Page 24 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 24

një tjetër dhe thirri: Ku është Othman Ibn Affani? Atëherë erdhë Othmani (r.a.) dhe
                      hyri  në  atë  pallat!  Pastaj  doli  një  tjetër  dhe  thirri:  Ku  është  Ali  Ibn  Ebu  Talibi?
                      Atëherë erdhë Aliu (r.a.) dhe hyri në atë pallat! Pastaj doli një tjetër dhe thirri: Ku
                      është  Omer  Ibn  Aabdul-Azizi?  Atëherë  unë  u  ngrita  dhe  hyra  në  atë  pallat!  Më
                      shtynë derisa arrita te I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) dhe njerëzit rrinin ulur rreth
                      tij. Thashë në vete ku të ulem? Atëherë u ula afër babait (gjyshit) tim, Omer Ibnul-
                      Hattabit,  shikova  dhe  e  pashë  Ebu  Bekrin  (r.a.)  se  ishte  ulur  në  të  djathtë  të
                      Dërguarit të All-llahut (s.a.v.s), Omeri (r.a.) ishte në të majtë të tij, vërejta se në mes
                      të Dërguarit të All-llahut (s.a.v.s.) dhe Ebu Bekrit (r.a.) ishte një njeri! Thashë: Kush
                      është ky njeri në mes të Dërguarit të All-llahut (s.a.v.s) dhe Ebu Bekrit (r.a.)? Më
                      tha: Isau i biri i Merjemes. Athëherë e dëgjova një thirrës duke më folur, por mes
                      meje  dhe  mes  tij  kishte  një  perde  nga  drita,  e  më  tha:  O  Omer  Ibn  Abdul-Aziz,
                      përmbaju asaj në të cilën je dhe u kthehu në atë që je. Pastaj sikur mu lejua të dalë,
                      kur dola nga ai pallat shikova mbrapa e pashë Othman Ibn Affanin duke dalur nga ai
                      pallat dhe thoshte: Falënderimi i qoftë All-llahut i Cili më ndihmoi! Menjëherë pas
                      tij vinte Ali Ibn Ebu Talibi (r.a.) duke dalur nga ai pallat dhe tha: Falënderimi i qoftë
                      All-llahut i Cili më fali mua.
                                         65
                      Seid Ibn Ebu Arube  tha: Omer Ibn Abdul-Azizi tha: I pashë në ëndërr të Dërguarin
                      e All-llahut (s.a.v.s.) dhe Ebu Bekrin e Omerin (r.a.) të ulur pranë tij, u dhashë selam
                      dhe u ula, derisa unë isha ulur i sollën Aliun r.a. dhe Muavijen r.a. të cilët i futën në
                      një shtëpi në të cilën e mbyllën derën derisa unë shikoja dhe me të shpejtë doli Aliu
                      r.a.  duke  thënë:  Gjykoi  për  mua,  pasha  Zotin  e  Qabes,  menjëherë  pas  tij  doli
                      Muavija r.a. i cili tha: Ma fali mua, pasha Zotin e Qabes.
                      Hammad Ibn Ebi Hashim tha: Erdhë një njeri te Omer Ibn Abdul-Azizi dhe tha: E
                      pashë të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s.) në ëndërr dhe në anën e djathtë të tij ishte
                      Ebu Bekri (r.a.) kurse në anën e tij të majtë ishte Omeri (r.a.), atëherë erdhën dy
                      njerëz të cilët grindeshin derisa ti ishe ulur para tij (s.a.v.s.) dhe ai të tha ty: O Omer,
                      kur  të  punosh  puno  me  punën  e  këtyre  dyve,  kishte  për  qëllim  Ebu  Bekrin  dhe
                      Omerin (r.a.). Pas kësaj Omeri kërkoi nga ai që të betohet në All-llahun se e ka parë
                      atë ëndërr! Ai i bëri be dhe Omeri filloi të qajë.
                      Abdurrahman Ibn Ganem tha: E pashë në ëndërr Muadh Ibn Xhebelin tri vite pas
                      vdekjes së tij mbi një kali me lara (të bardha e të zeza) kurse pas tij kishte njerëz të
                      bardhë, të veshur kishin tesha të gjelbra mbi kuaj me lara kurse ai ishte në ballë të
                      tyre dhe thoshte: “...ah, sikur ta dinte populli im, për atë që më fali Zoti im dhe më
                      bëri prej të nderuarve!” /Jasin : 26-27/. Pastaj shikoi nga e djathta dhe e majta e tij,
                      e  tha:  O  Ibn  Ruvaha,  o  Ibn  Madh’un:  “...falënderimi  i  qoftë  All-llahut,  i  cili
                      premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e Xhennetit
                      që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është shpërblimi i atyre që
                      vepruan drejtë” /Ez-Zummer : 74/, pastaj më zgjati dorën dhe më përshëndeti me
                      selam.
                      Kubejsa Ibn Akabe tha: E pashë Sufjan eth-Thevriun në ëndërr pas vdekjes së tij dhe
                      i thashë: Çfarë bëri All-llahu me ty? Tha:
                      E pashë Zotin tim me sy dhe më tha *** Urime kënaqësitë e Mia për ty o Ibn
                      Sa’d.
                      Ti ishe që qëndrojshe në këmbë natën kur nata errësohej *** Me lot i pikëlluar
                      dhe me zemër të vendosur.



                  65
                     Seid  Ibn  Ebu  Arube,  Mehran  El-Adeviu,  shërbëtori  I  tyre  Ebun-Nadr  El-Basriu,  Ahmedi  tha:  Nuk
                  shkruante port ë gjitha I mbante në mend. Ebu Hatimi tha: Para se t’I përzihej ishte I besueshëm, ishte
                  njohsi me I mirë me transmetimet e Katades. Vdiç në vitin 156h. (Tabekat Ibn Sa’d: 7 k. 2 f. 33).
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29