Page 70 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 70

njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen Ditën e Kijametit...”
                      (Ali Imran : 185).
                      Drejtësia  e  Tij  rivendikoi,  emrat  e  Tij  të  bukur  dhe  apsolutiteti  i  Tij  i  shenjtë
                      obliguan begatinë e trupave e të shpirtrave të dashurve të Tij dhe dënimin e trupave
                      e të shpirtrave të armiqve të Tij. Patjetër do ta bëjë që trupi dhe shpirti i atij që ishte
                      i bindur ndaj Tij të shijojë begati dhe kënaqësi që i takon, si dhe patjetër do ta bëjë
                      që  trupi  dhe  shpirti  i  atij  që  ishte  i  prishur  të  shijojë  dhimbjen  dhe  dënimin  që  i
                      takon. Kjo është obligim i drejtësisë, urtësisë dhe apsolutetit të Tij të shenjtë, e meqë
                      kjo botë është vend i obligimeve dhe sprovave, e jo vend i shpërblimeve, ato nuk
                      shfaqen këtu, ndërsa Berzahu është shtëpia e parë e shpërblimit prandaj shfaqen aty
                      nga ato çfarë i përshtaten atij vendi dhe rivendikon urtësia e Tij që të shfaqen, e kur
                      të ndodhë Dita e Kijametit të madh u plotësohen të devotshmëve dhe gjynahqarëve
                      ato begati e dënime trupore dhe shpirtërore që i meritojnë. Pra, dënimi dhe begatia e
                      Berzahut  janë  shpërblimet  e  para  të  ahiretit  dhe  ato  janë  të  ndara  nga  atje  duke
                      arritur kështu te banorët e varreve sikurse e vërteton këtë Kur’ani dhe Sunneti i saktë
                      e i qartë në më shumë se një vend, sikur është thënia e tij (s.a.v.s.): “E atij i hapet
                      një derë nga Xhenneti dhe i vie atij nga kënaqësia dhe begatia e tij, kurse të
                      prishurit i hapet një derë nga Zjarri dhe i vie atij nga nxehtësia dhe fryma e
                      tij”. Është e ditur në mënyrë të prerë se trupi e edhe shpirti marrin pjesën e tyre nga
                      ajo derë dhe kur të ndodhë Dita e Kijametit do të hyjë ai në pozitën e tij nga ajo
                      derë. Njeriut mund t’i arrijë diçka nga ato dy dyer edhe në këtë botë, por gjurmët e
                      kësaj janë të fshehta e të mbuluara me preokupime dhe mbulesa ndijore, por këtë e
                      ndiejnë shumë njerëz edhe pse nuk e di shkaktarin e tij dhe nuk di si ta sqarojë atë,
                      sepse ekzistimi i diçkaje është tjetër nga ndjenja dhe të shprehurit për të. Kur njeriu
                      të vdes, arritja e atyre gjurmëve tek ai përmes atyre dy dyerve është më e plotë dhe
                      kur të ringjallet plotësohet ajo gjurmë tërësisht. Pra, urtësia e Zotit të madhëruar për
                      këtë është e organizuar me organizimin më të plotë në të tri vendet (në këtë botë, në
                      Berzah dhe në ahiret).
                      ÇËSHTJETA E TETË
                      ËSHTË      THËNIA       E    PYETËSIT:       CILA     ËSHTË      URTËSIA       E
                      MOSPËRMENDJES SË DËNIMIT TË VARRIT NË KUR’AN ME GJITHË
                      NEVOJËN E MADHE TË NJOHJES SË TIJ DHE BESIMIT NË TË QË TË
                      KEMI KUJDES DHE TË RUHEMI?
                      Përgjigjeja ndaj kësaj pyetje bëhet nga dy aspekte, nga aspekti i përgjithshëm
                      dhe ai detaj:
                      Aspekti i përgjithshëm: All-llahu i madhëruar i zbriti të Dërguarit të Tij dy shpallje
                      dhe ua obligoi robëve të Tij të besojnë e të punojnë me to, e ato janë Kur’ani dhe
                      Sunneti,  e  All-llahu  i  madhëruar  thotë:  “...e  All-llahu  të  zbriti  ty  Librin  dhe
                      Urtësinë...”, e thotë: “Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga
                      mesi  i  tyre  që  t’ju  lexojë  ajetet  e  Tij,  t’i  pastrojë  ata,  t’ua  mësojë  Librin  dhe
                      Urtësinë, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme” (El-Xhumua : 2)
                      dhe thotë: “E, përkujtonie atë nga ajetet e All-llahut dhe Urtësia që po u lexohen në
                      shtëpitë tuaja...” (El-Ahzabë : 34).
                      El-Kitab (Libri): Është Kur’ani kurse El-Hikme (Urtësia): është Sunneti. Të gjithë
                      selefi (të parët) u pajtuan në këtë kurse atë që e lajmëroi I Dërguari (s.a.v.s.) nga
                      All-llahu është obligim të vërtetohet dhe besohet sikurse e lajmëroi Zoti i madhëruar
                      këtë në gjuhën e të Dërguarit të Tij. Kjo është një bazë në të cilën u pajtuan Ehlul-
                      Islami (pasuesit e Islamit) dhe nuk e refuzojnë atë përveç atyre që nuk janë prej tyre,
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75