Page 11 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 11

filan i biri i filanes sepse ai do të dëgjoi dhe do të përgjigjet, pastaj le të thotë së
                      dyti: O filan i biri i filanes, atëherë ai (i vdekuri) do të ulet, pastaj le të thotë së
                      treti  herë:  O  filan  i  biri  i  filanes,  ai  do  të  thotë:  Udhëzona  All-llahu  të
                      mëshiroftë, por ju këtë nuk e dëgjoni, pastaj le t’i thotë: Përkujto atë që dole
                      me  të  nga  kjo  dun’ja:  Dëshminë  se  nuk  ka  zot  tjetër  përveç  All-llahut,  se
                      Muhammedi është I Dërguar i Tij dhe se ti je i kënaqur me All-llahun Zot, me
                      Islamin  fe,  me  Muhammedin  pejgamber  dhe  me  Kur’anin  imam,  atëherë
                      Munkeri  dhe  Nekiri  (dy  melekët  e  varrit)  largohen  nga  ai  dhe  thonë:  Të
                      largohemi  nga  këtu,  çfarë  të  bëjmë  te  ky  kur  i  është  thënë  argumenti  i  tij,
                      atëherë All-llahu dhe i Dërguari i Tij janë diskutuesit për të. Një njeri i tha: O I
                      Dërguar i All-llahut, e nëse nuk i dihet emri i nënës së tij? Tha: E fton në emër
                                            31
                      të nënës së tij, Havas” .
                      Ky hadith edhe pse nuk është i saktë, vazhdimësia e veprimit me të në fshatra dhe
                      qytete  pa  kurrfarë  mohimi  është  i  mjaftueshëm  për  veprimin  me  të.  Poashtu  All-
                      llahu nuk do të lejonte që një ummet në Lindje e në Perëndim të tokës të praktikonte
                      një  traditë  të  tillë,  kurse  ky  ummet  është  nga  ummetet  më  të  mençura  dhe  me
                      njohuritë më të bollshme, si do të ndodhte që t’i flitet atij që nuk dëgjon dhe nuk
                      kupton, ta pëlqejnë këtë dhe mos ta refuzoj asnjë refuzues, madje edhe ta pasojnë
                      njëri-tjetrin në të, e sikur ai të mos dëgjonte kjo do të ishte në pozitën e atij që i flet
                      dheut,  drurit  apo  gurit.  Por  këtë  edhe  pse  e  pëlqeu  një,  shumica  e  dijetarëve  e
                      konsiderojnë të keqe dhe e refuzojnë.
                      Transmetoi Ebu Davudi në Sunenin e tij me një zingjir të mjaftueshëm se I Dërguari
                      i All-llahut (s.a.v.s.) prezentoi në një xhenaze të një njeriu dhe kur ai u varros tha:
                                                                                               32
                      “Lutuni për vëllaun tuaj që All-llahu ta përforcoi sepse ai tani pyetet” , pra ai
                      lajmëroi se atëherë ai pyetet, e nëse ai pyetet, atëherë edhe e dëgjon Tallkinin.
                      Poashtu është vërtetuar se Muhammedi (s.a.v.s.) tha: “I vdekuri i dëgjon trokitjet
                                                               33
                      e  këpucëve  të  tyre  kur  ata  largohen” .  Abdul-Hakku  përmendi  nga  disa  të
                      devotshëm se njëri nga ata tha: Më vdiç një vëlla i imi të cilin e pashë në ëndërr dhe
                      i thashë: O vëllai im, si ka qenë gjendja jote kur je vendosur në varrin tënd? Ai u
                      përgjigj: Më erdhë dikush me gaca të zjarrta dhe sikur një njeri të mos lutej për mua
                      do të shkatërrohesha.
                      Shebib Ibn Shejbe tha: Më porositi nëna ime në momentin e vdekjes duke më thënë:
                      O biri im, kur të më varrosni ndalu te varri im dhe thuaj: Oj nëna e Shebibit thuaj La
                      ilahe  il-lAll-llah.  Kur  e  varrosa  atë  u  ndala  te  varri  i  saj  dhe  thashë:  Oj  nëna  e
                      Shebibit thuaj La ilahe il-lAll-llah, pastaj shkova. Në mbrëmje e pashë në ëndërr dhe
                      më tha: O biri im, gati u shkatërrova sikur të mos më zinte La ilahe il-lAll-llah, pra
                                                    34
                      ti vërtetë e ruajte porosinë time .
                      Ibn Ebud-Dun’ja përmendi nga Temadir bintu Sehl, gruaja e Ejub Ibn Ujejnes, e cila
                      tha:  E  pashë  Sufjan  Ibn  Ujejnen  në  ëndërr  i  cili  më  tha:  All-llahu  e  shpërbleftë
                      vëllaun tim Ejubin nga unë me çdo të mirë sepse ai më viziton shpesh dhe sot ka
                      qenë tek unë. Tha Ejubi: Po kam qenë tek ai sepse sot kalova kah El-Xhebbaneja
                                                       35
                      kështu që shkova edhe te varri i tij .


                  31  Zingjiri është I dobët. E përmendi El-Hejthemiu në “Mexhmeuz-Zevaid”  (2/324) dhe “El-Mugni”
                  nga Hamlul-Esfar të El-Irakiut  (4/176).
                  32  Zingjiri është I mirë. E transmetoi Ebu Davudi (3221), Hakimi në “El-Mustedrek” (1/370) me këtë
                  thënie: “Kërkoni falje për vëllaun tuaj dhe lutuni që All-llahu ta përforcoi, sepse tani ai pyetet”.
                  33  E transmetoi Muslimi në (El-Xhenne, 71), Ahmedi në “El-Musned” (2/445), Hatibi në “Tarih” (2/46)
                  dhe Ibn Hibbani (77).
                  34  Zingjiri I tij është I dobët. Aty gjindet Shebib Ibn Shejbe (Takrib, 1/346).
                  35
                    Kjo është vetëm një ëndërr, nuk mund të jetë argument.
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16