Page 14 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 14
E më shumë se kjo është edhe vrasja e atij që është bërë be kundër tij në rastin e
betimit të akuzuesve me ekzistimin e ndonjë arsyeje të qartë të përzierjes së tij (në
rast vrasjeje). Poashtu All-llahu i madhëruar e ka bërë ligj pranimin e thënieve të
akuzuesve për trashëgimin e të vdekurit të tyre nëse ai vdes në udhëtim dhe nëse u
ka lënë porosi dy njerëzve nga jomuslimanët, pastaj trashëgimtarët kanë vërejtur
tradhtinë e dy personave të cilëve u është lënë porosia dhe ata betohen në All-llahun
se e meritojnë, kështu që betimet e tyre janë më të rëndësishme se betimet e
trashëgimtarëve dhe këtë çështje e zbriti All-llahu i madhëruar në fund të sures El-
Maide, e cila është prej sureve të fundit të zbritura, e të cilën nuk e anuloi asgjë dhe
me të punuan Sahabët (r.a.).
Ky pra është argument se në pasuri mund të gjykohet me rastin e ekzistimit të
dyshimit në përzierje (levth – ndotjes, zhytjes) sepse nëse lejohet gjaku me dyshim
të përzierjes pas betimit, atëherë të gjykohet me dyshim të përzierjes, e që janë
arsye të hapta, në pasuri ka më shumë përparësi.
Sipas kësaj punuan udhëheqësit e drejtësisë në nxjerrjen e gjërave të vjedhura nga
vjedhësit saqë shumë nga ata që e urrejnë këtë kërkojnë ndihmë nga ata kur u
vjedhet pasuria e tyre.
All-llahu i madhëruar na tregoi për dëshmitarin i cili dëshmoi në rastin e Jusufit të
sinqertë (a.s.) dhe gruas së udhëheqësit, ai gjykoi me ekzistimin e një arsyeje në
sinqeritetin e Jusufit (a.s.) dhe e përgënjeshtroi gruan. Pra, All-llahu i madhëruar
nuk ia urrejti këtë, por na tregoi për të duke e vërtetuar atë.
Poashtu i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) na tregoi se pejgamberi Sulejman Ibn Davud
(a.s.) gjykoi në mes dy grave të cilat pretenduan secila se fëmija është i saj, ai gjykoi
se fëmija është i më të resë me arsyen që iu shfaqë atij pasi që u kishte thënë: Ma
bini një thikë që ta ndajë atë mes jush dhe kjo e detyroi më të madhen të thotë: Po,
unë pajtohem me këtë, kështu ajo dëshironte të gëzohej që edhe më e reja ta humbë
birin e saj, ndërsa ajo tjetra e cila ishte më e re tha: Mos e bë atë sepse fëmiu është i
kësaj. Atëherë Sulejmani a.s. gjykoi se fëmiu është i më të resë si i shkak i mëshirës
dhe dashurisë që gjindej në zemrën e saj saqë ia dhuroi atë asaj tjetrës, e në këtë
39
mënyrë ai fëmijë mbetet gjallë dhe ajo mund ta shohë atë .
Këto pra janë nga gjykimet më të mira e më të drejta, e Sheriati Islam (legjislacioni)
vërteton diç të tillë dhe dëshmon vërtetësinë e tyre. Dhe mos është gjykimi me
njohjen e gjurmëve dhe i bashkangjitjes së përkatësisë përveç mbështetjes në arsye
të dyshimta me gjithë paqartësinë dhe fshehtësinë e saj në të shumtën e rasteve.
Me këtë kemi për qëllim se arsyet të cilat kanë ekzistuar në ëndrrën e Avf Ibn
Malikut dhe në rrëfimin e Thabit Ibn Kajsit nuk mungojnë nga shumë ato arsye,
madje ato janë më të fuqishme se vetë ekzistimi i qerpiqëve, litarëve dhe aftësisë së
plaqkave në rastin e akuzuesit kundër tjetrit në çështjen e bashkëshortëve dhe
prodhuesve, kjo pra është e qartë pa ekzistuar kurrfarë sekreti, si dhe natyrshmëria e
njerëzve e mendjet e tyre dëshmojnë vërtetësinë e tyre, ndërsa All-llahut i takon
pëlqimi.
Poashtu është për qëllim që t’i përgjigjemi pyetësit se nëse i vdekuri mund të dijë
kësi lloj detajesh, atëherë dija e tij për vizitën e të gjallit, përshëndetjen dhe lutjen e
tij ka më tepër përparësi.
ÇËSHTJA E DYTË
A TAKOHEN, A VIZITOHEN DHE A BISEDOJNË SHPIRTAT E TË
VDEKURVE APO JO?
39
E transmetoi Buhariu (3427), Fet’hul-Bari (6/528) dhe Muslimi (El-Akdije, 20).