Page 72 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 72
Poashtu All-llahu i madhëruar thotë: “Përse pra, kur arrin shpirti në fyt, e ju në atë
moment shikoni (se ç’po i ngjet). E ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni.
Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra), (përse) nuk e ktheni atë (shpirtin
të mos dalë). E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmeve (të Zotit). Ai ka (te Zoti)
kënaqësi, furnizim të mirë dhe Xhennet të begatshëm. Po në qoftë se është nga të
djathtët? Pra, ty të qoftë selam prej të djathtëve (i thuhet). E në qoftë se është prej
gënjeshtarëve të humbur, mirëseardhja e tyre është pritje me ujë valë. Dhe djegie
nga zjarri i Xhehennemit. E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt. Pra ti
lartëso Zotin tënd të madhëruar” (El-Vakia : 83-96). All-llahu i madhëruar këtu
përmendi dispozitat e shpirtrave në momentin e vdekjes, ndërsa në fillim të sures
përmendi dispozitat e tyre në ditën e kthimit më të madh, i dha përparësi atij kthimi
duke i dhënë rëndësi qëllimit përfundimtar i cili është më i rëndësishëm dhe ka më
shumë përparësi të përmendët qysh në fillim. Në momentin e vdekjes Ai i ndau ata
në tri grupe, sikurse i ndau në tri grupe edhe në Ahiret.
Nga thëniet e Tij është edhe kjo: “O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i
vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në Xhennetin
tim” (El-Fexhr : 27-30). Selefi (të parët) dhanë mendime të ndryshme se kur i thuhet
shpirtit kjo, e disa thanë: I thuhet në momentin e vdekjes dhe kuptimi sipërfaqësor i
ajetit është me këta sepse i drejtohet shpirtit në momentin e zhveshjes e daljes së tij
nga trupi, e këtë e komentoi edhe I Dërguari (s.a.v.s.) në thënien të transmetuar nga
El-Beraja (r.a.) dhe të tjerët kur tha: “I thuhet atij: Dil i gëzuar dhe të kënaqur në
ty”, vërtetimin e kësaj do ta plotësojmë në çështjen në të cilën përmendët
vendqëndrimi i shpirtrave në Berzah, in sha All-llahu teala, kurse thënia e të
madhëruarit: “Dhe hyn në Xhennetin tim” është në pajtim me thhënien e tij
(s.a.v.s.): “O All-llah, unë e dëshiroj shoqërinë më të lartë” 143 .
Nëse ti vështron hadithet që flasin për dënimin dhe begatinë e varrit do t’i gjeshë
detajizim dhe koment të asaj që sinjalizoi Kur’ani fisnik, e All-llahut i takon
pëlqimi.
ÇËSHTJA E NËNTË
ËSHTË THËNIA E PYETËSIT: CILAT JANË SHKAQET PËR TË CILAT
DËNOHEN PRONARËT E VARREVE? PËRSE ATO NUK JANË
PËRMENDUR NË KUR’AN ME GJITHË NEVOJËN E MADHE TË
NJOHJES SË TYRE DHE BESIMIN E TYRE QË TË RUHEMI NGA ATO?
Përgjigjja ndaj kësaj bëhet në dy aspekte: Në aspektin e përgjithshëm dhe në
atë detaj:
Aspekti i përgjithshëm: Ata dënohen si shkak i mosdijes së tyre për All-llahun,
moskryerjes së urdhërave të Tij dhe veprimit të mëkateve. All-llahu i madhëruar
asnjëherë nuk e dënon një shpirtë që e ka njohur Atë, që e ka dashur Atë, që i është
nënshtruar urdhërave të Tij dhe që është larguar nga ndalesat e Tij, e as trupin ku ka
qenë ai. Dënimi i varrit dhe ai i Ahiretit janë pasojë e hidhërimit të All-llahut ndaj
robit të Tij, prandaj ai që e ka hidhëruar All-llahun në këtë botë dhe vdiç pa u
penduar do të dënohet në Berzah sipas masës së hidhërimit të All-llahut në të,
kështu që disa kanë më pak e disa më shumë dënim, e disa kanë besuar dhe disa
kanë përgënjeshtruar.
Aspekti detaj: I Dërguari (s.a.v.s.) tregoi për ata dy personat të cilët dënoheshin në
varret e tyre dhe dihet se njëri nga ata i bartte fjalët në mes njerëzve kurse tjetri nuk
pastrohej pas derdhjes së ujit (nevojës së vogël). Ky i fundit e la një pastrim të
obliguar, kurse i pari bëri atë që shkaktoi armiqësi në mes njerëzve me gjuhën e tij
143 E transmetoi Buhariu (5674), Fet’hul-Bari (10/133), Muslimi në “Es-Selam” (46), Ahmedi në “El-
Musned” (6/89), Maliku në “El-Muvetta (f. 239) dhe Ibn Sa’di në “Et-Tabekat” (2/2/27, 28).