Page 23 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 23
El-Lejth Ibn Sa’di nga Musa Ibn Virdani tha se e pa Abdullah Ibn Ebi Habiben në
ëndërr pas vdekjes së tij i cili tha: Mu paraqiten mua të mirat dhe të këqijat e mia,
pash në veprat e mia të mira disa kokrra të shegës të cilat i ngrëna dhe pashë në
62
veprat e mia të këqia dy pejë të mëndafshit që mu kishin ngjitur në kapelen time .
Sunejd Ibn Davudi tha: Më tregoi djali i vëllaut të Xhuvejrije Ibn Esmas i cili tha:
Ishin në Abadan ku na erdhë një djalë i ri nga banorët e Kufes i cili ishte i
devotshëm, ai vdiç aty në një ditë me vapë të madhe dhe unë thashë: Le të ftohet dhe
pastaj e bëjmë gati atë. Unë fjeta dhe pashë nëdërr sikur jam në varreza dhe aty
pashë një kube të bukur nga margaritarët duke ndriçuar, unë e shikoja atë kur u ça
dhe filloi ta dalë një grua që nuk kisha pa më të bukur se ajo dhe ajo u afrua më tha:
Pashë All-llahun, mos na e ndalë atë deri në drekë. Tha: U zgjova i frikësuar dhe
menjëherë fillova ta përgatis, i hapa një varr në vendin që kisha parë kuben dhe aty e
63
varrosa .
Abdul-Melik Ibn Itab El-Lejthiu tha: E pashë Amir Ibn Abdu Kajsin në ëndërr dhe i
thashë: Cilat vepra i ke gjetur më të vlefshme? Tha: Ato me të cilat është dëshiruar
fytyra e All-llahut (të sinqertat).
Jezid Ibn Haruni tha: E pashë Ebul-Ala Ejjub Ibn Miskinin në ëndërr dhe i thashë:
Çfarë bëri Zoti yt me ty? Tha: Më fali mua. I thashë: Me çka? Tha: Për hatër të
agjërimit dhe namazit. I thashë: A e ke parë Mensur Ibn Zadanin? Tha: Hejhate (uh),
pallatin e tij e shohim nga shumë larg.
Jezid Ibn Nuame tha: Një robreshë e imja vdiç në kolerën e El-Xharif-it të cilën e pa
në ëndërr babai i saj dhe i tha: Oj bija ime, më trego për ahiretin (botën tjetër), ajo u
përgjigj: O babai im, kemi arritur në një çështje të madhe, ne dimë por nuk punojmë,
ndërsa ju punoni por nuk dini, pasha All-llahun, një apo dy tesbih (madhërim i All-
llahut si fjala subhanAll-llah), ose një apo dy reqate t’i kem në fletushken e veprave
të mia do të ishin më të dashura për mua se krejt bota dhe çfarë ka në të.
Kethir Ibn Murre tha: Pashë në ëndërr sikur hyra në një pozitë më të lartë në
Xhennet, fillova të sillem aty dhe të habitem, aty pashë disa nga gratë e xhamisë në
një anë të asaj pozite, shkova e i përshëndeta ato me selam dhe pastaj u thashë: Me
çka e arritët këtë pozitë? Thanë: Me sexhdet dhe tekbiret e shumta.
64
Mezahimi, shërbëtori i Omer Ibn Abdul-Azizit , tha: Gruaja e Omer Ibn Abdul-
Azizit, Fatimetu Bintu Abdul-Melik, tha: Një natë u zgjua Omer Ibn Abdul-Azizi
dhe tha: E pashë një ëndërr mahnitëse, tha: I thashë: U bëfsha kurban për ty, ma
trego atë! Tha: Nuk ta tregoj atë para agimit. Kur gdhiu ai doli u falë dhe u kthy në
vendin e tij. Atëherë e shfrytëzova vetminë e tij dhe i thashë: Ma trego ëndërrën të
cilën e ke parë. Tha: Pashë sikur u ngrita në një tokë të gjelbëruar e të gjërë sikur të
ishte një shtrojë e gjelbër, aty pashë një pallat të bardhë si argjendi, nga aty doli një
njeri i cili me tërë zërin e tij tha: Ku është Muhammed Ibn Abdullah Ibn Abdul-
Mutal-libi, ku është i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.)? Atëherë erdhë i Dërguari i All-
llahut (s.a.v.s.) dhe hyri në atë pallat! Tha: Pastaj doli një tjetër nga ai pallat dhe
thirri: Ku është Ebu Bekri (r.a.), ku është Ibn Ebu Kuhafe? Atëherë erdhë Ebu Bekri
(r.a.) dhe hyri në atë pallat! Pastaj doli një tjetër nga ai pallat dhe thirri: Ku është
Omer Ibnul-Hattabi? Atëherë erdhë Omeri (r.a.) dhe hyri në atë pallat! Pastaj doli
62
Është vetëm ëndërr, nuk mund të mirret argument.
63 Është vetëm ëndërr, nuk mund të mirret argument.
64
Omer Ibn Abdul-Aziz Ibn Mervan Ibnul-Hakem El-Emevi Ed-Dimeshkiu, udhëheqësi I besimtarëve,
imami I drejtë, transmetoi nga Enesi dhe Enesi u fal pas tij, e tha: Nuk ka parë dikend që namazi I tij t’I
përngjajë namazit të Dërguarit të All-llahut (s.a.v.s.) më shumë se ku djalë. Ibn Sa’di tha: Ishte I
besueshëm, ivërtetë, kishte dituri fetare dhe ishte I devotshëm. Vdiç në ditën e xhuma, dhjetë netë para
përfundimit të muajit Rexheb në vitin 101h. (Tabekatul-Huffadh e Sujutiut: f. 53, t/101).