Page 64 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 64
E hapëm varrin dhe e gjetëm atë plaçkë, ky pastaj tha: Largohu pak të shikoj se në
çfarë gjendje është motra ime, pasi që u ulë dhe shikoi e gjeti varrin duke u ndezur
me zjarr kështu që e mbylli varrin dhe u kthye te nëna e tij, e i tha: Si ka qenë puna e
motrës time? Ajo i tha: Për çfarë po pyet kur ajo ka vdekur? Tha: Gjithsesi do të më
lajmërosh? Tha: Ajo e vononte namazin, sipas asaj që mendoj unë ajo nuk e falte atë
me abdest, poashtu shkonte te dyert e fqinjëve dhe e vendoste veshin aty, pastaj i
përhapte fjalët e tyre.
Husajn El-Esediu përmendi duke thënë: E dëgjova Mirthed Ibn Havshebin duke
thënë: Isha ulur te Jusuf Ibn Omeri dhe pranë tij ishte një njeri që kishte një qarje në
fytyrë sa një pllakë e hekurit, Jusufi i tha: Tregoi Mirthedit atë që kishe parë kurse ai
tha: Isha një djalë i ri i cili bënte amoralitet dhe kur na kaploi kolera thashë: Do të
dal në një pritë të këtyre pritave (në Xhihad), por pastaj vendosa të hapi varre dhe
një natë mes akshamit dhe jacisë pasiqë kisha hapur një varr isha shtrirë në dheun e
një varri tjetër kur erdhën me një xhenaze të cilën e varrosën dhe e mbuluan me dhe,
nuk kaloi shumë erdhën dy shpendë të bardhë nga Perëndimi të mëdhenjë sa devet
dhe njëri zbriti te koka e tij kurse tjetri te këmbët e tij, pastaj e gërmuan varrin dhe
njëri zbriti në varr kurse tjetri mbeti në buzë të varrit, atëherë unë shkova derisa u
ula në buzë të varrit dhe isha një njeri që nuk e ngopte barkun tim asgjë, tha: E
dëgjova atë (që ishte brenda) duke i thënë: A nuk je ti ai që i vizitoje miqtë e tu me
dy tesha të ngjyrosura me ngjyrë të kuqe të cilat i tërhiqëshe me mendjemadhësi dhe
lavdërim? I tha: Unë jam i dobët për këtë. Tha: E goditi atë me një goditje sa që i
pëlciti varri nga uji dhe yndyra, pastaj ai ia përsëriti thënien derisa e goditi tri herë
dhe çdoherë ia përsëriste fjalët kurse varri në të gjitha rastet i mbushej me ujë dhe
yndyrë. Tha: Pastaj ai (shpendi në varr) e ngriti kokën dhe më shikoi mua, e tha:
Shiko ku është ulur ai, All-llahu e bëftë të pashpresë. Tha: Pastaj më goditi në një
anë të fytyrës dhe unë u rrëzova kështu që mbeta aty tërë natën deri në mëngjes.
Tha: Pastaj fillova të shikoj varrin por ai ishte në gjendjen e njejtë 133 .
Pra, ai ujë dhe ajo yndyrë në syrin e atij personit dukej ashtu kurse për të vdekurin
është zjarr që ndizet sikurse edhe tregoi I Dërguari (s.a.v.s.) për Dexhxhallin se ai
do të ketë me vete ujë dhe zjarr, e zjarri i tij është ujë i ftohtë kurse uji i tij
është zjarr që ndizet.
Ibn Ebid-Dun’ja përmendi se: Një njeri e pyeti Eba Ishak El-Fezarin për gërmuesin
e varreve i cili vjedhë nga ato se a i pranohet pendimi? Tha: Po, nëse nijeti i tij është
i vërtetë dhe All-llahu e di se ai është i sinqertë. Ai njeri i tha: Unë i gërmoja varret
që të vjedhë nga ato dhe derisa veproja këtë i gjeja disa xhenaze të kthyera me
fytyrat e tyre në drejtim të kundërtët të kibles. Por El-Fezari nuk kishte kurrfarë
diturie për këtë, atëherë i shkroi El-Evzaiut dhe e infromoi për këtë kurse El-Evzaiu
i shkroi: Pranoje pendimin e tij nëse nijeti i tij është i vërtetë dhe All-llahu e di se ai
është i sinqertë, ndërsa sa i përket thënies së tij se: I gjente disa njerëz me fytyra të
kthyera në drejtim të kundërtët të kibles janë ata njerëz që kanë vdekur pa Sunnet 134 .
Ibn Ebid-Dun’ja tha: Më tregoi Abdul-Mu’min Ibn Abdullah Ibn Isa El-Kajsi se një
gërmuesi të varreve i është thënë pasi që ishte penduar: Çila është gjëja më e
çuditshme që ke parë? Kurse ai tha: E hapa një varr dhe e pashë xhenazen të
gozhduar me gozhda në trupin e tij, me një gozhdë të madhe në kokën e tij dhe një
tjetër te këmbët e tij.
Tha: I është thënë një gërmuesi tjetër të varreve: Çila është gjëja më e çuditshme që
ke parë? Tha: E kam parë skeletin e kokës së një njeriu të mbushur me plumb.
133
Nuk kam gjetur ndonjë transmetim të tij.
134 Mund të kuptohet se nuk I kanë praktikuar sunnetet e të Dërguarit (s.a.v.s.), por mund të jetë për
qëllim se kanë qenë pa mjekrra (përkthyesi).