Page 45 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 45
Muhammedi (s.a.v.s.). Thotë: Njerëzit kanë thënë se ishte I Dërguari i All-
96
llahut! Atëherë e godasin me një goditje e cila e bën atë pluhur” .
Ky është një hadith i fortë, i njohur, i përhapur dhe një grup i dijetarëve thanë se
është i saktë dhe nuk njohim asnjë prej imamëve që e dobësoi atë, por e transmetuan
në librat e tyre dhe e pranuan atë, pastaj atë e morën si bazë të fesë për dënimin dhe
begatinë e varrit, për pyetjen e Munkerit dhe Nekirit, për marrjen dhe ngritjen e
shpirtrave deri para duarve të All-llahut pastaj kthimin e tij në varr. Ndërsa thënien e
97
Ebu Muhammedit nuk e transmetoi askush përveç Zadhanit , ai supozoi për të
sepse atë e transmetoi nga El-Berai (r.a.) dhe jo Zadhani, nga ai e transmetoi edhe
Adij Ibn Thabit (r.a.), Muxhahid Ibn Xhubejri, Muhammed Ibn Ukbe dhe të tjerët,
kurse Ed-Daru Kutuniu i tuboi rrugët transmetuese të këtij hadithi në një libër të
veçantë kurse Zadhani është nga transmetuesit e besueshëm, ai transmetoi nga
Sahabët e mëdhenjë si Omeri (r.a.) dhe të tjerët, poashtu Muslimi transmetoi nga ai
në Sahihun e tij kurse Jahja Ibn Muini tha për të: Ishte i besueshëm. Ndërsa Humejd
Ibn Hilali duke u pyetur për të tha: Ai është i besueshëm mos pyet për të tillët. Ibn
Adiju tha: Hadithet e tij janë të mira kur transmetohen nga të besueshmit.
Ndërsa thënia e tij se: El-Minhal Ibn Amri u veçua me këtë shtesë të hadithit, e që
është thënia: Pastaj i rikthehet shpirti në trupin e tij, për të cilën tha se është e dobët,
El-Minhali është një nga të besueshmit e drejtë. Ibn Muini tha: El-Minhali është i
besueshëm. El-Axheliu tha: Ishte nga Kufja dhe i besueshëm. Më së shumti që është
thënë për të është se: Nga shtëpia e tij është dëgjuar zëri i muzikës. E kjo nuk
obligon akuzimin në transmetimin e tij e as hedhjen e hadithit të tij, kurse ajo se Ibn
Hazmi e konsideroi të dobët, nuk është asgjë, sepse ai nuk përmendi diçka që
obligon dobësinë e tij përveçse ai u veçua me këtë thënie dhe pastaj i rikthehet
shpirti në trupin e tij, ndërsa ne sqaruam se ai nuk u veçua me këtë shtesë, por e
transmetuan edhe të tjerët, madje është transmetuar diçka që është edhe më shumë
se kjo apo ngjashëm me të sikur thënia: Pastaj rikthehet shpirti në të, apo thënia:
Kthehet në varrin e tij dhe ai ulet, apo thënia: Dhe e ulin atë. Apo thënia: Ulët në
varrin e tij. Dhe që të gjitha janë hadithe të sakta pa kurrfarë të mete në to. Disa
thanë se ka të metë sepse Zadhani nuk e dëgjoi prej El-Beras, e cila e metë është e
pavërtetë sepse Ebu Avane El-Isfirajni e transmetoi në Sahihun e tij me transmetim
prej tij. Tha: Transmetohet nga Amr Zadhan El-Kindi i cili tha: E dëgjova El-Bera
Ibn Azibin dhe El-Hafidh Ebu Abdullah Ibn Mendeh se tha: Ky është një
transmetim i ngjitur dhe i njohur, e transmetuan një grup nga El-Beraja (r.a.).
Sikur ne edhe ta lëmë hadithin e El-Beras (r.a.), hadithet e tjera janë të saktë dhe të
qarta për këtë, sikur hadithi i Ibn Dhi’bit nga Muhammed Ibn Amri nga Ataja nga
Seid Ibn Jesari nga Ebu Hurejre (r.a.) se I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “I vinë melekët
atij që është duke vdekur, e nëse njeriu është i mirë i thotë (meleku i vdekjes):
Dil o shpirtë i mirë që ishe në trup të mirë, dil i falënderuar dhe gëzohu me
kënaqësi e furnizim dhe me një Zot që nuk është i hidhëruar në ty. Tha: E
thotë këtë derisa të dalë pastaj e ngritin atë në qiell dhe kërkojnë që ai t’i
hapet, e i thuhet: Kush është ky? Thonë: Filani i biri i filanit. Thonë: Mirë se
erdhët me shpirtin e mirë që ishte në trup të mirë, hyn i falënderuar, gëzohu
me kënaqësi e furnizim dhe me një Zot që nuk është i hidhëruar në ty, pastaj
kjo i thuhet derisa të arrijnë te qielli në të cilin është All-llahu i madhëruar.
Ndërsa nëse është njeri i keq i thotë (meleku i vdekjes): Dil o shpirtë i keq që
96 E transmetoi Buhariu (1338), Ebu Davudi (4751, 4753) Nesaiu (4/97, 98) dhe Ahmedi në “El-Musned”
(3/126, 4/296).
97 Zadhan, Ebu Amr El-Kindi El-Bezar, ofiq I tij është edhe Ebu Abdullah poashtu, I sinqert, I ngritë
hadithet, kishte shiizëm, vdiç në vitin 82h. (Takrib: 1/256/1).