Page 41 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 41
caktuar...” (Ez-Zummer : 42). Mbajtja e atij shpirti të cilit i është caktuar vdekja nga
I Madhëruari nuk mohon kthimin e tij në trupin e të vdekurit në një moment, por që
mund të jetë një kthim rastësor i cili nuk obligon jetën e rëndomtë në këtë botë.
Nëse ai që është duke fjetur e ka shpirtin e tij në trupin e tij dhe është i gjallë, ndërsa
jeta e tij nuk është si jeta e atij që është i zgjuar dhe gjumi është vëllau i vdekjes,
kështu edhe të vdekurit kur i kthehet shpirti në trupin e tij ai merr një gjendje të
mesme në mes të gjallit e të vdekurit të cilit nuk i është kthyer shpirti në trupin e tij,
sikurse ështa gjendja e mesme e atij që është në gjumë me gjendjen e mesme të të
gjallit me të vdekurin, prandaj vështro këtë sepse do të heqë ty probleme të shumta.
Ndërsa sa i përket asaj se I Dërguari (s.a.v.s.) i pa pejgamberët (a.s.) në natën e
Isras, disa njohës të hadithit menduan se i pa hijet dhe shpirtrat e tyre. Tha: Sepse
ata janë të gjallë te Zoti i tyre dhe ai e pa Ibrahimin (a.s.) të mbështetur me shpinën
e tij në Bejtul-Ma’mur (Qabja e qiellit), e pa Musaun (a.s.) duke u falur në varrin e
tij, poashtu ai përshkruajti pamjen e pejgamberëve (a.s.) kur pa hijet e tyre, ai e pa
Ademin (a.s.) të madh e të gjatë sikur të ishte nga njerëzit e Shenues (fis në Jemen),
e pa Isaun (a.s.) duke i pikur koka e tij sikur të kishte dalur nga banjoja dhe e pa
Ibrahimin (a.s.) për të cilin tha se i përngjante atij.
Disa të tjerë i kundërshtuan ata dhe thanë: Ky ishte shikim i shpirtrave të tyre e jo
edhe i trupave kurse trupat e tyre janë gjithsesi në tokë dhe ata do të ringjallen në
ditën kur do të ringjallen trupat dhe nuk janë ringjallur para kësaj, sepse sikur të
ishin ringjallur para kësaj toka do të ishte qarë për ta para Ditës së Kijametit, si dhe
ata do të shijonin vdekjen kur ti fryhet Surit dhe sipas kësaj ajo do të ishte vdekje e
tretë, e nuk ka dyshim se kjo është e pavërtetë dhe sikur trupat të ishin ringjallur nga
varret e tyre All-llahu nuk do t’i kthhente ata në të, por do të ishin në Xhennet,
ndërsa është vërtetuar se I Dërguari (s.a.v.s.) tha se All-llahu ua ndaloi hyrjen në
Xhennet pejgamberëve derisa të hyjë ai (Muhammedi (s.a.v.s.), ai është i pari që do
të kërkoj t’i hapet dera e Xhennetit dhe se ai është i pari të cili do t’i qahet toka në
89
përgjithësi e askujt para tij .
Është shumë e ditur se trupi i tij është i freskët në tokë sepse disa nga Sahabët (r.a.)
e pyetën se si i shfaqet lutja jonë atij kur është kalbur? Ai tha: “All-llahu i ka
90
ndaluar tokës që t’i hajë trupat e pejgamberëve” .
Sikur trupi i tij të mos ishte në varrin e tij, ai nuk do të përgjigjej me këtë përgjigje.
Poashtu është vërtetuar nga ai (s.a.v.s.) se All-llahu i madhëruar i ka obliguar disa
melekë të cilët qëndrojnë te varri i tij që t’i përcjellin tek ai selamin e ummetit të
91
tij .
Është vërtetuar nga ai (s.a.v.s.) poashtu se një ditë doli në mes të Ebu Bekrit e
92
Omerit (r.a.) dhe tha: “Kështu do të ringjallemi” .
Kjo është kështu edhe pse ne jemi të bindur se shpirti i tij fisnik është në shoqërinë
më të lartë dhe në lartësitë më të larta me shpirtrat e pejgamberëve.
Është e saktë se edhe e pa Musaun (a.s.) në natën e Isras duke u falur në varrin e
93
94
tij , poashtu e pa atë edhe në qiellin e gjashtë . Pra, shpirti ishte atje lartë, por ai ka
89
E transmetoi Muslimi në “El-Iman” (333) nga Enes Ibn Maliku (r.a.).
90 I dobët. E transmetoi Ebu Davudi në “El-Xhumua” (k/1), Ibn Maxhe (1085, 1636, 1637), Ahmedi në
“El-Musned” (4/8), Bejhekiu në “El-Kubra” (3/249) dhe Hakimi në “El-Mustedrek” (4/560).
91 Hadithi është I saktë. E transmetoi Nesaiu në “Es-Sehv” (3/43), Darimiu në “Err-Rrekaik” (2/409) dhe
Ahmedi në “El-Musned” (1/387, 441, 452).
92 I dobët. E transmetoi Tirmidhiu në “El-Menakib” (572) dhe aty gjindet Seid Ibn Mesleme I cili tek ata
nuk është I fortë, Ibn Maxhe (99) dhe Hakimi në “El-Mustedrek” (3/68) dhe tha se është I saktë, e pëlqeu
në këtë edhe Dhehebiu.
93
E transmetoi Buhariu (3887), Muslimi në “El-Iman” (259) dhe Nesaiu (1/220).