Page 9 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 9

En-Nakidi i cili tha: E dëgjova El-Hasen Ibnul-Xhereviun i cili tha: Kalova pranë varrit
                  të një motres time të cilës i këndova kaptinën Tebareke (El-Mulk) dobia e të cilës është
                  e njohur, pastaj më erdhë një njeri dhe më tha: E pashë motrën tënde në ëndërr duke më
                  thënë:  All-llahu  e  shpërbleftë  me  të  mirë  Ebu  Aliun  sepse  pata  dobi  nga  ajo  që  më
                  këndoi.
                  Më tregoi El-Hasen  Ibnul-Hejthemi i cili tha: E  dëgjova Ebu Bekr Ibnul-Atresh  Ibn
                  Bint Ebi Nasr Ibnut-Temmar i cili tha: Një njeri vinte te varri i nënës së tij në ditën e
                  xhuma dhe e këndonte aty suren Jasin, në disa ditë të tij erdhë dhe e këndoi suren Jasin
                  pastaj tha: O All-llah, nëse i ke ndarë kësaj sure sevap, ndaje atë në banorët e këtyre
                  varrezave. Kur arriti Xhumaja tjetër erdhë një grua dhe tha: A ti je filani i biri i filanes?
                  Tha: Po. Atëherë ajo tha: Mua më vdeku një vajzë e imja të cilën e pashë në ëndërr të
                  ulur në buzë të varrit të saj dhe i thashë: Çfarë të bëri të ulesh këtu? Më tha: Filani i biri
                  i filanes erdhë te varri i nënës së tij, e këndoi suren Jasin dhe ia dhuroi sevapin e saj
                  banorëve të varreve, kështu që na goditi aroma e saj, apo na u falën gjynahet, apo diçka
                  të ngjashme.
                  Te Nesaiu dhe te të tjerët transmetohet në hadithin e Makil  Ibn Jesar El-Muznit se i
                                                                                   24
                  Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Këndone suren Jasin te të vdekurit tuaj” . Me këtë  mund të
                  jetë për qëllim këndimi i saj kur njeriu është duke vdekur, sikurse thënia e tij (s.a.v.s.):
                                                                                                     25
                  “Shqiptonjau të vdekurve tuaj (atyre që janë duke vdekur) La ilahe  il-lAll-llah” ,
                  poashtu mund të jetë për qëllim këndimi i saj te varri, kurse mendimi i parë është më i
                  qartë për disa aspekte:
                      1-  Kjo  thënie  e  tij  (s.a.v.s.)  është  e  ngjashme  me  thënien:  Shqiptonjau  të
                         vdekurve tuaj La ilahe il-lAll-llah.
                      2-  Dobia e atij që është duke vdekur me këtë sure, meqë në të përmendët Tevhidi
                         (njëshmëria  e  All-llahut),  vendkthimi,  përgëzimi  me  Xhennet  për  monoteistët
                         dhe lakmia e atij që vdiç duke thënë: “Atij i është thënë: “Hyn në Xhennet!” E
                         ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im. Për atë se më fali Zoti im dhe më bëri prej
                         të nderuarve!” /Jasin : 26-27/. E me këtë gëzohet shpirti kështu që e dëshiron
                         takimin  me  All-llahun  dhe  Ai  e  dëshiron  takimin  me  të  sepse  kjo  sure  është
                         zemra  e  Kur’anit  dhe  ajo  ka  veçanti  të  çuditshme  kur  këndohet  pranë  atij  që
                         është duke dhënë shpirt.
                         Ebul-Ferexh  Ibnul-Xhevziu  përmendi  duke  thënë:  Ishim  tek  imami  ynë  Ebul-
                         Vakt Abdul-Evvel kur ai ishte duke dhënë shpirt, momenti i fundit i yni me të
                         ishte kur ai shikoi në qiell, buzëqeshi dhe tha: “Ah, sikur ta dinte populli im. Për
                         atë se më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!”, pastaj vdiç.
                      3-  Ky është një veprim dhe traditë e njerëzve në të kaluarën dhe tani, e këndojnë
                         suren Jasin në momentin e vdekjes.
                      4-  Sikur Sahabët (r.a.) të kishin kuptuar nga fjala e tij (s.a.v.s.): “Këndone suren
                         Jasin te të vdekurit tuaj”, që të këndohet ajo te varri, nuk do ta lënin atë kurse
                         kjo çështje ishte traditë dhe shumë e njohur në mes tyre.
                      5-  Dobia e tij me dëgjimin e saj, si dhe përqëndrimi i zemrës e i mendjes së tij me
                         leximin e saj në momentet e fundit në këtë botë, kjo është për qëllim, kurse për
                         leximin e saj te varri i tij nuk shpërblehet sepse sevapi fitohet me këndimin apo
                         dëgjimin  e  saj,  e  cila  gjë  është  vepër  e  mirë  dhe  veç  është  ndërprerë  nga  i
                         vdekuri.



                  24   Hadithi  është  I  dobët.  E  transmetoi  Nesaiu  në  (El-Jevm  vel-Lejle,  1082), Ibn  Maxhe  (1448),  Ebu
                  Davudi (3121). Esh-Shejh El-Albani e konsideroi të dobët, shiko: Hadithet e dobëta te Ibn Maxhe (308).
                  25  E transmetoi Muslimi në (El-Xhenaiz, 201), Nesaiu (4/5), Ibn Maxhe  (1446), Bejhekiu në  “El-Kubra”
                  (3/383)  dhe Hadithet Sahiha (1/759).
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14