Page 37 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 37

çfarë bëri All-llahu me ne që pastaj të mos largohen nga Xhihadi dhe të mos
                      pritojnë luftën, atëherë All-llahu i madhëruar u tha: Unë u komunikojë atyre
                      në vend tuajin dhe i zbriti të Dërguarit të Tij (s.a.v.s.) këtë ajet: “Kurrsesi të
                      mos  mendoni  se  janë  të  vdekur    ata  që  ranë  dëshmorë  në  rrugën  e  All-llahut.
                      Përkundrazi, ata janë të gjallë  duke u ushqyer te Zoti i tyre”, e transmetoi imam
                             86
                      Ahmedi .  Kjo  tregon  qartë  se  ata  ushqehen,  pinë,  lëvizin,  barten,  flasin  dhe  më
                      poshtë do të vërtetojmë edhe më shumë këtë, in sha All-llah.
                      Nëse kjo është çështja e shpirtrave, atëherë dallimi i tyre pas ndarjes nga trupi është
                      më i madh se sa dallimi i trupave, si dhe përngjasimi në mes tyre është më i largët se
                      sa përngjasimi i trupave sepse trupat gjasojnë shumë ndërmjetvete, ndërsa shpirtrat i
                      gjasojnë shumë pak njëri-tjetrit.
                      Kjo  sqaron:  Se  ne  nuk  i  kemi  parë  trupat  e  pejgamberëve,  të  Sahabëve  dhe  të
                      imamëve  kurse  ata  dallojnë  në  botën  tonë  në  mënyrë  të  qartë,  e  ky  dallim  nuk
                      bazohet në vetëm trupat e tyre edhe pse na janë përmendur neve cilësitë e trupave të
                      tyre dhe se me çka dallohet njëri nga tjetri, por dallimi i tyre i cili ekziston te ne
                      është sipas asaj që kemi ditur rreth cilësive të tyre shpirtërore, prandaj dallimi i një
                      shpirti me cilësitë e tij nga një shpirt tjetër është më i madh se sa dallimi i një trupi
                      nga një trup tjetër. A nuk e vëren se trupi i një besimtari është i ngjashëm me trupin
                      e një pabesimtari edhe pse mes shpirtrave të tyre ekziston dallim i madh, pastaj ti
                      sheh  dy  vëllezër  binjakë  të  cilët  përngjajnë  krejtësisht  në  krijimtari  kurse  mes
                      shpirtrave të tyre ka dallim të madh. Pra, kur ata shpirtra të zhveshen dallimi i tyre
                      vërehet qartë.
                      Do të tregoj për një çështje që nëse ti vështron gjendjen e shpirtrave dhe trupave do
                      ta shohësh atë syhapur dhe ajo është se rrallëherë sheh një trup të keq apo pamje të
                      shëmtuar  përveçse  ai  trup  është  i  përbërë  nga  një  shpirtë  i  cili  i  përngjanë  dhe  i
                      përshtatet, si dhe rrallëherë e sheh në trupin e dikujt një të metë përveçse edhe në
                      shpirtin e tij është një e metë që i përshtatet. Për këtë arësye, pronarët e shikimit të
                      thellë (firase), i marrin gjendjet e shpirtrave nga pamjet e trupave e gjendjet e tyre
                      dhe rrallëherë gabojnë.
                      Në këtë aspekt ekzistojnë rrëfime të çuditshme nga imam Shafiiu, All-llahu e paqë
                      mëshiru.
                      Poashtu  rrallëherë  sheh  ndonjë  pamje  të  mirë  e  të  bukur  dhe  konstrukt  të  lehtë
                      përveçse do të gjeshë shpirtin të cilin ai bartë të përshtatshëm me të, kjo përderisa
                      nuk  kundërshton  këtë  diçka  që  obligon  të  kundërtën  sikurse  është  të  mësuarit,  të
                      ushtruarit dhe shprehia.
                      Dhe nëse shpirtrat e lartë, e që janë melekët, dallojnë njëri nga tjetri pa patur trupa të
                      cilët  i  bartin,  poashtu  edhe  xhindët,  atëherë  shpirtrat  e  njerëzve  kanë  më  shumë
                      përparësi ëë të dallojnë.
                      ÇËSHTJA E GJASHTË
                      A KTHEHET SHPIRTI TE I VDEKURI NË VARRIN E TIJ APO JO?
                      I Dërguari (s.a.v.s.) na mjaftoi nga shtjellimi i kësaj çështjeje dhe na pasuroi nga
                      thëniet e njerëzve kur e tha qartë se shpirti kthehet te i vdekuri. El-Bera Ibn Azibi
                      (r.a.) tha: Ishim pranë një xhenazeje në Beki  El-Garkad (varrezat e Medinës) me
                      çrastë erdhë I Dërguari (s.a.v.s.) i cili u ulë dhe ne u ulëm rreth tij, e pothuase mbi
                      kokat tona qëndronin shpendët dhe derisa varri përgatitej ai tha: “Kërkoi strehim
                      tek All-llahu nga dënimi  i  varrit  (e tha tri herë), pastaj  tha:  Kur robi  është  i
                      drejtuar  për  në  Ahiret  dhe  në  shkëputje  nga  kjo  botë  zbresin  tek  ai  melekë
                      fytyrat e të cilëve janë si dielli, ulën pranë tij sa largësia e shikimit të tij pastaj

                  86  Hadithi është I saktë. E transmetoi Ahmedi në “El-Musned” (4/2388),  Ebu Davudi (2520), Hakimi në
                  “El-Mustedrek” (2/88, 279) tha është I saktë dhe e pëlqeu Dhehebiu.
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42