Page 51 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 51

gjindet në El-Musned dhe në Sahihun e Ebi Hatimit  108  se I Dërguari (s.a.v.s.) tha:
                      “Kur i vdekuri të vendoset në varrin e tij ai i dëgjon të rrahurat e këpucëve
                      kur njerëzit largohen nga varri i tij, nëse është besimtar namazi i qëndron te
                      koka e tij, agjërimi në anën e djathtë të tij, zekati në anën e majtë të tij, kurse
                      punët  e  mira  si:  Lëmosha,  lidhja  farefisnore,  punët  e  mira  dhe  bëmirësia  i
                      qëndrojnë te këmbët e tij. I vie atij dënimi nga koka e tij, por namazi thotë:
                      Nuk ka hyrje kah unë. Pastaj i vie dënimi nga ana e djathtë, por agjërimi thotë:
                      Nuk  ka  hyrje  nga  ana  ime.  Pastaj  i  vie  dënimi  nga  ana  e  majtë,  por  zekati
                      thotë:  Nuk  ka  hyrje  nga  ana  ime.  Pastaj  i  vie  dënimi  nga  këmbët  e  tij,  por
                      punët e mira si lëmosha, lidhja farefisnore, punët e mira dhe bëmirësia i thonë:
                      Nuk ka hyrja nga ana jonë. Atëherë i thuhet: Ulu dhe kur ai ulet i paraqitet
                      dielli sikur është duke përënduar dhe i thuhet: Ky njeriu i cili ishte te ju, çfarë
                      thua  për  të  dhe  çfarë  dëshmon  për  të?  Thotë:  Më  lejoni  derisa  të  falem.  I
                      thonë: Ti do të falesh, por na trego për atë që po të pyesim, çfarë thua për këtë
                      njeri që ishte te ju dhe çfarë dëshmon për të? Thotë: Dëshmoi se Muhammedi
                      ishte I Dërguar i All-llahut dhe ai erdhë me të vërtetën nga All-llahu. I thonë:
                      Në këtë jetove, në këtë vdiçe dhe në këtë do të ringjallesh, in sha All-llah, pastaj
                      i hapet një derë për në Xhennet dhe i thuhet: Ky është vendi dhe ajo që All-
                      llahu të ka përgatitur në të, kështu që atij i shtohet lakmia dhe gëzimi, pastaj i
                      zgjerohet  varri  shtaëdhjetë  kut,  i  ndriçohet  ai,  i  kthehet  trupi  në  gjendjen  e
                      mëparshme dhe i vendoset shpirti në Nesmetut-Tajjib, të cilët janë shpendë që
                      ushqehen  nga  pemët  e  Xhennetit.  Tha:  Kjo  është  thënia  e  All-llahut  të
                      madhëruar: “All-llahu forcon ata që besuan me fjalën e fortë ata që besuan në
                      jetën  e  kësaj  bote  edhe  në  botën tjetër...”,  kurse  për  pabesimtarin  e  përmendi  të
                      kundërtën e saj derisa tha: “...pastaj i ngushtohet varri atij derisa i mbështillen
                      brinjët  atij  dhe  kjo  është  jeta  e  ngushtë  për  të  cilën  All-llahu  i  madhëruar
                      thotë: “...ai do të ketë jetë të ngushtë dhe në Ditën e Kijametit do ta ringjallim të
                      verbër” (Taha : 124).
                      Në dy Sahihët 109  transmetohet nga Katade nga Enesi (r.a.) se I Dërguari (s.a.v.s.)
                      tha: “Kur i vdekuri të vendoset në varrin e tij dhe të largohen nga ai shokët e tij
                      ai i dëgjon të rrahurat e këpucëve të tyre, atëherë i vien dy melekët të cilët e
                      ulin  dhe  i  thonë:  Çfarë  thoshe  për  këtë  njeri  Muhammedin?  Sa  i  përket
                      besimtarit ai  thotë: Dëshmoj se ai  ishte  rob i  All-llahut dhe I  Dërguar i  Tij.
                      Tha: I thonë: Shiko vendin tënd në Zjarr të  cilin ta ndërroi me një vend në
                      Xhennet”. I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha: “I sheh të dy ato vende”. Kurse
                      Katedeja tha: Na është përmendur neve se i zgjerohet varri shtatëdhjetë kut dhe i
                      mbushet  ai  me gjelbërim deri në  Ditën e Ringjalljes, pastaj u rikthye  te hadithi  i
                      Enesit dhe tha: “Kurse pabesimtarit dhe munafikut (dyfytyrshit) i thuhet: Çfarë
                      thoshe  për  këtë  njeri?  Kurse  ai  thotë:  Nuk  e  di,  e  thosha  atë  që  e  thonin
                      njerëzit.  Ata  i  thonë:  Nuk  dite  as  nuk  pasove  pastaj  i  bien  me  një  çekan  të
                      hekurit në mes të dy veshëve me ç’rast ai lëshon një bërtimë të cilën e dëgjon
                      çdo gjë në mes të Lindjes dhe Perëndimit përveç njerëzve e xhindëve”.
                      Në Sahihun e Ebi Hatimit 110  transmetohet nga Ebu Hurejre (r.a.) se I Dërguari i All-
                      llahut (s.a.v.s.) tha: “Kur të varroset ndonjëri nga ju apo njeriu i vien dy melekë


                  108  I saktë. E transmetoi Ahmedi në “El-Musned” (2/337, 445) dhe Ibn Hibbani në Sahihun e tij, si dhe
                  “Mevaridudh-Dhhama’an” (781).
                  109  E transmetoi Buhariu (1338), Fet’hul-Bari (3/244) dhe Muslimi në “El-Xhenne” (70).
                  110
                     I saktë. E transmetoi Ibn Ebi Hatimi në Sahihun e tij në “Mevaridudh-Dham’an” (780). Nuk kam
                  gjetur asgjë për Omer Ibn Muhammed El-Hemdanin, kurse transmetuesit e tjerë janë të besueshëm. E
                  transmetoi edhe Tirmidhiu (1071) dhe tha: ky është hadith I mirë, garib.
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56