Page 13 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 13
Ebu Amri tha: Transmetoi Hisham Ibn Ammari nga Sadeka Ibn Halidi, na tregoi
Abdurrahman Ibn Jezid Ibn Xhabiri i cili tha: Më tregoi Ata El-Hurasani i cili tha:
Më tregoi bija e Thabit Ibn Kajs Ibn Shemasit e cila tha: Kur zbriti ajeti: “O ju që
keni besuar, mos e ngritni zërat tuaja mbi zërin e të Dërguarit...” (El-Huxhurat : 2),
hyri Ebu Habije në shtëpinë e tij dhe e mbylli derën, kështu që i humbi të Dërguarit
të All-llahut (s.a.v.s.) dhe dërgoi dikë që të pyet për çështjen e tij? Tha: Unë jam një
njeri me zë të fuqishëm dhe kam frikë që të më shkatërrohet puna ime. I Dërguari
(s.a.v.s.) i tha: Ti nuk je prej tyre, por ti do të jetosh në mirësi dhe do të vdesësh në
mirësi. Pastaj All-llahu i madhëruar e zbriti ajetin: “...All-llahu nuk e do asnjë
arrogant që u lavdërohet të tjerëve” (El-Hadid : 23), ai prapë e mbylli derën e tij
dhe filloi të qajë, kështu që prapë e humbi I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) dhe e
dërgoi dikë që të pyet për të, e ai tha: O I Dërguar i All-llahut, unë e dua bukurinë
dhe dëshiroj ta udhëheqi popullin tim. Ai (s.a.v.s.) iu përgjigj: Ti nuk je prej tyre,
por do të jetosh falënderues, do të vdesësh shehid dhe do të hysh në Xhennet. Tha:
Kur ndodhi Beteja e Jemames ai doli me Halid Ibnul-Velidin në ballafaqim të
Musejlemes (profetit të rrejshëm), e kur u takuan ballpërball me armikun Thabiti
dhe Salimi, i cili ishte shërbëtor i Ebu Hudhejfes, thanë: Nuk luftonim kështu me të
Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s.), pastaj secili nga ata gropuan nga një grop, u
përqëndruan aty dhe luftuan derisa u vranë dhe atë ditë Thabiti kishte në vetën e tij
një mburojë të shtrenjtë, e aty pranë kaloi një musliman dhe ia mori atë dhe derisa
një prej muslimanëve ishte në gjumë, i erdhë në ëndërr Thabiti dhe i tha: Po të
porosis me një porosi dhe kujdes të thuash: Kjo është vetëm një ëndërr dhe mos ta
kryesh atë! Kur unë vdiça mbrëmë kaloi kah unë një musliman dhe e mori mburojën
time, e shtëpia e tij është nga shtëpitë e fundit të njerëzve, te tenda e tij gjindet një
kali i gjatë të cilin mund ta pasojnë të tjerët, mbi mburojë e ka vendosur një kusi,
kurse mbi atë kusi është ulur një njeri, urdhëroje Halidin që ta dërgoi dikë të ma
marrë mburojën time dhe kur të arrish në Medine te zëvendësi i të Dërguarit të All-
llahut (s.a.v.s.), kishte për qëllim Ebu Bekr Es-Siddikun (r.a.), thuaji atij: Se unë
kam borxh kaq e kaq dhe se filan robi i im, e filan robi janë të liruar. Ky njeri shkoi
te Halidi dhe i tregoi për atë që kishte parë në ëndërr, kështu që Halidi dërgoi dikë
dhe e morën atë mburojë, e pasi që i treguan Ebu Bekrit (r.a.) për ëndërrën që ai
kishte parë ai e lejoi vasijetin (porosinë) e tij. Tha: E nuk dimë dikë që i është lejuar
38
vasijeti i tij pas vdekjes së tij përveç Thabit Ibn Kajsit, All-llahu e paqë mëshiru .
Halidi, Ebu Bekr Es-Siddiku dhe Sahabët (r.a.) u pajtuan që të veprojnë në bazë të
kësaj ëndërre, të zbatojnë porosinë dhe të marrin mburojën nga ai që e kishte në
dorë, e ky pra është fikh i pastërt. E nëse Ebu Hanifja, Ahmedi dhe Maliku pranojnë
thënien e njërit akuzues nga bashkëshortët në atë që është në dobi të njërit nga ata
bazuar në ndonjë argument të saktë të tij, atëherë ajo ka më shumë përparësi.
Poashtu Ebu Hanifja e pranoi thënien e akuzuesit për murin me ekzistimin e
qerpiqëve të pjekur përskaj tij dhe të litarëve lidhës. Pastaj All-llahu e ka lejuar
dënimin e gruas me benë e burrit dhe me ndonjë arsye që mund të jetë e
bashkangjitur me të.
është përmendur për të kurrfarë akuze apo verifikimi, ai pra është I panjohur. E transmetoi Abdurr-
Rrezzaku në “El-Musannef” (20425).
38
Zingjiri është I dobët. E transmetoi Hejthemiu në “Mexhmeuz-Zevaid” (9/321), ia përshkruajti
Taberanit. Aty gjindet Ebu Thabit Ibn Kajs Ibn Shemasi të cilin nuk e kam njohur, por tha: Më tregoi
babai im Thabit Ibn Kajsi, e sikurse shihet ai është Sahabij. E transmetoi Hakimi në “El-Mustedrek”
(3/235) dhe heshti për të. Kështu e pëlqeu edhe Dhehebiu. Them: Por unë nuk kam gjetur askend që foli
për jetën e vajzës së Thabitit, kurse Ata El-Hurasani është përplotë iluzione.