Page 48 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 48

ringjalljen  e  trupave,  por  ata  thonë:  Nuk  ndodhë  kjo  në  Berzah  (në  varreza),  por
                      gjatë ringjalljes nga varret.  Pra, ata refuzojnë vetëm dënimin e trupit në varr dhe
                      thonë:  Shpirtrat  begatohen  dhe  dënohen  në  Berzah  kurse  kur  të  ndodhë  Dita  e
                      Kijametit do të dënohet shpirti bashkë me trupin. Këtë thënie e kanë thënë edhe disa
                      grupe të muslimanëve nga Ehlul-Kelami dhe Hadithi edhe të tjerët, atë e zgjodhën
                      edhe  Ibn  Hazmi  dhe  Ibn  Murre.  Kjo  thënie  nuk  është  në  mesin  e  tri  thënieve  të
                      vetmuara,  por  ajo  i  bashkangjitet  thënies  së  atyre  që  pranojnë  dënimin  e  varrit,
                      vërtetojnë ringjalljen dhe pranojnë ringjalljen e trupave e të shpirtrave, por ata për
                      dënimin e varrit kanë tri thënie:
                      Thënia e parë: Ai ndodhë vetëm me shpirtin.
                      Thënia e dytë: Ai ndodhë mbi shpirtin dhe mbi trupin përmes tij.
                      Thënia  e  tretë:  Ai  ndodhë  vetëm  mbi  trupin,  kësaj  mund  t’i  bashkohet  thënia  e
                      dytë, e që është thënia e atyre që vërtetojnë dënimin e varrit dhe që thonë se shpirti
                      është vetë jeta, kështu që e vetmuar mbetët thënia e atyre që  refuzuan dënimin e
                      trupave përgjithësisht dhe e atyre që refuzuan dënimin e shpirtit përgjithësisht. Nëse
                      thëniet e vetmuara mbesin tri, atëherë thënia e dytë e vetmuar është thënia e atyre që
                      thonë: Shpirti në vetvete nuk begatohet dhe nuk dënohet, por shpirti është vetë jeta,
                      e këtë e thonë disa grupe të Ehlul-Kelamit në mesin e Mu’tezilëve dhe El-Esharive,
                      si  p.sh.  gjykatësi  Ebu  Bekr  dhe  të  tjerët,  të  cilët  refuzojnë  që  shpirti  mbetët  pas
                      ndarjes nga trupi, e kjo është një thënie e pavërtetë të cilën ia refuzuan disa shokë të
                      tij  si  Ebul-Meali  El-Xhuvejni  dhe  të  tjerët.  Mirëpo,  është  vërtetuar  me  Kur’an  e
                      Sunnet dhe me pëlqimin e Ummetit se shpirti vazhdon të begatohet apo të dënohet
                      edhe pas ndarjes së tij nga trupi, dhe se filozofët besimtarë e besojnë këtë, por ata
                      refuzojnë  ringjalljen  e  trupave,  kurse  këta  besojnë  në  ringjalljen  e  trupave,  por
                      refuzojnë  kthimin  e  shpirtrave,  begatinë  dhe  dënimin  e  tyre  pa  trupa,  e  që  të  dy
                      thëniet  janë  të  devijuara  (të  humbura),  por  thënia  e  filozofëve  është  më  larg  nga
                      thëniet e grupeve islame edhe pse mund t’i pëlqejë ata në këtë ata që besojnë se janë
                      të  kapur  për  fenë  Islame,  madje  edhe  ata  që  mendojnë  se  janë  njohës  të  mirë,
                      sufistët, ata të hakikatit dhe kelamit (apologetikë).
                      Thënia e tretë e vetmuar është thënia e atyre që thonë: Në Berzah nuk ka as begati
                      dhe as dënim dhe kjo nuk ndodhë deri në ndodhjen e Kijametit të madh, të cilën gjë
                      e thanë disa nga El-Mu’tezilët dhe të ngjashëm me ta të cilët refuzojnë dënimin dhe
                      begatinë  e  varrit  duke  u  mbështetur  në  atë  se  shpirti  nuk mbetet  pas  ndarjes  nga
                      trupi, dhe se trupi as nuk begatohet e as nuk dënohet. Pra, të gjitha këto grupe janë
                      në  devijim rreth  çështjes  së  Berzahut, por në të  njjejtën kohë  janë më të  mirë  se
                      filozofët sepse këta besojnë në Kijametin më të madh (Ditën e ringjalljes).
                      KAPITULL
                      Pasi që t’i keshë kuptuar këto thënie të pavërteta, dije se medhhebi (drejtimi) i të
                      parëve të këtij ummeti dhe i imamëve të tij është se i vdekuri pas vdekjes së tij është
                      në begati apo në dënim, dhe se kjo i ndodhë shpirtit dhe trupit të tij, si dhe shpirti i
                      tij mbetet në begati apo në dënim edhe pas ndarjes nga trupi i tij, se ai bashkohet me
                      trupin ndonjëherë dhe i ndodhë bashkë me të begatia e dënimi, pastaj kur të ndodhë
                      Kijameti  i  madh  rikthehen  shpirtrat  në  trupa,  ngriten  prej  varreve  të  tyre  për  të
                      qëndruar para Zotit të botëve dhe se ringjallja e trupave është një çështje në të cilën
                      janë pajtuar muslimanët, hebrenjët dhe të krishterët.
                      KAPITULL
                      Ne këtu vërtetojmë atë që përmendëm më herët, ndërsa hadithet për dënimin e varrit
                      dhe pyetjen e Munkerit dhe Nekirit janë të shumta e të një pas njëshme (mutevatire)
                      nga I Dërguari (s.a.v.s.) sikurse transmetohet në të dy librat Sahih nga Ibn Abbasi
                      (r.a.) se I Dërguari (s.a.v.s.) kaloi pranë dy varreve dhe tha: “Pronarët e këtyre dy
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53