Page 33 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 33

frikësimi pas ringjalljes kur do të çahen qiejt dhe toka. Ebul-Abbas El-Kurtubiu ia
                      ktheu duke thënë: Këtë e refuzon fjala e tij (s.a.v.s.) në hadithin e saktë se kur ai
                      (s.a.v.s.) do të dalë nga varri i tij do ta takoi Musain (a.s.) të kapur për shtyllën e
                      Arshit dhe kjo pra ndodhë me rastin e fryrjes së frikësimit (El-Feze’ë).
                      Ebu  Abdullahu  tha:  Imami  ynë  Ahmed  Ibn  Amri  tha:  Ajo  që  largon  këtë
                      problematikë, in sha All-llah teala, është se vdekja nuk është mosekzistencë e pastër,
                      por është bartje nga një gjendje në një  gjendje tjetër, e këtë e argumenton ajo se
                      shehidët edhe pas vrasjes e vdekjes së tyre janë të gjallë te Zoti i tyre, furnizohen, të
                      gëzuar dhe presin të tjerët me gëzim, kjo pra është cilësia e të gjallëve në dun’ja dhe
                      nëse kjo ndodhë me shehidët, atëherë pejgamberët në këtë kanë më shumë të drejtë
                      dhe përparësi edhe pse është transmetuar me saktësi se I Dërguari (s.a.v.s.) ka thënë:
                                                                  75
                      “Toka  nuk  i  ha  trupat  e  pejgamberëve”   dhe  se  ai  (s.a.v.s.):  “U  takua  me
                                                                                       76
                      pejgamberët  në  natën  e  Isras  në  Bejtul-Makdis  dhe  në  qiell” .  Në  veçanti  u
                      takua  me  Musaun  (a.s.)  i  cili  e  lajmëroi  se:  “Nuk  ka  asnjë  musliman  i  cili  e
                      përshëndet  me  selam  përveçse  All-llahu  do  t’ia  kthejë  shpirtin  atij  që  t’ia
                                      77
                      kthejë  selamin” ,  etj,  e  bazuar  në  gjithë  këtë  arrihet  bindja  e  prerë  se  vdekja  e
                      pejgamberëve është një lloj mosprezentimi te ne në mënyrën që nuk e ndiejmë edhe
                      pse ata janë të gjallë sikurse është rasti edhe me melekët të cilët janë të gjallë dhe
                      prezent, por ne nuk i shohim. Nëse vërtetohet se ata janë të gjallë, atëherë kur t’i
                      fryhet Surit në fryrjen e alivanosjes do të alivanosen të gjithë ata që janë në qiej dhe
                      ata  që  janë  në  tokë  përveç  atyre  që  All-llahu  dëshiron  të  mbesin,  sa  i  përket
                      alivanosjes  së  jopejgamberëve  ajo  është  vdekje,  ndërsa  sa  i  përket  alivanosjes  së
                      pejgamberëve ajo është, sikurse vërehet, alivanosje, kështu që kur t’i fryhet Surit për
                      ringjallje ata që kanë vdekur ngjallen kurse ata që kanë qenë të alivanosur zgjohen,
                      prandaj edhe tha I Dërguari (s.a.v.s.) në hadithin e saktë: “...atëherë unë jam i pari
                      që zgjohem”. Pra, I Dërguari ynë (s.a.v.s.) është i pari që do të dalë nga varri përveç
                      Musait (a.s.) rreth të cilit pati dyshim se a u zgjua para tij nga alivanosja apo mbeti
                      në të njejtën gjendje që ishte para fryrjes së alivanosjes, pra në gjendjen normale,
                      sepse  i  është  llogaritur  alivanosja  që  i  ndodhi  në  kodrën  Tur,  e  cila  gjë  shprehë
                      vlerën e madhe të Musait (a.s.), por kjo vlerë, e cila është një vlerë, nuk sinjalizon
                      vlerësimin  e tij  të  përgjithshëm  mbi pejgamberin tonë  (s.a.v.s.), sepse një  çështje
                      pjesore nuk obligon një çështje përgjithësore.
                      Ebu Abdullah El-Kurtubiu tha: Nëse hadithi komentohet si alivanosje e krijesave në
                      Ditën  e  Kijametit  nuk  ka  kurrfarë  problemi,  por  nëse  hadithi  komentohet  si
                      alivanosje e vdekjes me rastin e fryrjes në Sur, atëherë me përmendjen e Ditës së
                      Kijametit është për qëllim fillimet e saj, pra kuptimi është: “Kur të fryhet në Sur
                      me  fryrje  të  ringjalljes  do  të  jemë  i  pari  që  do  ta  ngre  kokën  time,  atëherë
                      Musa (a.s.) do të jetë i kapur për një shtyllë të shtyllave të Arshit dhe nuk e di a
                      është  zgjuar  (nga  alivanosja)  para  meje  apo  është  kaluar  me  alivanosjen  në
                      kodrën Tur”.
                      Them: Komentimi i hadithit sipas kësaj nuk është i saktë sepse ai (s.a.v.s.) dyshoi se
                      a u zgjua Musa (a.s.) para tij apo nuk u alivanos kështu që i mjaftoi alivanosja në
                      kodrën Tur. Pra, kuptimi është se nuk e di a u alivanos apo nuk u alivanos, ndërsa në
                      hadith tha: “...kurse unë jam i pari që zgjohem”, e cila gjë vërteton se ai (s.a.v.s.)


                  75  Hadithi është I saktë. E transmetoi Ebu Davudi në (El-Xumua: 1047), Nesaiu në (El-Xhumua: 3/91-
                  92), Ibn Maxhe në (Es-salah: 1085). El-Albani tha është I saktë dhe Hakimi në “El-Mustedrek” (1/278)
                  tha se është I saktë dhe e pëlqeu Dhehebiu.
                  76
                    E transmetoi Muslimi në (El-Iman: 259), Nesaiu (1/220) dhe Ahmedi në “El-Musned” (4/208).
                  77  Hadithi është I mirë. E transmetoi Ebu Davudi (2041), Ahmedi në “El-Musned” (2/227), Bejhekiu në
                  “El-Kubra” (5/245), kurse El-Albani tha se është I mirë në hadithet e sakta (2266).
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38