Page 63 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 63
se tha: “Sikur të mos vdisnit nga frika do t’i lutesha All-llahut që tu mundësojë
të dëgjoni nga dënimi i varrit atë që unë po e dëgjoj” (është përmendur më
herët).
Më tregoi shoku im Ebu Abdullah Muhammed Ibnurr-Rruzejz El-Harrani: Se ai
kishte dalur nga shhtëpia e tij pas namazit të ikindisë duke patur për qëllim një
kopsht, tha: Pak para perëndimit të diellit hyra në mes të varreve dhe aty pashë një
varr me plotë gaca zjarri sikur mangalla e qelqit kurse i vdekuri ishte në mes të tyre,
unë fillova t’i fshijë sytë dhe të them: A jam i fjetur apo i zgjuar? Pastaj u ktheva
nga muret e qytetit dhe thashë: Pasha All-llahun unë nuk jam në gjumë, pastaj
shkova te familja ime i habitur kurse ata më ofruan ushqimin, por unë nuk pata
mundësi të ha, pastaj hyra në qytet dhe pyeta se kush ishte pronari i varrit, e kuptova
se ai ishte një tagrambledhës i cili kishte vdekur atë ditë.
Pra, shikimi i këtij zjarri në varr është si shikimi i melekëve dhe xhindëve i cili
mund t’i ndodhë atyre që All-llahu dëshiron t’i shohin.
Ibn Ebid-Dun’ja përmendi në “Libri i varreve” nga Sha’biu: Se një njeri i kishte
thënë të Dërguarit (s.a.v.s.) se gjatë kalimit në luginën e Bedrit kishte parë një njeri
duke dalur nga toka kurse një tjetër duke e goditur me një çekan derisa fundosej në
tokë, pastaj ai dilte nga toka dhe i veprohej e njejta gjë, I Dërguari (s.a.v.s.) i tha:
“Ai është Ebu Xhehl Ibn Hishami dënohet kështu deri në Ditën e Kijametit” 131 .
Është përmendur nga Hammad Ibn Seleme nga Amr ibn Dinari nga Salim Ibn
Abdullahu nga babai i tij i cili tha: Derisa udhëtoja në mes Mekkës dhe Medinës
mbi një shtazë dhe unë isha duke bartur një enë të vogël me ujë kur kalova pranë një
varreze, aty pashë një njeri duke dalur nga varri i tij i cili digjej nga zjarri dhe në
qafën e tij kishte një zingjirë që e tërhiqte zvarrë, e më tha: O rob i All-llahut më
hedhë ujë, o rob i All-llahut më hedhë ujë. Pasha All-llahun nuk e di a më njohu me
emër apo më thirri sikurse thirrën njerëzit, tha: Pastaj doli një tjetër dhe tha: O rob i
All-llahut mos i hedhë ujë, o rob i All-llahut mos i hedhë ujë, pastaj e tërhoqi atë për
zingjirin e tij dhe e riktheu në varr.
Ibn Ebid-Dun’ja tha: Më tregoi babai im, na tregoi Musa Ibn Davudi, na tregoi
Hammad Ibn Seleme nga Hisham Ibn Urve nga babai i tij, i cili tha: Derisa një
kalorës udhëtonte në mes Mekkës dhe Medinës kaloi pranë një varreze dhe nga një
varr aty doli një njeri i cili digjej nga zjarri dhe i lidhur në pranga, e tha: O rob i All-
llahut më hedhë ujë, o rob i All-llahut më hedhë ujë, tha: Pastaj doli një njeri tjetër
pas tij dhe tha: O rob i All-llahut mos i hedhë ujë, o rob i All-llahut mos i hedhë ujë,
tha: Kalorësit i ra të fikët kurse kali i tij kishte ikur në lartësi, tha: Atij i ishin
zbardhur flokët. I treguan për këtë ndodhi Osmanit (r.a.) dhe ai ndaloi që njeriu të
udhëtoi i vetmuar 132 .
Tregohet nga Sufjani se u kishte treguar Davud Ibn Shaburi nga Ebi Kazia, i cili tha:
Kaluam pranë disa burimeve të cilat gjinden mes nesh dhe Basres dhe aty dëgjuam
pëllitjen e një gomari, ne pyetëm: Ç’është kjo pëllitje? Thanë: Ky është një njeri që
jetonte në mesin tonë dhe kur nëna e tij i thoshte diçka, ai i përgjigjej: Pëllit me
pëllitjen tënde. Kur ai vdiç ne filluam të dëgjojmë këtë pëllitje nga varri i tij çdo
mbrëmje.
Poashtu është përmendur nga Amr Ibn Dinari se tha: Ishte një njeri në Medine i cili
kishte një motër në një anë të Medinës dhe ajo u ankua kurse ky shkonte e vizitonte,
pastaj ajo vdiç dhe ai e varrosi, por pasi u kthye ai përmendi se kishte harruar diçka
që kishte me vete në varr kështu që kërkoi ndihmë me një njeri nga shokët e tij, tha:
131
Nuk I kam gjetur këtij hadithi asnjë transmetim.
132 I dobët. Aty gjindet Musa ibn Davud Ed-Dabiju, Ebu Abdullah Et-Tartusi, I sinqertë, fekih I
devotshëm, ka supoziime (Takrib: 2/282/1450).