Page 62 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 62

rrezet e diellit, del me të një arom më e mirë se e miskut kurse ata që janë prezent
                      nuk e shohin këtë e as nuk e nuhatin aromën.
                      Pastaj shpirti fillon të ngritet mes dy rreshtave të melekëve kurse të pranishmit nuk i
                      shohin ata.
                      Pastaj vie shpirti dhe dëshmon pastrimin e trupit, mbështjelljen me qefin dhe bartjen
                      e tij, e ai thotë: Më dërgoni sa më shpejtë, më dërgoni sa më shpejtë (besimtari),
                      ose thotë: Ku po shkoni me mua (pabesimtari) dhe këtë nuk e dëgjojnë njerëzit.
                      Kur  ai  të  vendoset  në  varrin  e  tij  dhe  të  mbulohet  me  dhe,  ai  dhe  nuk  i  pengon
                      melekët që të arrijnë tek ai po edhe sikur të futet ai brenda një guri i cili mbyllet me
                      plumbë, kjo nuk i pengon melekët që të arrijnë tek ai. Këta trupa të trashë nuk i
                      pengojnë shpirtrat që të depërtojnë brenda tyre, madje ata nuk mund t’i pengojnë as
                      xhindët. All-llahu i madhëruar ua bëri gurët dhe dheun melekëve si ajrin shpendëve,
                      prandaj zgjerimi i varrit i ndodhë drejtpërdrejt shpirtit kurse trupi është pasues i tij,
                      kështu  që  trupi  gjindet  në  ngushtësinë  e  varrit  kurse  atij  i  është  zgjeruar  ai  sa
                      largësia e shikimit të tij duke pasuar kështu shpirtin. Ndërsa shtrëngimi i të vdekurve
                      nga varri derisa tu përzihen eshtrat e tyre nuk mund ta mohoj ndjenja, mendja e as
                      natyrshmëria  dhe  sikur  të  ndodhë  që  dikush  të  hapë  varrin  e  dikujt  e  ta  gjejë  të
                      vdekurin në gjendje normale pa ju përzier eshtrat e tij, kjo nuk pengon që ata t’i jenë
                      kthyer në gjendjen e mëparshme pas shtrëngimit të varrit, prandaj me heretikët dhe
                      të pafetë nuk ka tjetër përveç përgënjeshtrimit të pejgamberëve.
                      Një  njeri  nga  të  sinqertit  tregoi  se:  Ai  kishte  hapur  tri  varre  dhe  pasi  që  kishte
                      përfunduar ata ishte shtrirë të pushoj, e atëherë në ëndërr kishte parë se zbritën dy
                      melekë dhe ishin ndalur pranë njërit varr duke i thënë njëri-tjetrit: Shkruaje tri mile
                      me tri mile, pastaj u ndalën te varri i dytë dhe thanë: Shkruaje një mile me një mile,
                      pastaj u ndalën te varri i tretë dhe thanë: Shkruaje sa shuplaka. Pas kësaj ai u zgjua
                      dhe  vërejti  se  erdhën  me  një  njeri  që  nuk  i  kishin  dhënë  kurrfarë  rëndësie  dhe  e
                      varrosën në varrin e parë, pastaj erdhën me një njeri tjetër dhe e varrosën në varrin e
                      dytë, pastaj  erdhën me  një  grua të  pasur që  ishte e njohur në  qytet  rreth  së  cilës
                      kishte shumë njerëz dhe e varrosën në varrin e tretë të ngushtë për të cilin dëgjoi se
                      u tha: Sa një shuplak.
                      KAPITULL
                      Çështja e pestë: Zjarri dhe gjelbërimi që ndodhin në varr nuk janë nga kjo botë që
                      kështu t’i shohin ata që kanë parë zjarrin dhe gjelbërimin e kësaj bote, por ata janë
                      nga zjarri dhe gjelbërimi i botës së ardhme, e zjarri i botës tjetër është shumë më i
                      fortë se zjarri i kësaj bote kështu që nuk e ndiejnë atë të gjallët në këtë botë dhe All-
                      llahu i madhëruar i skuqë gurët e dheun në të cilët gjindet ai më shumë se nxehtësia
                      e  gaxave  të  këasaj  bote  dhe  sikur  banorët  e  kësaj  bote  ta  prekin  atë  nuk  do  ta
                      ndiejnë. Madje më çudi se kjo është se dy persona varrosen pranë njëri-tjetrit dhe
                      njëri prej tyre është në një grop të Zjarrit i cili zjarr nuk arrin te fqiu i tij kurse tjetri
                      është në një kopsht të Xhennetit dhe nuk i arrinë fqiut të tij asgjë nga kënaqësia e
                      begatia e tij.
                      E nuk ka dyshim se fuqia e Zotit të madhëruar është më e gjërë e më e çuditshme se
                      kjo dhe Ai na ka paraqitur nga mrekullitë e fuqisë së Tij në këtë botë gjëra të cilat
                      janë shumë më të çuditshme se kjo, por shpirtrat janë të prirë për përgënjeshtrim të
                      asaj që nuk e dinë përveç atyre që All-llahu i ka zgjedhur dhe mbrojtur.
                      Kështu pabesimtarit i shtrihen dy pllaka të zjarrit nga të cilat i vlon varri sikurse
                      vlonë furra dhe kur  All-llahu i  madhëruar  dëshiron  që dikush nga robërit  e tij  ta
                      shohë këtë ai e shehë, por atë e fshehë nga të tjerët sepse sikur ta shohin atë të gjithë
                      njerëzit do të heqej fjala ngarkuese dhe e besimit në fshehtësi, ndoshta edhe do të
                      vdisnin njerëzit nga frika sikurse transmetohet në dy Sahihat nga I Dërguari (s.a.v.s.)
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67