Page 66 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 66
Poashtu Omer Ibn Abdul-Azizi i tha Jezid Ibnul-Mehlebit në kohën që e kishte
caktuar në Irak: O Jezid, kija frikën All-llahut sepse kur unë e vendosa Velidin në
varrin e tij e pashë duke u tundur në qefinët e tij.
Jezid Ibn Haruni tha: Tregoi Hisham Ibn Hassani nga Vasili, shërbëtori i Ebi
Ujejnes, nga Amr Ibn Zuhdumi nga Abdul-Hamidi nga Mahmudi i cili tha: Isha ulur
tek Ibn Abbasi (r.a.) kur i erdhën disa njerëz dhe i thanë: Ne dolëm për na Haxhxh
me një shok tonin dhe kur arritëm te vendi i quajtur Dhates-Saffah ai vdiç, e
përgatitëm atë dhe pastaj shkuam që t’i përgatisim varrin, por kur përfunduam atë
doli në fund të varrit një gjarpër i zi kështu që ne gërmuam një tjetër, por edhe në të
ishte ai, pastaj e gërmuam edhe një tjetër, por edhe aty ishte ai, ndërsa Ibn Abbasi
(r.a.) u tha: Ajo është tradhëtia e tij që e bënte, shkoni dhe varroseni në njërin nga
ato varre sepse pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij sikur ta groponi të tërë
tokën do ta gjeni atë aty. Ne pastaj shkuam dhe e varrosëm në njërin nga ato varre
dhe pasi që u kthyem te familja e tij i bartëm disa plaçka të tij dhe i thamë gruas së
tij: Çfarë punonte burri yt? Ajo tha: Ai ishte shitës i ushqimit dhe nga ai merrte për
çdo ditë ushqimin e familjes së tij, pastaj tepricën e huazonte dhe e hedhte në gojën
e tij 136 .
Ibn Ebid-Dun’ja tha: Më tregoi Muhammed Ibnul-Husejni, i cili tha se më tregoi
Ebu Is’hak Sahibush-Shat i cili tha: Më thirrën që ta pastroi një të vdekur, por kur i
hoqa teshën nga fytyra e tij i pashë një gjarpër që i ishte lidhur në qafën e tij, pastaj
përmendi ashpërsinë e tij dhe tha: Dola pa e larë atë, e më thanë se ai i fyente
Sahabët (r.a.).
Poashtu Ibn Ebid-Dun’ja përmendi nga Seid Ibn Halidi Ibn Jezid El-Ensariu nga një
njeri nga banorët e Basres se hapte varret, tha: Një ditë e hapa një varr dhe e
vendosa kokën time pranë tij, e në ëndërr me erdhën dy gra dhe njëra nga ato më
tha: O rob i All-llahut, pash All-llahun, largona këtë grua nga fqinjësia jonë, unë u
zgjova i frikësuar dhe atëherë pashë se erdhën me një xhenaze të një gruaje, e u
thashë: Varri është mbrapa juve dhe kështu i largova ata nga ai varr. Kur erdhë
mbrëmja më erdhën ato dy gra në ëndërr dhe njëra nga ato më tha: All-llahu të
shpërbleftë me të mirë për ne sepse ti largove nga ne një sherr të gjatë, unë u thashë:
Përse kjo shoqja jote nuk po më flet sikurse më flet ti? Tha: Kjo ka vdekur pa lënë
vasijet (porosi për trashëgimi) dhe ata që vdesin pa lënë vasijet është hak të mos
flasin deri në Ditën e Kijametit.
Këto lajme dhe shumfishë më shumë se këto, të cilat nuk i zë libri, janë nga dënimi
dhe begatia e varrit që All-llahu i madhëruar ia shfaqi disa robëve të tij.
Ndërsa sikur t’i përmendim ëndërrat do të mbusheshin disa tone libra, por ai që
dëshiron të dijë për to le të shfletoj “Kitabul-Menamat – Libri i ëndërrave” të Ibn
Ebid-Dun’jas, “Kitabul-Bustan – Libri i kopshtit” të Kajrevanit dhe shumë libra të
tjerë të cilët kanë përfshirë ato, ndërsa ateistët dhe heretikët nuk kanë tjetër përveç
përgënjeshtrimit të asaj që nuk dinë.
KAPITULL
Çështja e shtatë: All-llahu i madhëruar vepron në këtë botë gjëra që janë më të
çuditshme se sa kjo, si p.sh. Xhibrili (a.s.) vinte te I Dërguari (s.a.v.s.) në formë
njeriu dhe bisedonte me të kurse ata që ishin pranë të Dërguarit (s.a.v.s.) nuk e
shihnin e as nuk e dëgjonin atë, e kështu ndodhte edhe me pejgamberët e tjerë.
Ndonjëherë shpallja i vinte atij si cingërrima e ziles me ç’rastë nuk e dëgjonte
askush përveç tij, pastaj xhindët, të cilët gjinden në mesin tonë, flasin me zë të lartë
dhe ne nuk i dëgjojmë ata, kështu edhe melekët i goditnin pabesimtarët me kamxhik,
136
Në zingjirin e këtij transmetimi gjindet Omer Ibn Zuhdum për të cilin nuk kam gjetur shënime.