Page 54 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 54

Dërguari, atë merrnie...” (El-Hashr : 7), i thashë: Dënimi i varrit a është realitet?
                      Tha:  Është  realitet  dhe  ata  dënohen  në  varre.  Tha:  E  dëgjova  poashtu  Ebu
                      Abdullahun duke thënë: Ne besojmë në dënimin e varrit, në Munkerin dhe Nekirin
                      dhe se robi do të pyetet në varrin e tij, e ajeti: “All-llahu forcon ata që besuan me
                      fjalën e fortë ata që besuan në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër...” ka të bëjë
                      me varrin.
                      Ahmed  Ibnul-Kasimi  tha:  I  thashë  o  Ebu  Abdullah,  a  beson  në  Munkerin  dhe
                      Nekirin dhe në atë që transmetohet për dënimin e varrit? Tha: SubhanAll-llah (i lartë
                      e  i  pastër  është  All-llahu),  po  e  vërtetojmë  atë  dhe  e  themi.  I  thashë:  Këta  emra
                      Munker dhe Nekir i thua kështu apo dy melekë? Tha: I them Munker dhe Nekir. I
                      thashë: Po thonë se në hadith nuk thuhet Munker dhe Nekir? Kurse ai tha: Ata janë
                      ashtu, d.m.th. Munker dhe Nekir.
                      Kurse sa i përket thënieve të bidatxhinjëve (risimtarëve) dhe të të humburve të cilat i
                      thanë Ebul-Hudhejl dhe El-Merisi se: Ai që zhveshet nga imani do të dënohet në
                      mes dy fryerjeve të Sur-it dhe se dënimi i varrit ndodhë në atë kohë, themi se El-
                      Xhubaiu dhe djali i tij El-Belhi vërtetuan dënimin e varrit, por ata e mohuan atë nga
                      besimtarët  dhe  ia  vërtetuan  pabesimtarëve  që  qëndrojnë  përgjithmonë  në
                      Xhehennem dhe të prishurve që i pëlqyen bazat e tyre.
                      Poashtu shumë nga El-Mu’tezilët thanë: Nuk lejohet që melekët e All-llahu të quhen
                      Munker dhe Nekir (të urrejtur), por Munker është gjendja e atij që belbëzon kur ai
                      pyetet, kurse Nekir është qortimi i dy melekëve.
                      Es-Salihiu tha: Dënimi i varrit i ndodhë besimtarit pa kthimin e shpirtrave në trupa
                      kurse i vdekuri lejohet që të ndijë dhimbje, të ketë ndjenja dhe të dijë pa shpirt, këtë
                      e thanë disa nga Keramitët.
                      Ndërsa disa nga El-Mu’tezilitë thanë: All-llahu i madhëruar i dënon të vdekurit në
                      varret e tyre dhe i çpikë dhimbjet në ta pa e ndirë ata, pastaj kur të ringjallen i gjejnë
                      dhe i ndiejnë ato dhimbje. Thanë: Puna e të dënuarve në mesin e të vdekurve është
                      si  puna  e  të  dehurit  dhe  atij  që  i  ka  humbur  vetëdija,  e  sikur  të  goditen  ata  nuk
                      ndiejnë dhimbje, por kur tu kthehet atyre mendja e ndiejnë dhimbjen e goditjes.
                      Një  grup  nga  ata  refuzuan  dënimin  e  varrit  tërësisht  siç  është  rasti  me  Dirar  Ibn
                      Amrin, Jahja Ibn Kamilin, e kjo është thënia e El-Merisit dhe këto janë thëniet e të
                      poshtëruarve dhe të devijuarve.
                      KAPITULL
                      Atë që duhet ditur është edhe se dënimi i varrit është dënimi i Berzahut, pra të gjithë
                      ata  që  kanë  vdekur  duke  merituar  dënimin  do  ta  arrinë  pjesën  e  tij  pa  marrë
                      parasyshë se a është varrosur apo nuk është varrosur, e kanë ngrënë egërsirat apo
                      është djegur derisa është bërë hi i shpërndarë në ajr, apo është kryqëzuar, apo është
                      fundosur në det, në të gjitha këto raste shpirti dhe trupi i tij do të arrijnë dënimin i
                      cili arrinë në varre.
                      Në Sahihun e Buhariut  119  transmetohet nga Semurete Ibn Xhundubi se tha: Kur I
                      Dërguari (s.a.v.s.) falte ndonjë namaz kthehej me fytyrë kah ne dhe thoshte: “Kush
                      nga ju ka parë sonte ndonjë ëndërr”? Tha: Nëse dikush kishte parë ndonjë ëndërr
                      e tregonte atë dhe ai thoshte: ma sha All-llah (çfarë All-llahu dëshiroi). Një ditë na
                      pyeti dhe tha: “A ka parë dikush nga ju ndonjë ëndërr”? Tham: Jo. Ndërsa ai tha:
                      “Por unë pashë në ëndërr mbrëmë sikur më erdhën dy burra të cilët më morën
                      për  duart  e  mia  dhe  më  dërguan  në  Tokën  e  Shenjtë  (Mesxhidul-Aksa),  aty
                      pashë një njeri të ulur dhe një tjetër duke qëndruar në këmbë, në dorën e tij
                      mbante grepa të hekurit të cilët i fuste në nofullën e atij (që ishte ulur) derisa

                  119  E transmetoi Buhariu (1368), Fet’hul-Bari (3/265), Muslimi në “Err-Rru’ja” (17), Ebu Davudi në “Es-
                  Sunne” (8), Tirmidhiu (2287) dhe Ahmedi në “El-Musned” (5/14).
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59