Page 12 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 12

Poashtu është vërtetuar nga Ammad Ibn Seleme nga Thabiti nga Shehr Ibn Havshebi
                      se Sa’b Ibn Xhuthame ishte i vëllazëruar me Avf Ibn Malikun dhe Sa’b i tha Avfit:
                      O vëllau im, cili të vdesim i pari nga ne do t’i shfaqemi njëri-tjetrit (në ëndërr). Tha:
                      Pse, a ka mundësi të ndodhë kjo? Tha: Po. Pasi vdiç Sa’bi, Avfi pa në ëndërr  sikur
                      ai i erdhë dhe i tha: O vëllau im! Ky i tha: Urdhëro. I tha: Çfarë ndodhi me ju? Tha:
                      Na u falë neve pasi që kaluam fatkeqësive. Tha: E pashë një shenjë të zezë në qafen
                      e tij dhe i thashë: O vëllau im, çështë kjo? Tha: Dhjetë dinarë të cilët i mora nga
                      filan hebreu dhe janë në karnin tim, jepjani ato atij dhe dije o vëllau im se çfarëdo
                      ndodhie që ka ndodhë në familjen time pas vdekjes time unë kam informata për të,
                      madje edhe për macen e cila ka ngordhur para disa dite, si dhe dije se bija ime do të
                      vdes pas gjashtë ditësh kështu që silluni me të mirë. Kur gdhiva thashë: Vërtetë këtu
                      ka shenja, kështu që shkova te familja e tij dhe ata më thanë: Mirë se erdhe o Avf, a
                      kështu bëni me të mbeturit e vëllezërve tuaj, nuk na ke ardhur prej se ka vdekur
                      Sa’bi. Tha: Shkova dhe shfaqa arsye ashtu si bëjnë njerëzit, e shikova karnin, pastaj
                      e zbrita atë dhe e zbraza kështu që e gjeta në të qesen në të cilën ishin dinarët, pastaj
                      shkova me to te hebreu dhe i thashë: A ke patur diçka tënden te Sa’bi? Tha: All-
                      llahu e mëshiroftë Sa’bin, ai ishte nga shokët më të zgjedhur të Dërguarit të All-
                      llahut (s.a.v.s.), ato janë të tij. I thashë: Gjithsesi do të më tregosh. Tha: Po, ja kam
                      huazuar dhjetë dinarë. E unë ia hodha ato dhe ai tha: Këto janë vetë ato pasha All-
                      llahun. Thashë: Kjo është shenja e parë.
                      Tha: U thashë se a ka ndodhur te ju ndonjë ndodhi pas vdekjes së Sa’bit dhe ata më
                      thanë: Po, ka ndodhur kështu e kështu. U thashë: Po tjetër diçka? Më thanë: Po, edhe
                      një macë e cila na ka ngordhur qe disa ditë. Thashë: Kjo është shenja e dytë.
                      U thashë: Ku është vajza e vëllaut tim? Thanë: Është duke luajtur. Kur shkova tek
                      ajo e preka dhe e gjeta se kishte temperaturë, kështu që u thashë: Kërkoni porosi të
                                                             36
                      mirë nga ajo. Ajo vdiç pas gjashtë ditëve .
                      Kjo tregon fikhun (kuptimin e thukët) e Avfit, All-llahu e mëshiroftë, ai ishte nga
                      Sahabët,  e  kreu  porosinë  e  Sa’b  Ibn  Xhuthames  pas  vdekjes  së  tij,  e  kuptoi
                      vërtetësinë e thënies së tij përmes shembujve me të cilët ai e informoi se dinarët janë
                      dhjetë dhe janë në karn, pastaj e pyeti hebreun dhe fjala e tij u përputhë me ëndërrën
                      e  tij  kështu  që  Avfi  u  bindë  në  vërtetësinë  e  kësaj  çështjeje,  prandaj  ia  dorëzoi
                      dinarët hebreut, e ky është pra fikh (dituria e thellë) i cili i takon njerëzve më të ditur
                      dhe  më  të  mençur,  e  ata  janë  As’habët  e  të  Dërguarit  të  All-llahut  (s.a.v.s.)  dhe
                      ndoshta shumë nga të vonshmit e urrejnë këtë e thonë: Si i lejohet Avfit që t’i bartë
                      dinarët nga trashëgimia e Sa’bit te hebreu duke u bazuar në një ëndërr kur ato janë të
                      jetimëve dhe trashigimtarëve të tij?
                      I ngjashëm me këtë fikh, me të cilin i veçoi All-llahu nga njerëzit e tjerë, është edhe
                      rrëfimi i Thabit Ibn Kajsit nga Shemasi, të cilën e përmendi Ebu Omer Ibn Abdul-
                      Berr  dhe  të  tjerët,  tha  Ebu  Omeri:  Na  tregoi  Abdul-Varith  Ibn  Sufjani,  na  tregoi
                      Kasim  Ibn  Asbegu,  na  tregoi  Ebuz-Zinba  Ruh  Ibnul-Ferexhi,  na  tregoi  Seid  Ibn
                      Ufejri dhe Abdul-Aziz Ibn Jahja El-Medini, na tregoi Malik Ibn Enesi nga Shihabi
                      nga Ismail Ibn Muhammed Ibn Thabit El-Ensariu nga Thabit Ibn Kajsi nga Shemasi
                      se i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) i tha: “O Thabit, a nuk je i kënaqur që të jetosh
                                                                              37
                      falënderues, të vritesh shehid dhe të hysh në Xhennet” . Maliku tha: Thabit Ibn
                      Kajsi ra shehid në Betejën e Jemames.



                  36  Zingjiri është I dobët. Aty gjiindet Shehr Ibn Havsheb El-Eshariu, Esh-Shamiu, shërbëtori I Esma
                  bint Jezid Ibnus-Seken, I sinqertë, me shumë iluzione, vdiç në vitin e 12 (Takrib, 1/355/112).
                  37   Zingjiri  është  I  dobët.  E  transmetoi  Hakimi  në  “El-Mustedrek”  (3/234)  e  përmendi  si  të  saktë,  e
                  pëlqeu në këtë edhe Dhehebiu. Them: E vërtetë është ajo që tha Ibn Ebi Hatimi në përshkrimin e tij: Nuk
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17