Page 53 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 53
Poashtu u transmetua në një hadith nga Aishja (r.a.) se I Dërguari (s.a.v.s.) tha:
“Varri ka një shtrëngim dhe sikur dikush të shpëtonte do të shpëtonte nga ai
Sa’d Ibn Muadhi”. E transmetoi nga hadithi i Shu’bes 112 .
Hennad Ibnus-Sirriu tha: Na tregoi Muhammed Ibn Fudajli nga babai i tij nga Ibn
Ebi Melike i cili tha: Nuk ka shpëtuar nga shtrëngimi ivarrit askush, e as Sa’d Ibn
Muadhi, një faculetë e të cilit është më e vlefshme se sa krejt bota dhe çfarë ka në
të 113 .
Tha: Na tregoi Abedetu nga Ubejdil-lah Ibn Omer nga Nafiu i cili tha: Më ka arritur
se kanë dëshmuar xhenazen e Sa’d Ibn Muadhit shtatëdhjetë mijë melekë, të cilët
kurrrë nuk kanë zbritur në tokë dhe më ka arritur se I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.)
tha: “Ky, shoku juaj, është shtrënguar me një shtrëngim në varr” 114 .
Ali Ibn Ma’bedi tha: Na tregoi Ubejdil-lahi nga Zejd Ibn Ebi Enise nga Xhabiri nga
Nafiu i cili tha: Shkuam te Safia Bintu Ebi Ubejd, e cila ishte gruaja e Abdullah Ibn
Omerit (r.a.) e cila ishte e frikësuar dhe ne i thamë: Ç’është me ty? Tha: Erdha nga
disa gra të Dërguarit (s.a.v.s.) të cilat më thanë se I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Sikur
dikush të lirohej nga dënimi i varrit do të lirohej Sa’d Ibn Muadhi, i cili u
shtrëngua me njjë shtrëngim” 115 .
Na tregoi Mervan Ibn Muavije nga El-Ala Ibnul-Musejjibi nga Muavijetul-Abesiu
nga Zadhan Ibn Amri 116 i cili tha: Kur I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) e varrosi
vajzen e tij u ulë te varri i saj e me atë rast i ndryshoi ngjyra e fytyrës së tij dhe
pastaj u qetësua, kurse shokët e tij i thanë: E pamë fytyrën tënde më herët, por pastaj
u qetësove, e ai (s.a.v.s.) tha: “E kujtova vajzen time dhe dobësinë e saj dhe
kujtova dënimin e varrit, kështu që i’u luta All-llahut dhe Ai e liroi atë, pasha
All-llahun, ajo u shtrëngua me një shtrëngim të cilin e dëgjuan çdo gjë në mes
Lindjes dhe Perëndimit” 117 .
Na tregoi Shuajbi nga Ibn Dinari nga Ibrahim El-Ganeviu nga një njeri i cili tha:
Isha tek Aishja (r.a.) në momentin kur kaloi një xhenaze e një fëmiu dhe ajo qajti,
kurse unë i thashë: Çfarë të bën të qashë, oj nëna e besimtarëve? Ajo tha: Qajta për
këtë fëmijë nga mëshira për të nga shtrëngimi i varrit 118 .
Është e ditur se e gjithë kjo ndodhë me trupin përmes shpirtit.
KAPITULL
Pra, sikurse është kjo nga rivendikimet e haditheve të sakta është edhe çështje në të
cilën janë pajtuar Ehlus-Sunneti.
El-Mervizi tha: Ebu Abdullahu tha: Dënimi i varrit është realitet të cilin nuk e
mohon përveç ndonjë i humbur apo i devijuar.
Hanbeli tha: E pyeta Ebu Abdullahun për dënimin e varrit dhe ai tha: Këto janë
hadithe të sakta të cilat i besojmë dhe i vërtetojmë, si dhe çdo gjë që vie nga I
Dërguari (s.a.v.s.) me transmetim të mirë ne e vërtetojmë atë. Nëse ne nuk
vërtetojmë atë që ka ardhur nga I Dërguari (s.a.v.s.), e largojmë dhe e refuzojmë atë,
në dorën e All-llahut është çështja e tij, All-llahu i madhëruar thotë: “Çka t’ju jep I
112
I saktë. E transmetoi Ahmedi në “El-Musned” (6/55, 98) dhe e përmendi Hejthemiu në “Mexhmeuz-
Zevaid” (3/46) dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm.
113
I saktë. E transmetoi Ahmedi në “El-Musned” (6/55, 98).
114 I saktë. Me dëshmitë e tij. E transmetoi Ibn Sa’di në “Et-Tabekat” (3/2/9) dhe Taberani në “El-Kebir”
(10/406).
115 I dobët. E përmendi Hejthemiu në “Mexhmeuz-Zevaid” (3/47), të cilin ia përshkruajti Taberanit në
“El-Evset”, e hadithi është mursel (I ngritur) dhe në zingjirin e tij ka të tillë që nuk I njoh.
116 Kështu është në original, ndoshta është Zadhani nga Omeri, apo nga Ibn Omeri.
117
Mursel (I ngritur). E ngriti Zadhani nga I Dërguari (s.a.v.s.). E transmetoi atë Ez-Zubejdi në
“It’hafus-Sadetil-Muttekin” (10/423) dhe Sujutiu në “El-Leali” (2/231).
118
I dobët. Aty gjindet një njeri pa emër.