Page 49 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 49

varreve janë duke u dënuar dhe nuk janë duke u dënuar për diçka të madhe
                      (sipas mendimit tuaj), njëri nga ata nuk pastrohej nga derdhja e ujit (nevojës së
                      vogël),  kurse  tjetri  i  barte  fjalët”,  pastaj  kërkoi  një  degë  të  njomë  të  cilën  e
                      ndau në dy pjesë dhe tha: ”Ndoshta u lehtësohet atyre derisa të mos vyshken”.
                      Në  Sahihun  e  Muslimit 101   transmetohet  nga  Zejd  Ibn  Thabiti  (r.a.)  i  cili  tha:  I
                      Dërguari  ynë (s.a.v.s.) kaloi një ditë pranë një  muri të  Benin-Nexhxharëve derisa
                      ishte mbi mushkën e tij, e ne ishim me të kur mushku i tij lakoi me të saqë gati e
                      rrëzoi  dhe  aty  vërejtëm  se  ishin  varret  e  gjashtë,  pesë,  apo  katër  personave,  tha:
                      “Kush i njeh pronarët e këtyre varreve”? Një njeri tha: Unë. Ai tha: “Kur kanë
                      vdekur  ata”?  Tha:  Vdiçën  në  shirk  (idhujtari).  Ai  tha:  “Vërtetë  ky  ummet
                      sprovohet në varret e tyre dhe sikur të mos vdisnit do t’i lutesha All-llahut që
                      t’ju mundësojë të dëgjoni atë që unë dëgjoj nga dënimi i varrit”, pastaj u kthye
                      me  fytyrë  prej  nesh  dhe  tha:  “Kërkoni  strehim  tek  All-llahu  nga  dënimi  i
                      Zjarrit”,  thanë:  Kërkojmë  strehim  tek  All-llahu  nga  dënimi  i  Zjarrit,  pastaj  tha:
                      “Kërkoni strehim tek All-llahu nga dënimi i varrit”, ata thanë: Kërkojmë strehim
                      tek All-llahu nga dënimi i varrit, pastaj tha: “Kërkoni strehim tek All-llahu nga
                      sprovat e hapta dhe ato të fshehta”, ata thanë: Kërkojmë strehim tek All-llahu nga
                      sprovat e hapta dhe ato të fshehta, pastaj tha: “Kërkoni strehim tek All-llahu nga
                      sprova  e  Dexhxhallit”,  ata  thanë:  Kërkojmë  strehim  tek  All-llahu  nga  sprova  e
                      Dexhxhallit”.
                      Poashtu në Sahihun e Muslimit 102  dhe në të gjitha Sunenet e tjera transmetohet nga
                      Ebu Hurejre (r.a.) se  I  Dërguari  (s.a.v.s.)  tha:  “Kur ndonjëri  nga ju  përfundon
                      teshehhudin e fundit (gjatë uljes së fundit në Et-tehijjat) le të kërkoj strehim tek
                      All-llahu nga katër gjëra: Nga dënimi i Xhehennemit, nga dënimi i varrit, nga
                      sprova e jetës e e vdekjës dhe nga sprova e Mesihud-Dexhxhallit”.
                      Gjithashtu në Sahihun e Muslimit 103  dhe te të tjerët transmetohet nga Ibn Abbasi
                      (r.a.) se I Dërguari (s.a.v.s.) ua mësonte këtë lutje sikur suret e Kur’anit: “O All-
                      llah, unë te Ti kërkoj strehim nga dënimi i Xhehennemit, te Ti kërkoj strehim
                      nga dënimi i varrit, te Ti kërkoj strehim nga sprova e jetës e e vdekjes dhe te Ti
                      kërkoj strehim nga sprova e Mesihud-Dexhxhallit”.
                      Në dy Sahihët 104  transmetohet nga Ebu Ejubi (r.a.) se I Dërguari (s.a.v.s.) doli një
                      ditë  pas  perëndimit  të  diellit  dhe  pasi  që  dëgjoi  një  zë  tha:  “Disa  hebrenjë  po
                      dënohen në varret e tyre”.
                      Poashtu në dy Sahihajnët 105  transmetohet nga Aishja (r.a.)  e cila tha: Hyra te një
                      plakë  hebreje  e  hebrenjëve  të  Medinës  e  cila  tha:  Pronarët  e  varreve  dënohen  në
                      varret e tyre. Tha: Unë e përgënjeshtrova dhe nuk pata dëshirë t’i besoj. Tha: Dola
                      nga ajo dhe pasi që erdhë I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) i thashë: O I Dërguar i All-
                      llahut,  një  plakë  e  hebrenjëve  të  Medinës,  te  e  cila  shkova,  supozoi  se  banorët  e
                      varreve dënohen në varret e tyre dhe ai tha: “Të vërtetën e ka thënë, ata dënohen
                      me dënim të cilin e dëgjojnë të gjitha shtazët”. Aishja (r.a.) tha: Kurrë më nuk e
                      pashë atë (s.a.v.s.) që në namaz të mos kërkonte strehim nga dënimi i varrit.



                  101
                     E transmetoi Muslimi në “El-Xhenne” (67), Ahmedi në “El-Musned” (3/3, 233), Ibn Hibbani (785)
                  dhe Ibn Ebi Shejbe në “El-Musannef” (3/373).
                  102
                     E transmetoi Muslimi në “El-Mesaxhid” (130), Ebu Davudi (983), Ibn Maxhe (909), Ahmedi në “El-
                  Musned” (2/237) dhe Darimiu (1/310).
                  103
                     E transmetoi Muslimi në “El-Mesaxhid” (134), Nesaiu (8/284), Ebu Davudi (980), Tirmidhiu (3494),
                  Ibn Maxhe (3840), Ahmedi në “El-Musned” (1/242, 258) dhe Maliku “El-Muvetta” (f. 215).
                  104
                     E transmetoi Buhariu (1375), Muslimmi në “El-Xhenne” (69), Nesaiu (4/102) dhe Ahmedi në “El-
                  Musned” (5/354, 417, 419).
                  105
                     E transmetoi Buhariu (6366) dhe Muslimi në “El-Mesaxhid” (125).
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54