima e shpatave mbi kokën e tij”.
                      El-Mikdam Ibn Muid Jekreb (r.a.) transmetoi se I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha:
                      “Shehidi tek All-llahu i ka gjatë veçanti: Falet ai në vrullin e parë të gjakut, e
                      sheh pozitën e tij në Xhennet, sigurohet nga dënimi i varrit dhe nga frikësimi
                      më i madh (i Kijametit), i vendoset atij kurora e nderit që një dijamant i saj
                      është më i vlefshëm se krejt bota dhe çfarë ka në të, martohet me shtatëdhjetë e
                      dy gra prej hyrive të Xhennetit dhe ndërmjetëson për shtatëdhjetë persona të
                      të afërmëve të tij”. E transmetoi Ibn Maxhe 148  dhe Tirmidhiu, e kjo është thënia e
                      tij dhe tha: Ky hadith është i mirë dhe i saktë.
                      Ibn Abbasi (r.a.) tha: Një nga shokët e të Dërguarit të All-llahut e vendosi tendën e
                      tij mbi një varr pa e ditur se ai është varr, pastaj e kuptoi se ai ishte varri i një njeriu
                      i  cili  këndoi  suren  El-Mulk  derisa  e  përfundoi  atë,  ai  më  të  shpejtë  erdhë  te  I
                      Dërguari (s.a.v.s.) dhe i tha: O I Dërguar i All-llahut, e vendosa unë tendën time mbi
                      një varr pa e ditur se ai është varr, por aty ishte varri i një njeriu i cili këndonte suren
                      El-Mulk derisa e përfundoi, atëherë I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Ajo është penguese,

                  145   E  transmetoi  Muslimi  në  “El-Imare”  (163),  Buhariu  (2892),  Fet’hul-Bari  (6/100),  Ahmedi  në  “El-
                  Musned” (5/441) dhe Taberani në “El-Kebir” (6/327).
                  146   I  mirë  I  saktë.  E  transmetoi  Tirmidhiu  (1621),  Ahmedi  në  “El-Musned”  (6/20),  Hakimi  në  “El-
                  Mustedrek” (2/144) tha se është I saktë në çka u pajtua edhe Dhehebiu dhe Ibn Hibbani (1624).
                  147  I dobët. E transmetoi Nesaiu në “El-Xhenaiz” (4/99), Kurtubiu në tefsirin e tij (4/218). Aty gjindet
                  Reshdin Ibn Sa’d Ibn Muflih El-Mehri I cili është I dobët, Ibn Junusi për të tha: Ishte I mirë në fenë e tij,
                  por atë e kaploi hutia e njerëzve të mirë në hadith (Takrib: 1/251/92).
                  148
                     I saktë. E transmetoi Tirmidhiu (1663), Ibn Maxhe (2799) dhe në Tergib (2/320).
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80