Page 8 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 8
nuk e ke ditur që kalimi në Islam zhdukë çdo gjë para tij, Hixhreti (emigrimi) poashtu
zhdukë çdo gjë para tij dhe se Haxhi poashtu zhdukë çdo gjë para tij? Asnjë njeri nuk ka
qenë më i dashur te unë dhe më i ndritur në sytë e mi se i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.),
nuk mund t’i mbushja sytë e mi me të nga respekti që kisha për të, sikur të pyetesha që
ta përshkruaj atë nuk do të kisha mundësi sepse nuk mund t’i mbushja sytë e mi me të
dhe sikur të vdisja në atë gjendje do të shpresoja të isha nga banorët e Xhennetit, por
pastaj morëm për sipër disa gjëra (udhëheqësi) nuk e di si është gjendja ime në to, e kur
unë të vdes mos të më shoqëroj asnjë vajtuese dhe asnjë zjarrë (për ndriçim), kur të më
varrosni rrafshoni dheun pastaj qëndroni rreth varrit tim aq kohë sa të therret një deve
dhe të shpërndahet mishi i saj që kështu të ndihem mirë me ju dhe të shikoj se si t’u
përgjigjem të dërguarve të Zotit tim.
Ky transmetim vërtetoi se i vdekuri ndihet mirë me ata që janë pranë varrit të tij dhe
21
gëzohet me ta.
Është përmendur nga një grup nga të parët (selefi) se kanë lënë porosi që të lexohet
Kur’an në momentin e varrimit. Abdul-Hakku tha: Transmetohet se Abdullah Ibn Omeri
urdhëroi të lexohet te varri i tij sureja El-Bekare. Nga ata që thanë këtë është edhe: El-
Mual-la Ibn Abdurr-Rrahman, kurse imam Ahmedi urrejke një gjë të tillë në fillim
meqë nuk i kishte arritur ndonjë gjurmë pastaj e ndryshoi mendimin.
El-Hilali në El-Xhami në kapitullin mbi leximin e Kur’anit te varret tha: Na tregoi El-
Abbas Ibn Muhammed Ed-Duri, na tregoi Jahja Ibn Meini, na tregoi Mubeshshir El-
Halebi, më tregoi Abdurrahman Ibnul-A’la Ibnul-Lexhlaxhi nga babai i tij i cili tha: Më
tha babai im: Kur unë të vdes më vëndos në lahd (dollapi i varrit) dhe thuaj: Bismil-lah
ve ala Sunneti resulil-lah (s.a.v.s.) - Në emër të All-llahut dhe në Sunnetin e të Dërguarit
të All-llahut (s.a.v.s.), pastaj rrafshone dheun tim dhe lexoma te koka ime fillimin e
sures El-Bekare sepse unë e kam dëgjuar Abdullah Ibn Omerin (r.a.) duke thënë një gjë
22
të tillë.
Tha Abbas Ed-Duri: E pyeta Ahmed Ibn Hanbelin të cilit i thashë: A di diçka rreth
leximit të Kur’anit pranë varrit? U përgjigj: Jo. E kam pyetur edhe Jahja Ibn Meinin i
cili më tregoi për këtë hadith.
Tha Hilali: Më tregoi El-Hasen Ibn Ahmed El-Verraku, më tregoi Ali Ibn Musa El-
Haddadi i cili ishte i besueshëm dhe tha: Isha me Ahmed Ibn Hanbelin dhe Muhammed
Ibn Kuddame El-Xhevheriun në përcjelljen e një xhenazeje dhe kur u varros i vdekuri
një njeri i verbër u ul pranë varrit të tij dhe filloi të këndoi Kur’an, atëherë imam
Ahmedi i tha: O ti, leximi i Kur’anit te varri është bidat (risi në fe). Kur dolëm nga
varrezat Muhammed Ibn Kuddame i tha imam Ahmed Ibn Hanbelit: O Ebu Abdullah,
çfarë thua për Mubeshshir El-Halebin? U përgjigj: I besueshëm. I tha: A ke shkruar
diçka prej tij? Tha: Po. Atëherë ai, Mubeshshiri, më tregoi nga Abdurrahman Ibnul-A’la
El-Lexhlaxhi nga babai i tij: Se ai porositi që kur të varroset të këndohet te koka e tij
fillimi i sures El-Bekare dhe fundi i saj. Poashtu i tha: E dëgjova Ibn Omerin (r.a.) duke
porositur një gjë të tillë. Atëherë imam Ahmedi i tha: Kthehu dhe thuaj atij njeriu le të
23
lexoj.
El-Hasen Ibnus-Sabbah Ez-Zaferani tha: E pyeta Shafiiun për këndimin e Kur’anit
pranë varrit dhe ai tha: Nuk ka të keqe.
Poashtu përmendi El-Hilali nga Esh-Shabiu se tha: Kur Ensarëve (banorëve të Medinës)
u vdiste dikush shkonin te varri i tij dhe i këndonin Kur’an. Tha: Më tregoi Ebu Jahja
21
E transmetoi Muslimi në (El-Iman, 192) dhe Ahmedi në (El-Musned, 4/199).
22 Zingjiri është shumë I dobët. Aty gjindet Mubeshshir Ibn Ubejd El-Himsi, Ebu Hafs, I lënë, imami
Ahmedi tha për të se shpifë hadithe (Takrib, 2/228/907).
23 Zingjiri është I dobët. Muhammed Ibn Kuddame El-Xhevheriu, Ebu Xhafer El-Bagdadiu, ishte I
lehtë, tolerues (Takrib, 2/201/363).