Page 15 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 15
Edhe kjo është një çështje e ndershme dhe me rëndësi të madhe kurse ne pergjigjemi
duke thënë se: Shpirtat janë dy lloj: Shpirta të dënuar dhe shpirta të begatuar.
Shpirtat e dënuar: Janë në preokupim të mjaftueshëm të dënimit që të vizitohen dhe
që të takohen. Ndërsa shpirtat e begatuar janë të liruar e të paburgosur, takohen,
vizitohen dhe bisedojnë për atë që ka ndodhë në dun’ja dhe që do të ndodhë me
banorët e dun’jas dhe çdo shpirt është me shokun e tij që është i barabartë në punën
e tij, ndërsa shpirti i të Dërguarit tonë, Muhammedit (s.a.v.s.), është në shoqërinë më
të lartë, e All-llahu i madhëruar thotë: “E kushdo që i bindet All-llahut dhe të
Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me)
pejgmberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë
ata!” (En-Nisa : 69). Ky shoqërim është i vërtetuar në dun’ja, në Berzah (jetën e
varrezave) dhe në botën e shpërblimit (në ahiret), si dhe njeriu do të jetë me atë që e
do në të tri këto shtëpi.
Transmetoi Xheriri nga Mensuri nga Ebid-Duha nga Mesruki i cili tha: Thanë
Sahabët e Muhammedit (s.a.v.s.): Ne jemi me ty në këtë dun’ja, por kur ti të vdesësh
do të ngritesh më lartë se ne dhe ne atëherë nuk do të shohim më, atëherë All-llahu i
madhëruar e zbriti këtë ajet: “E kushdo që i bindet All-llahut dhe të Dërguarit, të
tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët,
besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!”.
Sha’biu tha: Erdhë një njeri nga Ensarët duke qajtur te I Dërguari i All-llahut
(s.a.v.s.) dhe ai e pyeti: “Çfarë të bënë të qashë o filan?”, ai tha: O I Dërguar i All-
llahut, pasha Atë që nuk ka zot tjetër përveç Tij, ti je më i dashur te unë se familja
dhe pasuria ime, pasha Atë që nuk ka zot tjetër përveç Tij, ti je më i dashur te unë se
vetja ime, unë dhe familja ime të përmendim dhe nuk qetësohem derisa të shoh, e
kujtova vdekjen tënde dhe vdekjen time, e kuptova se të shoqërojë në këtë dun’ja,
por ti në botën e ardhme do të ngritesh në pozitën e pejgamberëve kurse unë nëse hy
në Xhennet do të jemë në një pozitë më të ulët se pozita jote. I Dërguari i All-llahut
(s.a.v.s.) nuk i kthejë kurrfarë përgjigje, atëherë All-llahu i madhëruar e zbriti këtë
ajet: “E kushdo që i bindet All-llahut dhe të Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku
me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët
dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!”, deri te fjala e Tij: “Ky shpërblim i
madh është prej All-llahut. Mjafton që All-llahu di më së miri” (En-Nisa : 70).
All-llahu i madhëruar poashtu tha: “O ti shpirt i bindurplotësisht! Kthehu te Zoti yt i
vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në Xhennetin
tim!” (El-Fexhr : 27-30), d.m.th. hyn në grupin e tyre dhe qëndro me ta dhe kjo i
40
thuhet shpirtit në momentin e vdekjes .
Në ndodhinë e Isras transmetohet nga Andullah Ibn Mes’udi se tha: Në ditën e Isras
i takoi I Dërgauri i All-llahut (s.a.v.s.) Ibrahimin, Musain dhe Isaun (paqja e All-
llahut qoftë me ta) me ç’rast e kujtuan Kijametin, ata filluan me Ibrahimin (a.s.) dhe
e pytën atë për të, por ai nuk kishte kurrfarë diturie për të, pastaj e pyetën Musain
(a.s.), por edhe ai nuk kishte kurrfarë diturie për të, atëherë ia dhanë fjalën Isaut
(a.s.), i cili tha: Më premtoi mua All-llahu se para ardhjes së tij do të ndodhë pastaj e
përmendi daljen e Dexhxhallit dhe tha: Atëherë unë zbres dhe e vrasë atë dhe
njerëzit kthehen në vendet e tyre të cilët i presin Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët, e ata
nga çdo kodër zbresin, afër çdo uji që kalojnë e pinë atë dhe afër çdo gjëje që
kalojnë e shkatërrojnë atë, atëherë njerëzit ankohen te unë dhe unë i lutem All-llahut
i Cili i mbytë të gjithë ata, atëherë toka ankohet tek All-llahu nga era e keqe e tyre, e
40
Zingjiri I tij është mursel (I ngritur te I Dërguari (s.a.v.s.) pa zingjirin transmetues). Kjo vërehet qartë
sepse imam Sha’biu e ngriti atë te I Dërguari (s.a.v.s.) pa e përmendur Sahabiun, kurse Taberani dhe të
tjerët e bashkangjitën atë nga Sha’biu nga nëna e besimtarëve Aishja r.a. (Ed-Durrul-Menthur, 2/588).