Page 21 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 21
52
Kur vdiç Rexha Ibn Hajeve e pa në ëndërr gruaja e tij Abidja dhe i tha: O Ebul-
Mikdam, çka është bërë me ju? Tha: Mirë, por jemi frikësuar pas jush saqë
menduam se u bë Kijameti. Tha: I thashë: Prej nga kjo? Tha: Hyri Xherrahi dhe
shokët e tij në Xhennet me ngarkesat e tyre derisa u bë tollovi në derën e tij.
Xhemil Ibn Murre tha: Mevrik El-Axheliu ishte vëlla dhe shok i imi, një ditë i
thashë: Cilido që vdes i pari prej nesh le të vijë te shoku i tij dhe le t’i tregojë se çka
është bërë me të. Tha: Vdiç Mevreku të cilin e pa gruaja ime në ëndërr sikur na
erdhë ashtu si vinte dhe trokiti në derë ashtu sikurse trokitte, tha ajo: U ngrita dhe i
hapa derën ashtu sikurse ia hapja atë dhe i thashë: Hyn o Ebul-Mu’temer në derën e
vëllaut tënd. Tha: Si të hy kur e kam shijuar vdekjen?! Unë në të vërtetë kam ardhur
që t’i tregojë për një të mirë që All-llahu bëri me mua, tregoji se Ai më vendosi në
grupin e mukarrebinëve (më të afërmit e Zotit).
53
Kur vdiç Muhammed Ibn Sirini disa nga shokët e tij u pikëlluan me pikëllim të
madh, njëri nga ata e pa në ëndërr në një gjendje të pleqërisë dhe i tha: Po të shoh në
një gjendje që më gëzon, por si është Hasani (Hasan El-Basriu) dhe ai i tha: Ai është
ngritur mbi mua për shtatëdhjetë pozita. I thashë: E përse kjo kur ne mendonim se ti
ishe më i mirë se ai? Tha: E fitoi atë me pikëllimin e tij të gjatë.
Ibn Ujejne tha: E pashë Sufjan Eth-Thevriun në ëndërr dhe i thashë: Më këshillo!
54
Më tha: Pakëso njohjen e njerëzve .
Ammar Ibn Jusufi tha: E pashë El-Hasen Ibn Salihun në ëndërr dhe i thashë se
shpresoja të takojë ty, çfarë ka te ti që të na tregosh? Tha: Gëzohu sepse unë nuk
55
pashë asgjë si mendimi i mirë në All-llahun .
Kur vdiç Rabia e pa në ëndërr një grua nga shoqet e saj me tesha të mëndafshta dhe
me një shami prej mëndafshit të hollë, ndërsa ajo ishte varrosur me një xhybe dhe
shami nga leshi dhe i tha: Çfarë ndodhi me xhyben dhe shaminë me të cilën ishe
varrosur? Tha: Pasha All-llahun janë marrur nga unë, më janë zëvendësuar me këta
që sheh, më janë palosur qefinët e më janë vulosur ata dhe u ngrita në Ilijjin (vendi i
lartë ku janë shpirtrat e besimtarëve) që të më plotësohet shpërblimi në Ditën e
Kijametit. I thashë: Këtë e dije sa ishe në dun’ja? Tha: E çka është kjo kur unë pashë
fisnikërinë e All-llahut ndaj evlijave të Tij (të dashurve)?! I thashë: Çfarë ka ndodhë
me Abedete Bint Ebi Kilabin? Tha: Hejhate, hejhate (uh, uh) na ka parapri pasha
All-llahun në pozitat më të larta. I thashë: Me çka kur ti te njerëzit ishe më e
devotshme se ajo? Tha: Ajo nuk u mërzite pa marrë parasyshë në çfarë gjendje që
gëdhinte apo ngryste në dun’ja. I thashë: E çfarë ndodhi me Ebu Malikun
(Dajgamin)? Tha: Ai e viziton All-llahun kurdo që dëshiron. I thashë: E çfarë
ndodhi me Bishr Ibn Mensurin? Tha: Beh, beh (ah, ah) atij iu dha, pasha All-llahun,
më shumë se që shpresonte. I thashë: Më urdhëro me një urdhër me të cilin do të
afrohem tek All-llahu i madhëruar? Tha: Përmende All-llahun shumë sepse pothuase
do ta kanë lakminë për këtë në varrin tënd.
Kur vdiç i devotshmi Abdul-Aziz Ibn Sulejman disa nga shokët e tij e panë në
ëndërr me tesha të gjelbra dhe në kokën e tij kishte një kurorë nga margaritarët, i
tha: Si je pas nesh, si e gjete shijen e vdekjes dhe si e gjete çështjen atje? Tha: Për
52
Rexha Ibn Hajeve Ibn Xhervel El-Kindi, Ebul-Mikdam, I thuhet edhe Ebun-Nasr esh-Shami el-Filistini,
Metar El-Verrak tha: Nuk kam takuar nga Shami njeri më të mirë se Rexha Ibn Hajeve dhe nuk dihet
asnjë që I është lejuar dëshmia i vetëm përveç Rexha Ibn Hajeves, d.m.th. se në kohën e Omer Ibn Abdul-
Azizit ka dëshmuar i vetmuar, vdiç në vitin 112h. ( Shedheratudh-Dheheb: 1/145).
53
Muhammed Ibn Sirin El-Ensariu, Ebu Bekr Ibn Ebi Umre El-Basri, shërbëtori I Enes Ibn Malikut. Tha
Ibn Hibbani: I besueshëm, I mirë dhe I përpikët, I komentonte ëndërrat dhe I pa tridhjetë sahabij, vdiç në
muajin Shevval në vitin 110h. njëqind ditë pas Hasan El-Basriut (Tarihu Bagdad: 5/331).
54 Kjo është vetëm ëndërr, nuk lejohet argumentimi me të.
55
Kjo është vetëm ëndërr, nuk lejohet argumentimi me të.