Page 6 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 6
kem mundësi ta them atë do të ishte më e dashur për mua se krejt bota e çfarë ka në të.
Pastaj tha: A e pe aty ku më kanë varrosur filani i fali dy reqate dhe sikur unë të kem
mundësi t’i fali ato do të ishin më të dashura për mua se krejt bota e çfarë ka në të.
Më tregoi Ebu Bekr Et-Tejmiu, na tregoi Abdullah Ibn Salihu, më tregoi El-Lejth Ibn
Sa’di, më tregoi Hamid Et-Tavili nga Matref Ibn Abdullah El-Hareshiu i cili tha: Dolëm
te Err-Rrebiu në kohën e tij dhe thamë: Hynëm në ditën e Xhuma që të prezentojmë
namazin e xhumas dhe rruga jonë kalonte pranë varreve. Tha: Ne shkuam dhe e pamë
një xhenaze në varre, thashë: Sikur të shfrytëzojë prezentimin në këtë xhenaze. Tha: U
ndava afër një varri dhe i fala dy reqate të lehta të cilat nuk desha t’i zgjasë, në atë
moment më kaploi gjumi dhe e pashë pronarin e varrit në ëndërr duke më folur i cili më
tha: I fale dy reqate të cilat nuk dëshirove t’i zgjatësh? I thashë: Ashtu ishte. Ai më tha:
Ju punoni por nuk dini kurse ne nuk mund të punojmë dhe sikur të kisha mundësi t’i fali
dy reqate si reqatet e tua do të ishin më të dashura tek unë se krejt bota e çfarë ka në të. I
thashë: Kush janë të varrosurit këtu? Më tha: Të gjithë janë muslimanë dhe të gjithë
janë mirë. I thashë: Kush nga ata është më i miri? Ai sinjalizoi kah një varr, kurse unë
në vetën time thashë: O Zot mundësoma të dal ai nga varri dhe të më flas. Tha: Atëherë
doli nga varri një djalë i ri, të cilit i thashë: A ti je më i miri këtu? U përgjigj: Kështu
kanë thënë. I thashë: E me çka e arrite atë pozitë sepse pasha All-llahun nuk po shoh te
ti ato vite që të them: E arrite atë me kryerjen e shumë Haxheve, Umreve, Xhihadit në
rrugë të All-llahut dhe punë të tjera. Ai më tha: Jamë sprovuar me shumë fatkeqësi, por
19
më dhuroi All-llahu durim dhe kështu arrita atë pozitë.
Këto ëndërra edhe pse nuk mund të jenë valide në vetën e tyre për vërtetim, por meqë
janë të shumta, të cilat nuk mund t’i përfshijë përveç All-llahut, janë pajtuar në këtë
kuptim, ndërsa i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha: “E shoh se ëndërrat tuaja janë
20
përputhur se ajo (Nata e Kadrit) gjindet në dhjetë netët e fundit” , e nëse ëndërrat
e besimtarëve përputhen në diçka, atëherë ajo çështje është e barabartë me përputhjen në
transmetim, e si përputhja e tyre në të mirë apo në të keqe dhe atë që muslimanët e
shohin të mirë është e mirë edhe tek All-llahu, ndërsa atë që muslimanët e shohin të
keqe është e keqe edhe tek All-llahu, poashtu ne këtë nuk e vërtetuam vetëm përmes
ëndërrave por edhe përmes argumenteve të tjera të cilat i përmendëm.
Është vërtetuar në Sahih se i vdekuri ndihet mirë me ata të cilët e përcjellin xhenazen e
tij edhe pas varrosjes së tij, kështu transmetoi Muslimi në Sahihun e tij nga Abdurr-
Rrahman Ibn Shemase El-Mehri i cili tha: Ishim pranë Amr Ibnul-Asit në momentet e
vdekjes së tij i cili qajti shumë dhe pastaj e ktheu kokën e tij nga muri, ndërsa biri i tij
filloi t’i thotë: Çfarë të bënë të qashë o babai im, a nuk të përgëzoi i Dërguari i All-
llahut me kështu e kështu, atëherë ai u rikthye me fytyrën e tij dhe tha: Përgatitja më e
mirë që e bëjmë është dëshmia se nuk e meriton adhurimin askush përveç All-llahut dhe
se Muhammedi është i Dërguar i Tij, kurse unë i kalova tri etapa: Do të më shihshe një
ditë kur nuk kishte urrejtës më të madh të Dërguarit të All-llahur se sa unë, e nuk kishte
askush më shumë se unë dëshirë që të mund ta vriste atë dhe sikur unë të vdisja në atë
gjendje do të isha prej banorëve të Zjarrit. Pastaj kur All-llahu vendosi Islamin në
zemrën time, e takova të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s.) të cilit i thashë: Zgjate dorën
tënde që ta japë betimin dhe ai e zgjati dorën e tij, tha: Unë atëherë e tërhoqa dorën
time, e ai më tha: Çështë puna me ty o Amr? I thashë: Dëshirova të kushtëzojë, e ai më
tha: Çfarë dëshiron të kushtëzosh? I thashë: Që të më falë All-llahu, kurse ai më tha: A
19
Zingjiri I tij është I dobët. Aty gjindet Abdullah Ibn Salih Ibn Muhammed Ibn Muslim El-Xhuheniu,
Ebu Salih El-Misriu, shkruesi I Lejthit, I sinqert me shumë gabime, I saktë në shkrimin e tij, ka qenë I
hutuar (Takrib: 1/423/381).
20 E transmetoi Buhariu (1158), Fet’hul-Bari (3/48), Muslimi në (Es-Sijam, 205), Ahmedi në (El-Musned,
2/5, 6/8), Bejhekiu në (El-Kubra, 4/308).