Page 18 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 18

dërguar me kokën e tij në El-Havije (Xhehennem) dhe sa vend i keq që është
                         46
                      ai” .
                      Më  herët  kemi  përmendur  hadithin  e  Jahja  Ibn  Bestamit  i  cili  tha:  Më  tregoi
                      Musmi’ë Ibn Asimi i cili tha: E pashë Asim El-Xhahderiun në ëndërr dy vjet pas
                      vdekjes së tij dhe i thashë: A nuk ke vdekur? Tha: Gjithsesi. I thashë: Ku je ti? Tha:
                      Unë pasha All-llahun, jamë në një kopsht prej kopshteve të Xhennetit, unë dhe disa
                      nga shokët e mi tubohemi çdo nate të xhumas dhe në mëngjesin e saj te Bekr Ibn
                      Abdullah El-Muzniu dhe i marrim lajmet tuaja. I thashë: A me trupat tuaj apo me
                      shpirtat? Më tha: Hejhate (uh), trupat janë kalbur, por takohen shpirtat.
                      Ç’ËSHTJA E TRETË
                      A  TAKOHEN  SHPIRTAT  E  TË  GJALLËVE  DHE  SHPIRTAT  E  TË
                      VDEKURVE APO JO?
                      Dëshmitë e kësaj çështjeje janë të sumta, ato mund t’i përfshijë vetëm All-llahu i
                      madhëruar, si dhe ndishmëria e gjendja faktike janë dëshmitë më të drejta se shpirtat
                      e të gjallëve takohen me shpirtat e të vdekurve ashtu si takohen shpirtat e të gjallëve,
                      e  All-llahu  i  madhëruar  thotë:  “All-llahu  i  merr  shpirtrat  kur  është  momenti  i
                      vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka
                      vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i
                      është caaktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon  (të kthehet) deri në një afat të
                      caktuar. Vërtetë, në këto ka argumente për një popull që mendon” (Ez-Zummer :
                      42).
                      Ebu Abdullah Ibn Mendeh tha: Na tregoi Ahmed Ibn Muhammed Ibn Ibrahim, na
                      tregoi Abdullah Ibn Husejn El-Harrani, na tregoi gjyshi im Ahmed Ibn Shuajbi, na
                      tregoi  Musa  Ibn  A’juni  nga  Matrefi  nga  Xha’fer  Ibn  Ebil-Mugire  nga  Seid  Ibn
                      Xhubejri nga Ibn Abbasi se për këtë ajet tha: Më ka arritur se shpirtrat e të gjallëve
                      dhe të vdekurve takohen në gjumë dhe bashkëbisedojnë, All-llahu i mban shpirtrat e
                                                                                    47
                      atyre që vdesin dhe i lëshon shpirtrat e të gjallëve në trupat e tyre .
                      Ibn Ebi Hatimi në tefsirin e tij tha: Na tregoi Abdullah Ibn Sulejmani, na tregoi El-
                      Husejni, na tregoi Amiri, na tregoi Esbati nga Es-Sudiu se në komentin e fjalës së
                      All-llahut të madhëruar: “...e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur...” tha: E
                      merr atë (e vdes) gjatë gjumit të tij kështu që takohet shpirti i të gjallit me shpirtin e
                      të vdekurit me çrast përkujtojnë njëri-tjetrin dhe njihen. Tha: Pastaj kthehet shpirti i
                      të gjallit në trupin e tij në dun’ja që ta plotësojë afatin e mbetur kurse shpirti i atij që
                      do të vdes dëshiron të kthehet në trupin e tij, por ai pengohet.
                      Kjo pra është njëra nga dy thëniet rreth ajetit: Se shpirti i mbajtur është ai që ka
                      vdekur me vdekje qysh prej fillimit, ndërsa shpirti i lëshuar është ai që është marrë
                      në vdekjen e gjumit, pra kuptimi sipas kësaj është se e merr shpirtin e atij që do të
                      vdes,  e  mbanë  atë  dhe  nuk  e  lëshon  deri  në  Ditën  e  Kijametit,  poashtu  e  merr
                      shpirtin e atij që është në gjumë dhe pastaj e lëshon atë të shkojë në trupin e tij që ta
                      plotësojë afatin dhe më pastaj e bën të vdes me vdekjen tjetër.
                      Kurse thënia e dytë në këtë ajet është: Se shpirti i mbajtur e edhe i lëshuari që të dy
                      janë në vdekje të gjumit, ai shpirt që ka plotësuar afatin e caktuar nuk kthehet në
                      trupin e tij, kurse ai që nuk ka plotësuar afatin e caktuar kthehet në trupin e tij që ta
                      plotësojë atë, këtë thënie e zgjodhi edhe Shejhul-Islam (Ibn Tejmije) dhe tha: Në


                  46   Zingjiri  është  i  dobët.  E  transmetoi  Taberani  në  “El-Kebir”  (4/153).  E  përmendi  El-Hejthemiu  në
                  “Mexhmeuz-Zevaid” (2/327). Albani tha për të se është i dobët në “Ed-Daife” (864). Them: Dobësi e
                  këtij  hadithi  është  Muavijetu  Ibn  Jahja  Es-Sadefi.  El-Hafidh  Ibn  Haxheri  tha  është  i  dobët  (Takrib,
                  2/261/1245).
                  47  Zingjiri është i dobët. Aty gjindet Abdullah Ibnul-Husejn El-Ezdeiu, Ebu Hariz, El-Basri, gjykatësi i
                  Sexhistanit, i sinqertë por gabon (Takrib: 1/409/257).
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23