Page 30 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 30

pas botës së ardhme ishte nga një ëndërr të cilën e ka parë dhe sa ka që u pasuruan
                      apo fituan thesar të fshehur nga një ëndërr.
                      Në librin “El-Muxalese – Shoqërimi” të Ebu Bekr Ahmed Ibn Mervan El-Malikiut
                      nga Ibn Kutejbe nga Ebu Hatimi nga El-Asmeiu nga El-Mu’temer Ibn Sulejmani
                      nga ai që i tregoi atij tha: Dolëm njëherë në një udhëtim me ç’rast ishim tre persona,
                      e njëri nga ne fjeti dhe pamë se nga hunda e tij doli diç në pamje të dritës dhe ajo
                      dritë hyri në një shpellë aty afër pastaj u rikthye dhe hyri prapë në hundën e tij, ai
                      atëherë u zgjua dhe filloi të fshijë fytyrën e tij dhe tha: Pashë çudi, pashë në këtë
                      shpellë kështu e kështu, kur ne hymë aty gjetëm mbetjet e një thesari që kishte qenë
                      aty.
                      Abdul-Mutal-libi  u  udhëzua  te  burimi  i  Zemzemit  në  ëndërrën  e  tij  dhe  e  gjeti
                      thesarin i cili gjindej aty.
                      Umejr Ibn Vehbi në ëndërr u urdhërua: Çohu dhe gropo në vendin kështu e kështu të
                      shtëpisë do të gjeshë pasurin e babait tënd. Babai i tij kishte fshehur pasuri aty, por
                      kishte vdekur pa lënë testament, atëherë Umejr Ibn Vehbi gropoi aty ku u urdhërua
                      dhe gjeti dhjetë mijë dirhem e shumë pllaka të arit e të argjendit, të cilat i ndihmuan
                      ta lajë borxhin e tij, u përmirësua gjendja e tij e gjendja e familjes së tij dhe kjo i
                      ndodhi pasi që kishte pranuar Islamin. Vajza më e vogël e tij i tha: O babai im, ky
                      Zoti ynë i Cili na ngjalli me fenë e Tij është më i mirë se Hubeli e Uzaja dhe sikur
                      Ai të mos ishte kështu nuk do ta trashëgonte këtë pasuri edhe pse e adhurove vetëm
                      disa ditë.
                      Ali Ibn Ebu Talib El-Kajrevani, komentuesi i ëndërrave, tha: Ky hadith i Umejrit
                      dhe nxjerrja e pasurisë në ëndërr nuk është më çudi se sa ajo që ndodhi me ne, e që e
                      kemi dëshmuar në kohën tonë në qytetin tonë nga Ebu Muhammed Abdullah El-
                      Beganshi (në disa kopje Et-Teajushi), i cili ishte njeri i mirë, i njohur me pamjen e të
                      vdekurve në ëndërr dhe pyetjen e tyre për të fshehtat, ai i përcillte ato te familja e tij
                      dhe te të afërmit e tij saqë u bë i njohur me këtë, si dhe i ndodhi shumë herë. Vinte
                      njeriu tek ai dhe i ankohej se i dashuri i tij (i afërmi) ka vdekur pa lënë testament, e i
                      cili  ka  lënë  pasuri  të  cilës  nuk  ia  di  vendin,  kështu  që  ai  i  premtonte  mirësi  dhe
                      pastaj  i  lutej  All-llahut  të  madhëruar  në  atë  mbrëmje  dhe  i  shfaqej  i  vdekuri  i
                      përshkruar (në ëndërr) të cilin e pyete për atë pasuri dhe ai e informonte atë.
                      Nga rastet e rralla të tij është se: Një plakë e mirë vdiç duke i mbetur borç një gruaje
                      shtatë dinar, e ajo grua erdhë te ai e u ankua për atë që i kishte ndodhur dhe i tregoi
                      për emrin e saj e emrin e të vdekurës, shoqës së saj, pastaj të nesërmen erdhë tek ai
                      dhe i tha: Filan’ja të thotë: Numro në kulmin e shtëpisë time shtatë drunjë kështu që
                      do t’i gjeshë dinarët në drurin e shtatë të mbështjellur në një leckë të leshit. Pasiqë
                      ajo veproi sikurse e urdhëroi, i gjeti ata ashtu sikurse i kishte thënë.
                      Tha: Më tregoi një njeri që besoj se nuk gënjen se një grua e kishte paguar që t’ia
                      rrëzoi shtëpinë dhe që pastaj t’ia ndërtoi atë me pasuri të njohur. Kur fillova ta rrëzoj
                      atë  ajo  filloi  të  punoi  bashkë  me  ata  që  ishin  me  të  dhe  unë  i  thashë:  Çfarë  po
                      ndodhë me ty? Ajo më tha: Pasha All-llahun, unë nuk kam kurrfarë nevoje që ta
                      rrëzojë  shtëpinë,  por  babai  im  vdiç  dhe  ai  kishte  shumë  thesar,  e  ne  nuk  gjetëm
                      shumë, unë mendova se mos i ka futur në dhe, prandaj vendosa ta rrëzojë shtëpinë
                      që mos ndoshta do të gjejë diçka. Dikush që aty ishte i tha: Po të tregoj diçka që
                      është më  lehtë  se kjo!  Ajo  i  tha: Çfarë  është ajo?  I tha:  Të shkosh  te  filani  e t’i
                      tregosh rrëfimin tënd që kështu ndoshta e sheh babain tënd në ëndërr i cili do t’i
                      tregoi për vendin e pasurisë së tij pa kurrfarë mundi dhe pa ngarkesë. Atëherë, ajo
                      shkoi tek ai, pastaj u kthye te ne dhe tha se kishte shkruar emrin e saj  e emrin e
                      babait të saj. Të nesërmen shkova herët në punë, kurse ajo grua erdhë nga ai njeri
                      dhe tha: Ai njeri më tha: E pashë babain tënd i cili më thoshte: Pasuria është nën
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35