Page 25 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 25
Pra, ti zgjedh cilindo pallat që dëshiron *** dhe më vizito Mua sepse Unë nuk
jam larg prej teje.
Sufjan Ibn Ujejne tha: E pashë Sufjan Eth-Thevriun në ëndërr pas vdekjes së tij
duke fluturuar nga një palme në një enë të argjiles, e nga një peme në një palmë dhe
thoshte: “Për një gjë të tillë le të punojnë punonjësit”, dikush i tha: Me çka hyre në
Xhennet? Tha: Me devotshmëri, me devotshmëri. Dikush i tha: E çfarë bëri Ali Ibn
Asimi? Tha: Atë nuk e shohim përveçse si yllin (në lartësi).
Shu’betu Ibnul-Haxhxhaxhi e Misar Ibn Kiddami ishin dy hafiz dhe ishin të
respektuar, e Ebu Ahmed El-Beridi tha: I pashë në ëndërr pas vdekjes së tyre dhe
thashë: O Eba Bestam, çfarë bëri All-llahu me ty? Tha: All-llahu ta mundësoftë të
kuptosh atë që po të them:
Më dashti Zoti im në Xhennete sa të jem *** Ato kanë një mijë dyer nga
argjendi e margaritarët.
I Gjithmëshirshmi më tha mua: O Shu’be, ti i cili *** Lundron në tubimin e
diturive dhe më shumë.
Begatohu pranë meje sepse Unë jam i kënaqur në ty *** Edhe me robin Tim
Misarin i cili natën qëndron në këmbë.
I mjafton Misarit respekt se ai do të më vizitoj Mua *** Dhe do ta zbuloj
fytyrën Time fisnike që ai të më shikoj.
Dhe ky është veprimi Im me të gjithë ata që janë adhurues *** E nuk kanë
bërë shprehi në kohën e kaluar të bëjnë të këqija.
Ahmed Ibn Muhammed El-Lebidi tha: E pashë Ahmed Ibn Hanbelin në ëndërr dhe i
thashë: O Ebu Abdullah, çfarë bëri All-llahu me ty? Tha: Më fali mua, pastaj më
tha: O Ahmed, je rrahur dy vite me kamxhik, i thashë: Po, o Zot. Më tha: Kjo është
fytyra Ime të lejova të shikosh në Të.
Ebu Bekr Ahmed Ibn Muhammed Ibnul-Haxhxhaxhi tha: Më tregoi një njeri nga
banorët e Tususit, i cili tha: Iu luta All-llahut të madhëruar që të mi paraqes banorët
e varreve që t’i pyes për Ahmed Ibn Hanbelin se çfarë ka bërë All-llahu me të? Pas
dhjetë viteve pashë në ëndërr sikur banorët e varreve u ngritën nga varret e tyre dhe
më paraprinë me fjalë e më thanë: O ti, sa e sa je duke e lutur All-llahun e
madhëruar që të na paraqes para teje që kështu të na pyesësh për njeriun i cili prej që
është ndarë prej jush e zbukurojnë melekët nën pemën Tuba. Ebu Muhammed
Abdul-Hakku tha: Këto fjalë të banorëve të varreve tregojnë pozitën e lartë të
Ahmed Ibn Hanbelit, kështu që ata nuk patën mundësi të shprehin cilësinë e
gjendjes së tij dhe në atë që është ai përveçse kështu apo në atë kuptim.
Ebu Xha’fer Es-Sika, shoku i Bishr Ibnul-Harithit, tha: I pashë në ëndërr Bishr El-
Hafiun e Ma’ruf El-Kerhiun duke ardhur dhe u thashë: Prej nga vini? Thanë: Prej
Xhennetit Firdevs ku e vizituam folësin e All-llahut, Musaun a.s.!
Asim El-Xhezeriu tha: Pashë në ëndërr sikur e takova Bishr Ibnul-Harithin dhe
thashë: Prej nga po vjen o Ebu Nasr? Tha: Prej Ilijjin-it! I thashë: Çfarë bëri Ahmed
Ibn Hanbeli? Tha: Në këtë moment e lashë me Abdul-Vehhab El-Verrakun para
duarve të All-llahut duke ngrënë dhe duke pirë! I thashë: Po ti? Tha: E diti dëshirën
time të pakët për ushqim kështu që më lejoi të shikoj fytyrën e Tij.
Ebu Xha’fer Es-Sikai tha: E pashë në ëndërr Bishr El-Haarithin pas vdekjes së tij
dhe i thashë: O Ebu Nasr, çfarë bëri All-llahu me ty? Tha: Më mori me butësi, më
mëshiroi dhe më tha: O Bishr, sikur në dun’ja të më bëje sexhde mbi gaxa nuk do të
kishe mundësi të më falënderosh për atë që i mbusha zemrat e njerëzve me dashuri
ndaj teje, Ai më lejoi mua gjysmën e Xhennetit dhe unë shetis në të kahdo që
dëshiroj, si dhe më premtoi që t’i falë të gjithë ata që përcollën xhenazen time. I