Page 28 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 28

Ebu Abdullah Ibn Mendeh El-Hafidh përmendi  në librin “Nefsi dhe shpirtit” nga
                      Muhammed Ibn Humejdi se na tregoi Abdurrahman Ibn Magra Ed-Devsiu, na tregoi
                      El-Ezher  Ibn  Abdullah  El-Ezdeiu  nga  Muhammed  Ibn  Ixhlani  nga  Salim  Ibn
                      Abdullahi nga babai i tij i cili tha: E takoi Omer Ibnul-Hattabi Ali Ibn Ebu Talibin
                      dhe i tha: O Ebul-Hasen, ndoshta ke qenë prezent kurse ne nuk ishim, apo ndoshta
                      ne kemi qenë kurse ti nuk ke qenë, prandaj po të pyes për tri gjëra nëse për to ke
                      dituri. Ali Ibn Ebu Talibi i tha: Cilat janë ato? Tha: Njëri nga ne e do një njeri edhe
                      pse nuk ka pa kurrfarë hajri prej ti dhe një tjetër e urrenë edhe pse nuk ka përjetuar
                      kurrfarë sherri prej tij? Aliu (r.a.) i tha: Po, e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut
                      (s.a.v.s.) duke thënë: “Shpirtrat janë si ushtritë e fortifikuara, ata takohen në
                      horizonte  dhe  pesimizojnë,  kështu  që  ata  që  njihen  ndërmjetvete  afrohen,
                                                                       66
                      ndërsa ata që urrehen ndërmjet vete largohen” . Atëherë Omeri (r.a.) tha: Kjo
                      është e para. Pastaj pyeti: Njeriu duke folur harron atë që dëshironte ta thotë dhe
                      derisa e harroi prapë i kujtohet? Aliu r.a. i tha: Po, e dëgjova të Dërguarin e All-
                      llahut (s.a.v.s.): “Nuk ka asnjë zemër përveçse e ka një re si retë e hënës, derisa
                      hëna është e ndritur e mbulon atë një re e errët dhe kur ajo largohet ajo prapë
                      ndriçon. Kështu derisa njeriu flet ia mbulon atij zemrën ajo re, kështu që ai
                                                                   67
                      harron dhe kur ajo largohet atij i kujtohet” . Atëherë Omeri (r.a.) tha: Kjo është
                      e dyta. Pastaj pyeti: Njeriu e sheh një ëndërr e cila ndonjëherë i del e vërtetë dhe
                      ndonjëherë  e  pavërtetë?  Aliu  (r.a.)  i  tha:  Po,  e  dëgjova  të  Dërguarin  e  All-llahut
                      (s.a.v.s.)  duke  thënë:  “Nuk  ka  asnjë  rob  të  cilin  e  kaplon  një  gjumë  i  thellë
                      përveçse shpirti i tij ngritet deri në Arsh, kështu ai i cili nuk zgjohet nga gjumi
                      derisa shpirti i tij të arrijë Arshin ëndërra e tij është e vërtetë, ndërsa ai i cili
                                                                                                     68
                      zgjohet para se shpirti i tij të arrijë Arshin ëndërra e tij është e pavërtetë” .
                      Atëherë Omeri (r.a.) tha: Këto ishin tri gjëra të cilat i kërkoja dhe falënderimi i qoftë
                      All-llahut i Cili më mundësoi t’i arrijë para vdekjes.
                      Bekijjetu  Ibnul-Velidi  tha:  Na tregoi  Safvan  Ibn Amri nga Sulejmi nga  Amir El-
                      Hadremiu i cili tha: Omer Ibnul-Hattabi (r.a.) tha: Habitem me ëndërrën e njeriut i
                      cili sheh diçka që as nuk e ka menduar dhe i ndodhë sikur ta ketë kapur për dore, si
                      dhe  sheh  një  ëndërr  e  cila  nuk  i  realizohet!  Ali  Ibn  Ebu  Talibi  (r.a.)  i  tha:  O
                      udhëheqës  i  besimtarëve,  All-llahu  i  madhëruar  thotë:  “All-llahu i  merr  shpirtrat
                      kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është
                      në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e
                      atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet)
                      deri në një afat të caktuar...” (Ez-Zummer : 42), tha: Shpirtrat ngriten gjatë gjumit
                      në qiell dhe atë që ata e shohin derisa janë në qiell është e saktë, e kur të kthehen në
                      trupat e tyre i presin ata shejtanët në ajër kështu që janë të pasakta. Atëherë Omeri
                      (r.a.)  filloi  të  habitet  me  thënien  e  Aliut  (r.a.).  Ibn  Mendeh  tha:  Ky  është  një
                      transmetim  i  njohur  nga  Safvan  Ibn  Amri  dhe  të  tjerët,  si  dhe  u  transmetua  nga
                                        69
                      Ebud-Derdai (r.a.).
                      Taberani  transmetoi  nga  Ali  Ibn  Ebi  Talha  nga  Abdullah  Ibn  Abbasi  (r.a.)  i  tha
                      Omer Ibnul-Hattabit: O udhëheqës i besimtarëve, po të pyes për disa gjëra, e ai i tha:
                      Pyet për çfarë të duash, e ai i tha: O udhëheqës i besimtarëve, si i përkujtohet njeriut

                  66  Zingjiri është i dobët. E transmetoi Hakimi në “El-Mustedrek” (4/240, 420) dhe Hatibi në “Et-Tarih”
                  (8/206). Aty gjindet edhe Muhamed Ibn Humejd Ibn Hajjan Err-Rrazi, hafiz i dobët, kurse Ibn Muini
                  kishte mendim të mirë për të (Takrib: 2/156/159).
                  67
                    Zingjiri është i dobët.
                  68  Zingjiri është I dobët.
                  69
                     Zingjiri  është  shumë  I  dobët.  Aty  gjindet  Bekijjetu  Ibnul-Velidi  Ibn  Said  Ibn  Ka’b  El-Kulai,  I
                  sinqertë,  me  shumë  pështjellime  nga  të  dobëtit  (Takrib:  1/105/108).  Hadithi  është  I  ndërprerë  sepse
                  Sulejm Ibn Amir El-Hadramiu nuk e ka takuar Omer Ibnul-Hattabin (r.a.).
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33