Page 69 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 69

është mohimi i kësaj përveçse përgënjeshtrim, kryeneqësi dhe refuzim, e All-llahut i
                      takon pëlqimi.
                      KAPITULL
                      Çështja  e  nëntë:  Duhet  ditur  se  dënimi  apo  begatia  e  varrit  është  një  emër  për
                      dënimin dhe begatinë e varrit në Berzah (jetën e varrezave) e që është në mes të
                      dun’jas dhe ahiretit, e i Madhëruari tha: “...e ata kanë para tyre një perde (distancë
                      periodike – Berzah) deri në ditën kur ringjallen” (El-Mu’minunë : 100). Banorët e
                      Berzahut  vështrojnë  këtë  dun’ja  e  ahiretin  dhe  është  quajtur  dënimi  e  begatia  e
                      varrit, ose një kopsht i Xhennetit apo një  grop e Xhehennemit, duke u bazuar në
                      shumicën e njerëzve, prandaj i mbyturi në kryq, i djeguri, i fundosuri dhe atë që e
                      kanë  shqyer  egërsirat  apo  shpendët  u  arrinë  nga  dënimi  dhe  begatia  e  varrit  në
                      Berzah  pjesa  e tyre sipas rivendikimeve të  veprave edhe pse shkaqet  e  mënyra e
                      begatisë dhe dënimit mund të jenë të llojllojshme. Disa nga të parët menduan: Se
                      nëse trupi i tij digjet në zjarr e bëhet hi dhe atë e bartë era në det e në tokë në një ditë
                      me erë të fortë do të shpëtoj nga dënimi, kështu që një njeri urdhëroi fëmijët e tij ta
                      bëjnë këtë, atëherë All-llahu e urdhëroi detin t’i tubojë pjesët e tij edhe tokën t’i bëjë
                      bashkë pjesët e tij, pastaj i tha: Ngritu dhe ai përnjëherë u ndal para duarve të All-
                      llahut dhe ai e pyeti: Çfarë të shtyri të bësh atë që bëre? Ai tha: Frika prej Teje o Zot
                      dhe Ti e di më mirë këtë. E pa e përfunduar e mëshiroi atë 140 . Nuk ka mundësi që
                      ato pjesë t’i ikin dënimit dhe begatis së varrit edhe nëse i vdekuri ngjitet në majet e
                      pemëve në erërat e forta, ai patjetër do të arrijë pjesën e dënimit apo të begatisë së
                      tij. Pastaj sikur besimtari të varroset në brendësinë e zjarrit, trupi i tij do të arrinë
                      pjesën e tij të begatisë në jetën e Berzahut duke ia bërë All-llahu atij zjarrin të ftohtë
                      dhe shpëtim, derisa tjetrit (pabesimtarit) ia bënë ajrin zjarr dhe vapë sepse elementet
                      dhe materia e kësaj bote është e udhëhequr nga Zoti, Shpikësi dhe Krijuesi i saj, i
                      Cili i përdorë ato si dëshiron Ai dhe ato nuk mund ta kundërshtojnë dëshirën e Tij,
                      por ato veprojnë sipas dëshirës së Tij, janë të nënshtruara dhe të udhëhequra nga
                      fuqia e Tij. Prandaj, kush refuzon këtë ai ka refuzuar Zotin e botëve, ka mohuar Atë
                      dhe ka refuzuar Rububijetin (krijimtarinë) e Tij.
                      KAPITULL
                      Çështja e dhjetë: Vdekja është kthim dhe ringjallje e parë. All-llahu i madhëruar i
                      caktoi njeriut dy kthime dhe dy ringjallje me ç’rastë do t’i dënojë ata që kanë bërë
                      keq sipas asaj që kanë punuar dhe do t’i shpërblejë me të mirë ata që kanë bërë mirë.
                      Ringjallja e parë është me rastin e ndarjes së shpirtit nga trupi dhe kalimin e tij në
                      shtëpinë e shpërblimit.
                      Kurse ringjallja e dytë është atëditë kur All-llahu i rikthen shpirtrat në trupa dhe i
                      ringjallë ata nga varret e tyre për në Xhennet apo për në Zjarr, e kjo është ringjallja e
                      dytë. Prandaj,  në  një  hadith thuhet:  “...dhe të besosh në  ringjalljen e fundit” 141
                      sepse ringjalljen e parë nuk e mohon askush edhe pse shumë njerëz e kanë mohuar
                      dënimin dhe begatinë në të. All-llahu i madhëruar i përmendi ato dy ringjallje, të
                      voglën  dhe  të  madhen,  në  suren  El-Mu’minun,  në  suren  El-Vakia,  në  suren  El-
                      Kijame, në suren El-Mutaffifun, në suren El-Fexhr dhe në sure të tjera dhe drejtësia
                      e urtësia e Tij rivendikoi që t’i përcaktojë ato shtëpi të shpërblimit për të mirin dhe
                      për të keqin, mirëpo plotësimi i shpërblimit ndodhë në ditën e kthimit të dytë në
                      Darul-Karar  (Shtëpinë  e  përjetësisë)  sikurse  thotë  All-llahu  i  madhëruar:  “Secili



                  140  E transmetoi Buhariu  në  “Tevhid” (k. 35), Muslimi  në  “Tevhid” (24), Nesaiu në  “El-Xhenaiz” (k.
                  117), Ibn Maxhe në “Zuhd” (k. 30, 4255), Maliku në “El-Xhenaiz” (51) dhe Ahmedi në “El-Musned”
                  (2/116, 5/395, 407).
                  141
                     E transmetoi Buhariu (50), Fet’hul-Bari (1/140), Ibn Maxhe (64) dhe Ahmedi në “El-Musned” (2/107).
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74