Page 44 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 44

Dikush nga qoshi i varrit i thotë: Mos paqe ditë dhe e godasin me një kamxhik
                      të hekurt që sikur të ishin goditur me të të  gjithë ata që  janë  mes Lindjes e
                      Perëndimit  nuk  do  të  ishte  pak,  i  ngushtohet  varri  atij  sa  që  i  mbështillen
                      eshtrat e tij dhe i vie atij një njeri me fytyrë të keqe, me tesha të këqija, me
                      aromë të keqe dhe i thotë: All-llahu të shpërbleftë me të keqe, pasha All-llahun
                      ti ishe i ngadalshëm në bindje ndaj All-llahut dhe i shpejtë në kundërshtim të
                      All-llahut,  ndërsa  ai  i  thotë:  Kush  je  ti?  Thotë:  Unë  jam  puna  jote  e  keqe!
                      Pastaj i hapet një derë nga Zjarri nga e cila e sheh vendin e tij aty derisa të
                      bëhet Kijameti”, e transmetoi imam Ahmedi, Mahmud Ibn Gajlani dhe të tjerët nga
                      Ebin-Nadri.
                      Pra, në këtë hadith është përmendur se shpirtrat kthehen në varr, se melekët e ulin
                      dhe e pyesin atë.
                      Pastaj  Ibn  Mendeh  përmendi  hadithin  nga  Muhammed  Ibn  Seleme  nga  Hasif  El-
                      Xhezeri nga Muxhahidi nga El-Bera Ibn Azibi (r.a.) i cili tha: Ishim në përcjelljen e
                      një xhenazeje të Ensarëve, me ne ishte I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) dhe shkuam
                      me të derisa arritëm te varri i cili ende nuk ishte përgatitur, kur e vendosën xhenazën
                      I Dërguari (s.a.v.s.) u ulë dhe tha: “Kur besimtarit i afrohet vdekja i vie meleku i
                      vdekjes në një pamje më të bukurën dhe me një aromë më të mirën, ulët pranë
                      tij që t’ia marrë shpirtin e tij, atëherë i vien dy melekë me aromë dhe qefin prej
                      Xhenneti, të cilët qëndrojnë në një largësi nga ai, me atë rast meleku i vdekjes
                      ia nxjerr shpirtin atij nga trupi si pikimi i ujit dhe derisa ai është në dorë të
                      melekut  të  vdekjes  e  kapin  atë  me  të  shpejtë  ata  dy  melekë,  të  cilët  e
                      mbështjellin në atë aromë dhe qefin të Xhennetit, pastaj e ngritin atë deri në
                      Xhennet, i hapën atij dyert e qiellit, melekët gëzohen me të dhe thonë: I kujt
                      është ky shpirtë i mirë të cilit i janë hapur dyert e qiellit? Atëherë e thërrasin
                      me  emrat  më  të  mirë  me  të  cilët  e  thirrnin  në  dun’ja  dhe  thonë:  Ky  është
                      shpirti i filanit. Kur ai të arrijë në qiell e përcjellin atë të afërmit e çdo qielli
                      derisa të vendoset para duarve të All-llahut te Arshi, aty i del puna e tij nga Il-
                      lijjuni dhe All-llahu i madhëruar u thotë melekëve më të afërm: Dëshmoni se
                      unë e fala pronarin e kësaj pune, atëherë vulosët libri i tij, rikthehet në Il-lijjun
                      dhe All-llahu i madhëruar thotë: Rikthene shpirtin e robit tim në tokë sepse
                      unë kam premtuar që do t’i rikthejë në të, pastaj I Dërguari (s.a.v.s.) e këndoi
                      ajetin: “Nga ajo (toka, dheu) u kemi krijuar, në të do t’u rikthejmë dhe nga ajo
                      prap do t’u nxjerrim” (Taha : 55). Kur besimtari të vendoset në varrin e tij i
                      hapet  një  derë  për  në  Xhennet  te  këmbët  e  tij  dhe  i  thuhet:  Shiko  se  çfarë
                      shpërblimi të ka përgatitur All-llahu. Pastaj i hapet një derë për në Zjarrë te
                      koka  e  tij  dhe  i  thuhet:  Shiko  se  çfarë  dënimi  të  ka  larguar  All-llahu  i
                      madhëruar! Pastaj i thuhet: Flej me sy të qetë dhe asgjë nuk ka më të dashur
                      për  të  se  të  bëhet  Kijameti”.  Poashtu  I  Dërguari  (s.a.v.s.)  tha:  “Kur  besimtari
                      vendoset në varrin e tij toka i thotë: Ti ishe i dashur për mua derisa ishe edhe
                      mbi shpinën time, e si pra tani kur je në brendësinë time, ti do të shohësh se
                      çfarë  do  të  bëjë  unë  me  ty  dhe  atëherë  i  zgjerohet  varri  i  tij  sa  largësia  e
                                     95
                      shikimit të tij” . Ndërsa për pabesimtarin tha: “Kur pabesimtari të vendoset në
                      varrin e tij i vien Munkeri dhe Nekiri, e ulinë atë dhe i thonë: Kush është Zoti
                      yt? Thotë: Nuk e di. I thonë: Mos paqe ditë dhe e godasin me një goditje e cila e
                      bënë  atë  pluhur,  pastaj  ai  rikthehet  në  gjendjen  e  parë,  e  ulin  dhe  i  thonë:
                      Çfarë  thua  ti  për  këtë  njeri  (Muhammedin  a.s.)?  Thotë:  Cili  njeri?  I  thonë:




                  95
                    I dobët. E transmetoi Tirmidhiu (2460).
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49