Page 20 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 20
(njëri nga ata) dhe pasi që e takoi në ëndërr i tha: Mbështetu dhe gëzohu sepse nuk
pashë asgjë sikurse mbështetja në All-llahun (et-tevekkul).
El-Abbas Ibn Abdul-Mutal-libi tha: Dëshiroja ta shohë Omerin (r.a.) në ëndërr, por
nuk e pashë atë përveçse afër një viti pas vdekjes së tij, e pashë duke fshirë djersën
nga balli i tij dhe thoshte: Kjo është koha e përfundimit tim (nga llogaria), gati mu
shkatërrua froni im sikur mos ta takosha Atë që është shumë i butë dhe i
49
mëshirshëm .
Kur Shurejh El-Abid Eth-Thimalit iu afrua vdekja hyri te ai Gadif Ibnul-Harithi në
momentin kur ai dhuronte shpirtin dhe i tha: O Ebul-Haxhxhaxh, nëse ke mundësi të
vish te ne pas vdekjes dhe të na informosh për atë që pe, bëne atë. Tha: Kjo ishte një
thënie e pranuar te Ehlul-Fikhi (dijetarët). Tha: Shkoi një kohë pa e parë pastaj e pa
në ëndërr dhe i tha: A nuk je i vdekur? Tha: Gjithsesi! Tha: E si është gjendja jote?
Tha: Na i fali Zoti ynë mëkatet tona dhe nuk u shkatërruan nga ne përveç El-Ahrad-
ët. I thashë: Çka janë El-Ahradët? Tha: Janë ata të cilët sinjalizohen me gisht në
50
diçka (në të këqija) .
Abdullah Ibn Omer Ibn Abdul-Azizi tha: E pashë babain tim në ëndërr pas vdekjes
së tij sikur ishte në një kopsht dhe më dha një moll, të cilën e komentova se do të
kem një djal dhe i thashë: Cilën nga veprat e gjete më të mirën? Tha: Istigfarin
(kërkimin falje nga All-llahu) o biri im.
Meslemetu Ibn Abdul-Meliku e pa Omer Ibn Abdul-Azizin në ëndërr pas vdekjes së
tij dhe i tha: O udhëheqësi i besimtarëve, ah sikur ta di në çfarë gjendje je pas
vdekjes tënde? Ai u përgjigj: O Mesleme, kjo është koha e përfundimit tim (të
llogarisë), pasha All-llahun nu kam pushuar përveçse tani. I thashë: Në çfarë pozite
je ti o udhëheqës i besimtarëve? Tha: Me imamët (udhëheqësit) e udhëzuar në
Xhennetin Adn.
51
Salih El-Beradi tha: E pashë Zuraretu Ibn Evfa në ëndërr pas vdekjes së tij dhe i
thashë: All-llahu të paq mëshiru, çfarë të është thënë dhe çfarë the? Por ai më
refuzoi. I thashë: Çfarë bëri All-llahu me ty? Tha: Më pranoi me bëmirësinë dhe
fisnikërinë e Tij. I thashë: Po me Ebul-A’la Ibn Jezidin, vëllaun e Matrefit? Tha: Ai
është në pozitat më të larta. I thashë: Cilat nga veprat janë më të mira te ju? Tha: Et-
Tevekkul (mbështetja në All-llahun) dhe shkurtimi i shpresës (apo mosshpresimi i
tepërt).
Malik Ibn Dinari tha: E pashë Muslim Ibn Jesarin në ëndërr pas vdekjes së tij të cilin
e përshëndeta me selam, por ai nuk ma ktheu selamin! I thashë: Çka të pengon që të
ma kthesh selamin? Tha: Unë jam i vdekur, e si pra ta kthej selamin? I thashë: Çfarë
gjete pas vdekjes? Tha: Gjeta, pasha All-llahun, trishtime, dridhje të mëdha dhe të
ashpra. I thashë: E pastaj çfarë ndodhi? Tha: Çka mendon se mund të ketë prej
Fisnikut, i pranoi veprat tona të mira, na i fali neve gjynahet dhe na i garantoi
përgjegjësitë tona. Tha: Pastaj Maliku e lëshoi një frymë të thellë nga e cila ra i
alivanosur dhe pas kësaj mbeti i sëmurë disa ditë, pastaj vdiç.
Suhejli, vëllau i Hazmit, tha: E pashë Malik Ibn Dinarin në ëndërr pas vdekjes së tij
dhe i thashë: O Ebu Jahja, ah sikur ta di se si dole para All-llahut? Tha: Dola para
Tij me shumë gjynahe të cilat mi fshiu mendimi i mirë në All-llahun e madhëruar.
49 Them: Këto rrëfime janë përmendur pa transmetime, autori nuk përmendi zingjirin e tyre që kështu të
sqarohen të saktët nga të dobëtit.
50 Them: Edhe ky rrëfim është përmendur pa transmetim, autori nuk përmendi zingjirin e tij që kështu të
sqarohet se a është I saktë apo I dobët.
51 Zuraretu, Ibn Ebu Evfa El-Amiriu, El-Hareshiu, Ebu Haxhib, El-Basriu, gjykatësi I saj, I besueshëm
dhe adhurues, vdiç papritur në namazin e tij në vitin 93h. (Takrib: 1/259/34).