Page 22 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 22

vdekjen  mos  pyet  për  ashpërsinë,  fatkeqësinë  dhe  preokupimin  e  saj  përveçse
                      mëshira e All-llahut na mbuloi neve çdo të metë dhe Ai na priti vetëm me mirësinë e
                      Tij.
                      Salih Ibn Bishri tha: Kur vdiç Ata’ë Es-Silmiu e pashë në ëndërr dhe i thashë: O Ebu
                      Muhammed, a nuk je në grupin e të vdekurve? Tha: Gjithsesi. I thashë: Çfarë ndodhi
                      me ty pas vdekjes tënde? Tha: Kalova, pasha All-llahun, në mirësi të shumta dhe te
                      Një  Zot  falës  dhe  falënderues  i  madh.  I  thashë:  Ti,  pasha  All-llahun,  ishe  me
                      pikëllim të gjatë në dun’ja, e ai buzqeshi dhe më tha: Pasha All-llahun, ai pikëllim
                      mu zëvendësua me një rehati të gjatë dhe më një gëzim të përhershëm. I thashë: Në
                      cilat pozita je ti? Tha: Me ata që All-llahu u dhuroi begatitë e Tij me pejgamberët,
                      me besimtarët e sinqertë, me shehidët, me të mirët dhe sa shoqëri e mirë që është
                      ajo.
                      Kur vdiç Asim El-Xhahderiu e pa dikush nga familja e tij në ëndërr dhe i tha: A nuk
                      ke vdekur? Tha: Gjithsesi. I tha: E ku je ti? Tha: Unë, pasha All-llahun, jam në një
                      kopsht prej kopshteve të Xhennetit me disa shokë të mi dhe çdo mbrëmje të xhumas
                      e në mëngjesin e saj takohemi te Bekr Ibn Abdullah El-Muzniu ku marrim lajmet
                      tuaja. Tha: I thashë: Trupat tuaj apo shpirtrat? Tha: Hejhate (uh), trupat janë kalbur,
                      por takohen shpirtrat.
                                                   56
                      Dikush e pa Fudejl Ibn Ijjadin  në ëndërr pas vdekjes së tij i cili tha: Nuk pashë për
                      robin më të mirë se Zotin e Tij.
                      Murretu El-Hemdhani ishte aq i devotshëm saqë toka kishte ngrënë ballin e tij nga
                      sexhdet e shumta që kishte bërë, e kur vdiç dikush nga familja e tij e kishte parë në
                      ëndërr pas vdekjes së tij se si vendi i sexhdes në ballin e tij bënte dritë si të ishte yll
                      ndriçues dhe i tha: Çka është kjo shenjë që e shoh në fytyrën tënde? Tha: Vendin e
                      sexhdes të cilin e kishte ngrënë toka e mbuloi drita. Tha: I thashë: Çfarë pozite ke ti
                      në ahiret? Tha: Pozitën më të mirë, në një shtëpi që pronarët e saj nuk largohen nga
                                          57
                      aty dhe as nuk vdesin .
                      Ebu  Ja’kub  El-Kariu  tha:  E  pashë  në  ëndërr  një  njeri  të  gjatë  të  cilin  njerëzit  e
                                                                                   58
                      pasonin dhe thashë: Kush është ky? Më thanë: Uvejs El-Karni , pastaj edhe unë e
                      pasova. Thashë: Më këshillo, All-llahu të mëshiroftë. Ai u mërrol në fytyrën time. I
                      thashë: Një që kërkon udhëzim, më udhëzo, All-llahu të mëshiroftë. Atëherë u kthye
                      nga unë dhe më tha: Shpreso rahmetin e All-llahut te dashuria e Tij, ruaju dënimit të
                      Tij me rastin e kundërshtimit të Tij dhe mos e ndërprejë shpresën tënde gjatë kësaj,
                      pastaj shkoi dhe më la.
                                                          59
                      Ibnus-Semmaku tha: E pashë Misarin  në ëndërr dhe i thashë: Cilat vepra i gjete më
                      të mira? Tha: Tubimet e dhikrit (përmendjes së All-llahut).
                      El-Exhlehu tha: E pashë Selemete Ibn Kuhejlin në ëndërr dhe i thashë: Cilat vepra i
                                                            60
                      gjete më të mira? Tha: Namazin e natës .
                      Ebu Bekr Ibn Ebi Merjemi tha: E pashë në ëndërr Vefa Ibn Bishrin pas vdekjes së tij
                      dhe i thashë: Çfarë bëre o Vefa? Tha: Shpëtova pas çdo mundi. I thashë: Cilat vepra
                                                                                       61
                      i gjetët më të mira? Tha: Të qarit nga frika e All-llahut të madhëruar .


                  56
                     El-Fudejl  Ibn  Ijjad  Ibn  Mes’ud  Et-Temimi    El-Jerbui,  Ebu  Ali  Ez-Zahid.  Ibn  Sa’di  tha:  Ishte  I
                  besueshëm, fisnik, I mirë, adhurues, I devotshëm dhe me shumë hadithe. Vdiç në Mekke në vitin 187h.
                  (Hiljetul-Evlija: 8/84).
                  57  Është vetëm një ëndërr, nuk lejohet argumentimi me të.
                  58
                    Uvejs Ibn Amir El-Kareni, zotriu I tabiinëve, transmetoi nga ai Muslimi (Takrib: 1/86/661).
                  59  Misar Ibn Kiddam Ibn Dhuhejr Ibn Ubejde El-Hilali El-Amiriu, Ebu Selemete El-Kufiu. Thevriu tha:
                  Kur ne kundërshtoheshemi në diç, e pyetnim Misarin. Vdiç në vitin 153h. (El-Iber: 1/124).
                  60  Është vetëm ëndërr, nuk mund të mirret argument.
                  61
                    Është vetëm ëndërr, nuk mund të mirret argument.
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27