Page 60 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 60

Çështja  e  tretë:  All-llahu  i  madhëruar  krijoi  tri  shtëpi:  Darud-dun’ja  (shtëpia  e
                      kësaj bote), darul-berzah (shtëpia në varreza) dhe darul-karar (shtëpia e përjetësisë)
                      dhe çdonjërës nga ato  i  caktoi rregulla (dispozita) të  veçanta për  to.  Ai njeriun  e
                      krijoi nga trupi dhe shpirti, kështu që dispozitat e kësaj bote i bëri për trupat kurse
                      shpirtrat i bëri pasues të tyre (trupave), për këtë arsye dispozitat e sheriatit pasojnë
                      pas asaj që shfaqet nga lëvizjet e gjuhës dhe pjesëve trupore edhe pse shpirtrat mund
                      të fshehin të kundërtën. Kurse dispozitat e Berzahut i bëri për shpirtrat derisa trupat
                      janë pasues të tyre dhe ashtu sikurse shpirtrat i pasuan trupat në dispozitat e dun’jas
                      kështu që ndien dhimbje me dhimbjen e tyre dhe ndien kënaqësi me rehatinë e tyre,
                      derisa  trupat  ishin  ata  të  cilët  përjetuan  drejtpërdrejtë  shkaqet  e  begatisë  apo  të
                      dënimit, kështu në varr trupat i pasojnë shpirtrat në begatinë e dënimin e tyre dhe se
                      shpirtrat janë ata të cilët drejtpërdrejtë përjetojnë begatinë apo dënimin. Në këtë botë
                      trupat janë të dukshëm kurse shpirtrat janë të fshehtë dhe trupat janë si varret për ta,
                      ndërsa në jetën e varrezave shpirtrat janë të dukshëm kurse trupat janë të fshehur,
                      prandaj  dispozitat  në  varreza  realizohen  mbi  shpirtrat  dhe  kalojnë  te  trupat,  si
                      begatia ashtu edhe dënimi, sikurse realizohen dispozitat në këtë botë mbi trupat dhe
                      kalojnë te shpirtrat, si begatia ashtu edhe dënimi. Mundohu që këtë temë ta mësosh
                      dhe ta kuptosh ashtu sikurse duhet që të largojë çdo problem që mund të shfaqet ty
                      nga brenda apo nga jashtë.
                      All-llahu i madhëruar nga butësia, mëshira dhe udhëzimi i Tij veç na ka paraqitur
                      një  shembull  konkret  në  këtë  botë  me  gjendjen  e  atij  që  është  më  gjum,  sepse
                      begatia dhe dënimi që atij i ndodhin në gjumin e tij realizohen ndaj shpirtit të tij
                      kurse trupi është pasues i tij, kështu që ndonjëherë ndikimi i tyre është aq i madh sa
                      që ndikon në trup me një ndikim që mund të shihet, prandaj ai që është në gjum sheh
                      ëndërr sikur është rrahur dhe kur të zgjohet i sheh shenjat e rrahjes në trupin e tij,
                      poashtu  ndonjëherë  sheh  ëndërr  sikur  hanë  dhe  pin  dhe  kur  të  zgjohet  e  gjen
                      ndikimin e ushqimit dhe pijes në gojën e tij, e me këtë rast largohet nga ai untia dhe
                      etja që ndiente.
                      Edhe më çudi se kjo është se ti e sheh atë që është në gjum se ngritet dhe fillon të
                      godas, të shkel dhe të mbrohet sikurse ai që është i zgjuar derisa ai është në gjum
                      dhe nuk ka kurrfarë ndjenje për këtë. Kjo ka ndodh pasiqë dispozita ka ndodhur mbi
                      spirtin dhe ky ka kërkuar ndihmë nga trupi që është jashtë tij, e sikur ai të hynte në
                      të do të zgjohej dhe do të ndiente. Pra, nëse shpirti ndien dhimbje e begati dhe kjo
                      arrinë te trupi i tij në mënyrë pasuese, sikurse ndodhë edhe në Berzah, madje atje
                      zhveshja e shpirtit është edhe më e plotë dhe më e fortë, e derisa ai është i ndërlidhur
                      me trupin e tij nuk është ndarë nga ai plotësisht, e kur të vie Dita e ringjalljes së
                      trupave  dhe  ngritja  e  njerëzve  nga  varret  e  tyre,  begatia  dhe  dënimi  kalojnë  në
                      shpirtrat e trupat në mënyrë të hapët dhe plotësisht.
                      Kurdo që kësaj teme i jep të drejtën e saj do të sqarohet ty se ajo që ka lajmëruar I
                      Dërguari  (s.a.v.s.)  për  dënimin, begatinë,  ngushtësinë, gjerësinë,  shtrëngimin e
                      varrit dhe se ai  është  një  grop e Zjarrit apo një  kopsht i  Xhennetit  është  në
                      pëlqim me mendjen, është e vërtetë e pakontestuar kurse se ai që u gjend para kësaj
                      problematike  ishte  si  shkak  i  kuptimit  të  keq  të  tij  dhe  diturisë  së  cekët,  sikurse
                      thuhet në një poezi:
                      Sa ka të tillë që i shohin të metë thënies së vërtetë
                      Derisa e meta e tij është nga kuptimi i sëmurë.
                      Edhe më çudi se kjo është se ti gjenë dy të fjetur në të njejtin shtrat dhe shpirti i
                      njërit  është  duke u begatuar kurse shpirti  i  tjetrit  është  duke u dënuar,  kur ata të
                      zgjohen  në  trupat  e  tyre  vërehen  gjurmët  e  begatisë  e  të  dënimit  derisa nuk  dinë
                      asgjë për njëri-tjetrin. Prandaj, çështja e Berzaut është edhe më e çuditshme se kjo.
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65