Page 61 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 61

KAPITULL
                      Çështja e katërt: Allahu i madhëruar e bëri të fshehtë çështjen e botës së ardhme
                      dhe çdo gjëje që lidhet me të, si dhe e pamundësoi kuptimin e realitetit të saj nga
                      njerëzit  në  këtë  botë  që  kështu  të  plotësohet  urtësia  e  Tij  dhe  që  besimtarët  të
                      dallohen nga të tjerët me besimin e tyre në gajb (fshehtësi). Fillimi i asaj ëshhtë se
                      melekët zbresin tek ai që është duke vdekur, ulen pranë tij, ai i sheh ata me sytë e tij,
                      ata flasin me të dhe me vete bartin qefinë dhe pëlhura të Xhennetit apo të Zjarrit,
                      thonë amin në lutjet të cilat të pranishmit i bëjnë qoftë për të mirë apo për të keq dhe
                      ndonjëherë e përshëndesin me selam atë që është duke vdekur kurse ai e kthenë atë
                      me fjalë, ndonjëherë me sinjalizim, e ndonjëherë vetëm me zemër sepse nuk mund
                      të flas e as të sinjalizoj.
                      Ka ndodhur që të dëgjohen ata që janë duke vdekur të thonë: Mirë se erdhët dhe
                      merhaba për këto fytyra.
                      Imami ynë (Ibn Tejmije) më tregoi se disa besimtarë në momentin e vdekjes, por
                      nuk e di se a i dëgjoi ai vetë apo dëgjoi nga dikush tjetër, se thonin: Alejkes-selam
                      (edhe me ty qoftë paqja), ulu këtu, alejkes-selam, atje ulu.
                      Rrëfimi  i  Hajrun-Nessaxhit,  All-llahu  e  paq  mëshiru,  është  i  njohur  i  cili  në
                      momentin e vdekjes tha: Bën durim All-llahu të dhashtë shëndet sepse ajo që ti je
                      urdhëruar me të  nuk të kalon  kurse ajo  që  unë jam urdhëruar me të  mund  të  më
                      kaloi.  Pastaj  kërkoi  ujë,  mori  abdest  dhe  u  fal  pastaj  tha:  Vazhdo  me  atë  që  je
                      urdhëruar dhe pastaj vdiç.
                      Ibn Ebid-Dun’ja përmendi se kur Omer Ibn Abdul-Azizi ishte në ditën në të cilën
                      vdiç tha: Më ulëni, e pasi që e ulën tha: Unë jam ai që më urdhërove kurse unë nuk
                      isha i përpiktë dhe Ti më ndalove kurse unë bëra gjynah, e tha këtë tri herë pastaj
                      tha: Por La ilahe il-lAllah – nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, e ngriti kokën dhe e
                      përqëndroi shikimin, i thanë: Je duke shikuar me një shikim të fortë o udhëheqës i
                      besimtarëve, ndërsa ai tha: Unë po shoh një shoqëri që nuk janë njerëz e as xhindë,
                      pastaj vdiç.
                      Meslemetu Ibn Abdul-Meliku tha: Kur iu afrua vdekja Omer Ibn Abdul-Azizit ishim
                      tek ai brenda një kubeje (si kubja e xhamis), ai na sinjalizoi që të dalim, ne dolëm
                      dhe u ulëm rreth asaj kubeje kurse brenda mbeti një shërbëtor, atëherë ne e dëgjuam
                      duke e kënduar këtë ajet: “Atë, vend të përjetshëm (Xhennetin) u kemi përcaktuar
                      atyre  që  nuk  duanas  mendjemadhësi  e  as  ngatërresë  në  tokë,  e  përfundim  i
                      këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut” (El-Kasas : 83). Tha: Ju nuk jeni
                      njerëz e as xhindë, pastaj doli shërbëtori dhe na sinjalizoi që të hymë dhe kur ne
                      hyrëm aty ai kishte vdekur.
                      Fedaletu Ibn Dinari tha: Isha afër Muhammed Ibn Vasiut kur e kishte kapluar vdekja
                      kurse ai filloi të thotë: Mirë se erdhët o melekët e Zotit tim Ve la havle ve la kuvvete
                      il-la bil-lah (nuk ka ndryshim dhe forcë përveç atyre të All-llahut). Me atë rast unë
                      nuhata një arom aq të bukur sa që nuk kisha nuhatër asnjëherë më të mirë, pastaj ai
                      ngriti shikimin e tij dhe vdiç.
                      Ndodhi (gjurmë) të tilla ka aq shumë sa që nuk mund të përfshihen.
                      Më  e  mira  dhe  më  e  mjaftueshmja  nga  të  gjitha  ato  është  thënia  e  All-llahut  të
                      madhëruar: “Përse pra, kur arrin shpirti në fyt, e ju në atë moment shikoni (se ç’po i
                      ngjet). E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni” (El-Vakia : 83-85). D.m.th.
                      Ne  jemi  më  afër  tek  ai  me  melekët  Tanë,  por  ju  ata  nuk  i  shihni.  Pra,  kjo  është
                      fillimi i çështjes e që ne nuk e shohim edhe pse ai është në këtë botë.
                      Pastaj  meleku  e  zgjatë  dorën  e  tij  që  t’ia  merr  shpirtin  dhe  i  flet  atij  kurse  të
                      pranishmit nuk shohin e as nuk e dëgjojnë atë, pastaj ai del dhe me të del një dritë si
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66