Page 26 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 26

thashë: Çfarë ka bërë Ebu Nasr Et-Timmar? Tha: Ai është mbi njerëzit e tjetër për
                      shkak të durimit të tij të sprovave dhe të varfërisë së tij.
                      Abdul-Hakku tha: Ndoshta me fjalën e tij “gjysmën e Xhennetit” kishte për qëllim:
                      Gjysmën  e  begative  sepse  begatitë  e  Xhennetit  janë  dy  lloje:  Shpirtërore  dhe
                      trupore, kështu që begatohen fillimisht vetëm shpirtrat dhe kur shpirtrat të rikthehen
                      në trupat e tyre, atëherë u bashkangjitet begatia trupore me atë shpirtërore. Një tjetër
                      tha: Begatia e Xhennetit është rezultat i diturisë e veprimit dhe se pjesa e Bishrit në
                      veprim ishte më e madhe se sa në dituri, All-llahu e di më së miri.
                      Një nga të devotshmit tha: E pashë Ebu Bekr Esh-Shiblin në ëndërr sikur ishte ulur
                      në mexhlisin (tubimin) e Rresafes në vendin ku ai ulej, e pashë atë duke ardhur me
                      tesha  shumë  të  bukura,  unë  u  ngrita  dhe  e  përshëndeta  atë  me  selam,  u  ula  para
                      dyarve të tij dhe i thashë: Cilët shokë janë më të afërmit me ty? Tha: Ata që më
                      shumë e përmendin All-llahun, ata që janë më të drejtit në të drejtën e All-llahut dhe
                      ata që shpejtojnë në kënaqësinë e All-llahut.
                      Ebu  Abdurrahman  Es-Sahiliu  tha:  E  pashë  Mejsere  Ibn  Sulejmin  në  ëndërr  pas
                      vdekjes së tij dhe i thashë: Na ke munguar një kohë të gjatë?! Tha: Udhëtimi ëshhtë
                      i gjatë! I thashë:  Ku ke arritur? Tha: Ma lehtësoi mua sepse ne gjatë fetvave tonë
                      lehtësonim. I thashë: Me çfarë po më urdhëron mua? Tha: Me ndjekjen e gjurmëve
                      (Kur’anit dhe Sunnetit) dhe me shoqërimin e të zgjedhurve të cilat të shpëtojnë nga
                      Zjarri dhe të afrojnë te El-Xebbari (Ai që mposhtë çdo gjë).
                      Ebu Xha’fer Ed-Dariri tha: E pashë Isa Ibn Zadhanin në nëdërr pas vdekjes së tij
                      dhe i thashë: Çfarë bëri All-llahu me ty? Ai mu përgjigj me poezi:
                      Sikur ti të shihje bukuroshet rreth meje në përjetësi *** Dhe plotë gota me to
                      për pirje.
                      Këndojnë me libër të gjitha *** Ecin me tesha zvarritur.
                      Një  nga  shokët  e  Ibn  Xhurejxhit  tha:  Pashë  në  ëndërr  sikur  shkova  te  varret  e
                      Mekkës dhe pashë se shumica e tyre kishin nga një tendë, por në një varr pashë se
                      aty kishte një tendë, një shtëpi nga  lëkura dhe një pemë e llotosit, shkova derisa
                      hyra aty dhe i përshëndeta me selam, kur aty pashë Muslim Ibn Halid Ez-Zenxhiun
                      të cilin e përshëndeta me selam dhe i thashë: O Ebu Halid, përse kato varre kanë nga
                      një  tendë  kurse  tenda  jote  ka  një  tendë,  një  shtëpi  nga  lëkura  dhe  një  pemë  të
                      llotosit? Tha: Sepse unë agjëroja shumë. I thashë: Po ku është varri i Ibn Xhurejxhit
                      e ku është vendi i tij sepse unë e shoqëroja shumë dhe dëshiroj ta përshëndes me
                      selam? Ai më tha: Uh (e solli gishtin e tij sinjalizues), ku është Ibn Xhurejxhi kur
                      fletushka e tij është ngritur në Ilijjun.
                      Një nga shokët e Hammad Ibn Selemes e pa atë në ëndërr dhe i tha: Çfarë bëri All-
                      llahu me ty? Tha: Më tha mua: Gjatë e ke munduar shpirtin tënd në dun’ja kurse sot
                      do ta përjetësoj pushimin tënd dhe të atyre që janë lodhur.
                      Ky është një kapitull i gjatë, por nëse shpirti yt nuk mund t’i besoi këto dhe thua:
                      Këto  janë  vetëm  ëndërra,  e  që  nuk  janë  pa  gabime,  atëherë  vështro  atë  që  pa  në
                      ëndërr ndonjë shok, ndonjë i afërm apo dikush tjetër dhe e lajmëroi për një çëhtje që
                      nuk e din përveçse ai që ka ëndërruar, ose e lajmëron për ndonjë pasuri të cilën e ka
                      fshehur, ose e paralajmëron për një çështje që do të ndodhë, ose e përgëzon për një
                      çështje që do të ndodhë dhe ajo ndodhë ashtu si e ka paralajmëruar. Ndonjëherë e
                      lajmëron se ai apo dikush nag familja e tij do të vdes me kaq apo kaq, e ndodhë
                      ashtu  si  ai  ka  paralajmëruar,  ose  e  lajmëron  për  bollëkun,  thatësinë,  për  ndonjë
                      armik, fatkeqësi ose sëmundje, ose për ndonjë qëllim të tij dhe ndodhë sikurse ka
                      paralajmëruar  ai,  thënë  realisht  këto  nuk  mund  t’i  përfshijë  përveçse  All-llahu  i
                      madhëruar  dhe  njerëzit  janë  të  barabartë  në  këtë.  Edhe  ne  dhe  të  tjerët  kemi
                      përjetuar çudira nga këto.
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31