Page 40 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 40
është lejuar El-Minhal Ibn Amrit dëshmi në Islam sipas asaj që është transmetuar
dhe lajmet e vërteta janë në kundërshtim me këtë.
Tha: Këtë që e thamë është poashtu edhe ajo që është vërtetuar nga Sahabët (r.a.).
Pastaj ai përmendi nga Ibn Ujejne nga Mensur Ibn Safije nga nëna e tij nga Safije
Binti Shejbe e cila tha: Hyri Ibn Omeri (r.a.) në xhami dhe e pa Ibnuz-Zubejrin të
shtrirë para se të varroset, e dikush i tha: Kjo është Esma Bint Ebi Bekr Es-Siddik
(r.a.), atëherë Ibn Omeri (r.a.) shkoi tek ajo, e ngushëlloi dhe i tha: Këta trupa nuk
janë asgjë kurse shpirtrat janë tek All-llahu. Ajo i tha: Çfarë më pengon mua kur
koka e Jahja Ibn Zekrijas (a.s.) u dhurua për një lavire të Beni Israilëve.
Them: Ajo që përmendi Ebu Muhammedi posedon të vërtetë dhe të pavërtetë, sa i
përket thënies së tij se: Ai që mendon se i vdekuri jeton në varrin e tij, ai ka gabuar.
Kjo thënie është e përgjithshme dhe nëse ai me këtë kishte për qëllim jetën e
rëndomtë në këtë botë në të cilën është shpirti me trupin, e sjellë atë dhe e drejton, si
dhe se ka nevojë për ushqim, për pije e veshje, është gabim sikurse ka thënë ai, të
cilën gjë e mohon edhe ndjeshmëria, mendja dhe citati e përgënjeshtron një gjë të
tillë. Por, nëse ai ka për qëllim me këtë një jetë tjetër nga kjo jetë, rikthehet ajo në
një rikthim tjetër nga kjo e njohur në këtë botë që kështu të pyetet dhe të sprovohet
në varrin e tij, është e vërtetë dhe mohimi i saj është gabim sepse këtë e vërtetoi
citati i saktë dhe i qartë i të Dërguarit (s.a.v.s.) i cili tha: “...atëherë i kthehet
shpirti në trupin e tij” dhe më vonë do të përmendim atë që tha se hadithi është i
dobët, in sha All-llah.
Kurse argumentimi i tij me thënien e të madhëruarit: “Ata thanë: “Zoti ynë, na bëre
të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë...”(Gafir : 11), nuk e mohon vërtetësinë e
atij kthimi rastësor të shpirtit në trup sikurse që e ringjalli All-llahu i madhëruar të
vrarin e Beni Israilëve pas vrasjes së tij dhe pastaj e bëri të vdes, ajo jetë e tij
rastësore që të pyetet nuk ishte e zakonshme sepse ai jetoi një moment derisa tha:
Filani më ka mbytur dhe pastaj ra i vdekur. Edhe thënia e tij (s.a.v.s.): “...pastaj i
kthehet shpirti në trupin e tij” nuk është argument për një jetë të rehatshme, por
argumenton se ai kthehet në trup, ngjitet për të dhe se shpirti vazhdon të jetë i lidhur
për trupin e tij edhe nëse është kalbur dhe coptuar.
Sekreti i kësaj është se: Shpirti me trupin i ka pesë lloje të ndërlidhjes me dispozita
të ndryshme.
E para: Ndërlidhja e tij me të në mitrën e nënës si embrion.
E dyta: Ndërlidhja e tij me të pas daljes së tij në këtë tokë.
E treta: Ndërlidhja e tij me të në gjendjen e gjumit, sepse ai është i ndërlidhur me të
nga një aspekt dhe është i ndarë me të nga një aspekt tjetër.
E katërta: Ndërlidhja e tij me të në Berzah (jetën e varrezave, mes dun’jas dhe
ahiretit), sepse ai edhe nëse është ndarë nga ai dhe është zhveshur nuk është ndarë
në tërsi në atë mënyrë që të mos ketë kurrfarë lidhje me të. Më herët kemi
përmendur në përgjigjen e parë hadithet dhe gjurmët të cilat argumentojnë kthimin e
tij në të gjatë përshëndetjes së tij me selam nga ndonjë musliman, e ky kthim është i
veçantë dhe nuk e obligon jetën e trupit para Dtës së Kijametit.
E pesta: Ndërlidhja e tij me të në Ditën e ringjalljes së trupave, e që është ndërlidhja
më e fortë me trupin dhe nuk ka kurrfarë përkatësie me llojet e ndërlidhjeve të tjera
të cilat i paraprinë, meqë ajo ndërlidhje nuk i pranon trupit kurrfarë vdekjeje, gjumi
dhe asgjësimi.
Kurse thënia e të madhëruarit: “All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i
vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka
vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i
është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në një afat të