Page 59 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 59

nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër?...” (Err-Rra’d : 19), e thotë: “Ata
                      të  cilëve  Ne  u  dhamë  shpallje,  gëzohen  me  atë  që  t’u  shpall  ty,  e  ka  prej
                      grupacioneve (të besimeve të ndryshme) që mohojnë një pjesë të tij (të Kur’anit)...”
                      (Err-Rra’d : 36). Shpirtrat nuk gëzohen me të pamundurën, All-llahu i madhëruar
                      thotë: “O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj
                      që  gjendet  në  krahrorët tuaj (në  zemra),  edhe  udhëzim  e mëshirë  për  besimtarët.
                      Thuaj:  “Vetëm  mirësisë  së  All-llahut  dhe  mëshirës  së  tij  le  t’i  gëzohen,  se  është
                      shumë  më  e  dobishme  se  ajo  që  grumbullojnë  ata”  (Junus  :  57-58).  Pra,  e
                      pamundura  nuk  shëron,  nuk  ndodhë  me  të  udhëzimi,  mëshira  si  dhe  nuk  ndodhë
                      gëzimi me të. Kjo është gjendja e atij të cilit nuk i është ngulitur në zemrën e tij
                      kurrfarë mirësie dhe që nuk ka kurrfarë hyrjeje në Islam, por më mirë është të thuhet
                      se gjendje e tij janë hutia dhe dyshimi.
                      KAPITULL
                      Çështja e dytë: Të mirret kuptimi nga I Dërguari (s.a.v.s.) sipas qëllimit të tij pa
                      kurrfarë teprimi e as mangësimi, nuk mund t’i ngarkohet fjalëve të tij ajo që nuk
                      mund ta bartin dhe nuk mund të mangësohet nga ato udhëzime e sqarime që janë për
                      qëllim.
                      Në moskujdesin ndaj kësaj dhe animin nga kjo ndodhën devijime dhe anime nga e
                      vërteta çfarë i di vetëm All-llahu, madje keqkuptimi nga All-llahu dhe I Dërguari i
                      Tij është bazë e çdo bidati (risie) e devijimi që ndodhën në Islam dhe se ajo është
                      edhe bazë e çdo gabimi në baza dhe në degëzime posaqërisht nëse i bashkohet asaj
                      qëllimi i keq, kështu që përputhet kuptimi i keq në disa çështje nga i pasuari me
                      gjithë qëllimin e tij të mirë me qëllimin e keq të pasuesit, ah për sprovat e fesë dhe
                      të pasuesve të saj, All-llahu qoftë në ndihmë.
                      E  mos  i  ka  bërë  të  rrëshqasin  Kaderit 126 ,  Murxhit 127 ,  Havarixhët 128 ,  Mu’tezilitë,
                      Xhehemitë 129 ,  Rafiditë 130 dhe  sektet  e  tjera  risimtare  përveçse  kuptimi  i  tyre  i
                      gabueshëm  nga  All-llahu  dhe  I  Dërguari  i  Tij  derisa  u  bë  feja  në  duart  e  shumë
                      njerëzve obligim i këtyre kuptimeve kurse atë që kuptuan Sahabët (r.a.) dhe pasuesit
                      e tyre nga All-llahu dhe I Dërguari (s.a.v.s.) ia kthejnë shpinën, nuk e shikojnë atë
                      dhe nuk e ngritin kokën për të. Meqë kjo rregull ka shumë shembuj ne e lamë atë,
                      sepse sikur ne ta përmendim atë do të shtonte më shumë se dhjetë mijë shembuj
                      derisa ti e kalon Librin (Kur’anin) prej fillimit e deri në fund dhe do të gjeshë se
                      komentuesi i tij nuk kuptoi qëllimin e All-llahut dhe të Dërguarit të tij ashtu sikurse
                      duhet në asnjë vend.
                      Këtë e di ai që di atë që është tek ata njerëz dhe nëse thëniet e tyre i paraqet para
                      asaj  që  erdhë  me  të  I  Dërguari  (s.a.v.s.),  ndërsa  ai  që  e  rrotullon  çështjen  duke
                      shfaqur atë që ka ardhur me të I Dërguari (s.a.v.s.) para besimit të tij, e bën atë fe
                      dhe  e  pason  atë  për  të  cilin  ka  mendim  të  mirë,  të  folurit  me  të  nuk  ka  kurrfarë
                      dobie, por ti largohu nga ai, leje atë me zgjedhjen e tij dhe ik nga ai përderisa ai ik
                      prej teje si dhe falënderoje Atë që të shpëtoi nga ajo që ai u sprovua me të.
                      KAPITULL



                  126
                     El-Kaderije: Është një sekt I cili mohoi kaderin (caktimin) dhe thanë: Çdo njeri vetvetiu e krijon punën
                  e tij. I pari që tha këtë thënie në Basr ishte: Ma’bed El-Xhuheniu.
                  127
                     El-Murxhie: Është një sekt islam të cilët nuk gjykojnë për asnjë musliman me asgjë, por gjykimin e
                  vonojnë për Ditën e Kijametit.
                  128
                     El-Havarixh: Janë ata të cilët u ndanë nga imam Ali Ibn Ebu Talibit (r.a.) në betejën e Siffinit me
                  Muavijetu Ibn Ebi Sufjanin.
                  129
                      El-Xhehemije:  Janë  pasuesit  e  Xhehm  Ibn  Safvanit,  janë  ata  të  cilët  mohojnë  cilësitë  e  Zotit  të
                  madhëruar.
                  130
                     Err-Rrafida: Është një sektë shiit të cilët shpifin ndaj Sahaëve (r.a.).
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64