Page 2 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 2

IBN KAJJIM EL-XHEVZIJJE
                                                 ERR-RRUH – SHPIRTI
                                      BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
                                                         HYRJE
                  “Falënderimi i takon All-llahut, që e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë dhe i
                  tërë  falënderimi  i  takon  Atij  në  botën  tjetër.  Ai  është  i  urti  i  përsosuri  në  njohuri”
                  (Sebe’ë : 1).
                  “Ai ia dhuron urtësinë atij atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar
                  mirësi e madhe, përveç të mençurëve këtë nuk e kupton kush” (El-Bekare : 269).
                  “Ai është që të pashkolluarëve (arabëve) u dërgoi një të Dërguar nga mesi i tyre që t’ju
                  lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Librin dhe urtësinë (Sunnetin) edhe pse
                  më parë ishin në një humbje të dukshme” (El-Xhumua : 2).
                  “Muhammedi është i Dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër
                  kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjetvete, ti i sheh ata kah përulen (në
                  rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë
                  mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së
                  sexhdes...” (El-Fet-h : 29).
                  “Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan,
                  e ajo  është  e vërtetë prej  Zotit  të  tyre, Ai atyre  u shlyen mëkatet dhe ua përmirëson
                  gjendjen” (Muhammed : 2).
                  “Është e vërtetë se All-llahu dhe melekët e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin.
                  O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe dorëzoniu tërësisht”
                  (El-Ahzabë : 56).
                  O All-llah, Ty të lutemi ta mëshirosh Muhammedin (s.a.v.s), gratë dhe pasardhësit e tij,
                  ashtu si e ke mëshiruar Ibrahimin (a.s.), si dhe ta begatosh Muhammedin (s.a.v.s.), gratë
                  dhe pasardhësit e tij ashtu si e begatove familjen e Ibrahimit (a.s.), Ti vërtetë je shumë i
                  falënderuar e i madhëruar.
                  Më pastaj:
                  Ky është një libër i ndritur, me dobi të madhe, me interes të madh, ai të bën asket në
                  këtë botë, ia mëson muslimanit pozitat e larta në botën e ardhme, nuk është përpiluar në
                  këtë temë diçka e ngjashme në botë, përfshinë veçoritë e botës së ardhme nga aspekti: i
                  shpirtit, i vdekjes, i jetës, me argumente të prera nga Kur’ani, Sunneti dhe gjurmët e të
                  parëve, si dhe thënieve e lajmërimeve të dijetarëve dhe ëndërrave të njerëzve të mirë.
                  Unë  vendosa  ta  redaktojë  dhe  ta  shfaqi  në  opinion  meqë  ky  libër  është  ushqim  i
                  muslimanit i cili ta ofron botën e ardhme. Në të është jeta e të parëve në këtë botë e në
                  botën e ardhme dhe dënimi i pabesimtarëve të humbur të cilët nuk besuan All-llahun
                  dhe të Dërguarin e Tij (s.a.v.s.). Unë e lusë All-llahun e madhëruar që të na mbrojë nga
                  devijimet  dhe  rrëshqitjet,  të  na  mundësojë  nijetin,  fjalën  dhe  punën  e  mirë,  të  ngritë
                  pozitat  e  autorit  të  tij  në  Firdevsin  e  lartë  dhe  të  na  bashkoi  me  të  Dërguarin  tonë,
                  Muhammedin  (s.a.v.s.),  vërtetë  Ai  është  i  fuqishëm  për  çdo  gjë,  të  Cilit  i  takon
                  përgjigjeja, na mjafton Ai dhe sa mbështetje e mirë që është, e paqja e mëshira qofshin
                  me zotriun tonë Muhammedin (s.a.v.s.). I tërë falënderimi i takon All-llahut, Zotit të
                  botëve.
                  E shkruajti:
                  Kamil Muhammed Muhammed Avida
                  Egjipt, Mensure, Azbetush-Shal
                  Rr. 20 Xhamia “Nasrul-Islam”.
                  ÇËSHTJA E PARË
                  A DINË TË VDEKURIT PËR VIZITËN DHE SELAMIN E TË GJALLËVE APO
                  JO?
   1   2   3   4   5   6   7