Page 7 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 7
Ibn Abdul-Berri tha: Është vërtetuar nga i Dërguari i All-llaut (s.a.v.s.) se ka thënë: “Sa
herë që një musliman kalon pranë varrit të vëllait të tij të cilin e ka njohur në këtë
botë dhe e përshëndetë atë me selam, do t’ia rikthejë All-llahu shpirtin atij që t’ia
1
kthejë selamin”, ky pra është citat që tregon se ai e njeh atë dhe ia kthenë selamin.
Në dy Sahihët (Buhariu dhe Muslimi) transmetohet nga shumë rrugë se I Dërguari
(s.a.v.s.) urdhëroi që të mbyturit në Bedr nga pabesimtarët të hidhen në një gropë, pastaj
u ndal përballë tyre dhe i ftoi me emra: O filan i biri filanit, o i filan i biri i filanit, a e
gjetët të vërtetë atë që ua premtoi Zoti juaj sepse unë e gjeta të vërtetë atë që më premtoi
Zoti im, me këtë rast Omeri r.a. i tha: O i Dërguar i All-llahut, si u flet njerëzve të cilët
janë kalbur?! Ai u përgjigj: “Pasha Atë që më dërgoi me të vërtetën, ju nuk më
2
dëgjoni më mirë se ata, por nuk kanë mundësi të na përgjigjen”.
Poashtu është vërtetuar nga ai (s.a.v.s.) se: I vdekuri i dëgjon trokitjet e këpucëve të
3
atyre që kanë përcjellur xhenazen kur ata largohen.
I Dërguari (s.a.v.s.) i bëri ligj ummetit të tij që kur t’i përshëndesin me selam banorët e
varrezave t’i përshëndesin sikur me ata që flasin, e thonë: “Es-selamu alejkum shtëpi e
4
njerëzve besimtarë”, të parët (selefi) janë të pajtuar rreth kësaj dhe janë të shumta
gjurmët nga ata se i vdekuri din për vizitën e të gjallit dhe gëzohet me të.
Ebu Bekr Ibn Abdullah Ibn Muhammed Ibn Ubejd Ibn Ebid-Dun’ja në “Libri i
varrezave” nën kapitullin “Dija e të vdekurve për vizitën e të gjallëve” tha: Na tregoi
Muhammed Ibn Avn, na tregoi Jahja Ibn Jeman nga Abdullah Ibn Sem’ani nga Zejd Ibn
Esleme nga Aisheja (r.a.) se tha: i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha: “Sa herë që një
njeri viziton varrin e vëllait të tij dhe ulet tek ai, do të ndihet mirë me të dhe do t’ia
5
kthenë (selamin) derisa të largohet”.
Na tregoi Muhammed Ibn Kuddame El-Xhevheriu, na tregoi Muin Ibn Isa El-Kazzazi,
na informoi Hisham Ibn Sa’di, na tregoi Zejd Ibn Esleme nga Ebu Hurejre (r.a.) se tha:
“Kur njeriu kalon pranë varrit të vëllait të tij të cilin e njeh dhe e përshëndet me
selam, ai ia kthen selamin dhe e njeh atë, ndërsa kur kalon pranë varrit të atij që
6
nuk e ka njohur dhe e përshëndet me selam, ai ia kthen vetëm selamin”.
Na tregoi Muhammed Ibnul-Husejni, më tregoi Jahja Ibn Bestam El-Musaffer, më
tregoi Musmiu, më tregoi një njeri nga familja e Asim El-Xhahderit, i cili tha: e pashë
Asim El-Xhahderiun në ëndërr dy vite pas vdekjes së tij dhe i thashë: A nuk është ky
shpirti yt, e ti veç ke vdekur? Më tha: Gjithsesi! I thashë: Ku je ti? Më tha: Unë pasha
Allahun jam në një kopsht të Xhennetit me disa shokë të mi, aty tubohemi çdo mbrëmje
të ditës së xhuma dhe në agimin e saj te Bekr Ibn Abdullah El-Muzni tek i cili i marrim
lajmet tuaja. I thashë: Kjo ndodhë me trupat apo me shpirtat tuaj? U përgjigj: Assesi,
1
Zingjiri i transmetimit është I dobët (daif), e transmetoi Hatibi në “Historia” (6/3175) nga rruga e
Abdurrahman Ibn Zejd Ibn Eslem nga babai nga Ata Ibn Jesar nga Ebu Hurejre me hadith merfu (të
ngritur). E përmendi edhe Tekijjud-Din El-Hindi në “Kenzul-Ummal” (15/42556, 42601, 4260), ia
përshkruajti Hatibit, Ibn Asakirit, Ebush-Shejhit dhe Ed-Dejlemiut dhe tha: Zingjiri I tij është I mirë.
2
E transmetoi Buhariu (3976, 3937-3981), Muslimi në “El-Xhenaiz, 26” dhe Ahmedi në “Musned”
(4/29).
3
E transmetoi Buhariu (1338), Muslimi në (El-Xhennet, 71), Ahmedi në (El-Musned, 2/364) dhe Ibn
Hibbani (777).
4
E transmetoi Muslimi në (El-Xhenaiz, 104), Ahmedi në (El-Musned, 5/353, 360) dhe El-Bejhekiu në
(El-Kubra, 4/79) dhe në (El-Irva, 3/235).
5
Zingjiri është I dobët (daif). E përmendi Sujutiu në (El-Havi, 2/302) dhe Ez-Zubejdi në (Ithafus-
Sadetil-muttekin, 10/365). Them: Jahja Ibn Jeman është me gabime të shumta dhe hadithi i tij është
jostabil, kurse Abdullah Ibn Sem’anin e paraqitën si të dobët Ebu Hatimi, Ibnul-Medini dhe të tjerët,
kurse e përgënjeshtroi Maliku dhe Ibn Meini.
6
Zingjiri është i dobët (daif). E përmendi Ez-Zubejdi në (Ithafus-sadetil-muttekin, 10/365). Them: Aty
gjindet Muhammed Ibn Kuddame El-Xhevheriu për të cilin El-Hafidh Ibn Haxheri tha: I butë. Kështu e
përmendi në (Et-Takrib, 2/201, 636).