Page 29 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 29
dhe si harron ai, si dhe kur janë ëndërrat të vërteta dhe kur janë të pavërteta? Omeri
(r.a.) i tha: Në zemër ekziston një re si retë e hënës dhe kur ajo mbulon zemrën
njeriu harron, e kur ajo largohet atij i kujtohet ajo që kishte harruar, kurse sa i përket
asaj se kur ëndërra është e saktë dhe kur është e pasaktë, All-llahu i madhëruar
thotë: “All-llahu i merr shpirtrat ur është momenti i vdekjes së tyre, e edhe atë që
është në gjumë e nuk ka vdekur...” , prandaj cili nga ata shpirtra hyn në pushtetin e
qiejve, ëndërra e tij është e saktë, ndërsa shpirtrat e atyre që mbesin nën pushtetin e
70
qiejve janë të pasakta .
Ibn Lehia transmetoi nga Uthman Ibn Neim Err-Rreini nga Uthman El-Asbehiu nga
Ebud-Derdai, i cili tha: Kur njeriu flen ngritet shpirti i tij derisa të arrijë Arshin, nëse
71
ai është i pastër i lejohet sexhdeja, e nëse është i papastër nuk i lejohet sexhdeja .
Xha’fer Ibn Avni transmetoi nga Ibrahim El-Hixhriu nga Ebil-Ahvesi nga Abdullah
Ibn Mes’udi se tha: Shpirtrat janë si ushtritë e fortifikuar, takohen dhe tubohen si
72
kuajt dhe ata që njihen ndërmjet vete afrohen, ndërsa ata që urrehen largohen .
Njerëzit vazhdimisht në të kaluarën dhe tani e dinë dhe e dëshmojnë këtë. Xhemil
Ibn Muammer El-Udhriu tha:
E kaloi ditën duke pritur dhe në mbrëmje *** Në ëndërr takohen shpirti im
dhe shpirti i saj.
Nëse dikush thotë: Ai që është në gjumë ka mundësi t’i shohë në ëndërr të gjallët
dhe të fletë me ta edhe pse mes tyre ka një distancë të largët, kurse ai të cilin e sheh
në ëndërr është i zgjuar dhe shpirti i tij nuk është ndarë nga trupi, e si pra atëherë
takohen shpirtrat e atyre dyve? Themi: Kjo, ose duhet të jetë një shembull i cili i
është paraqitur atij që është në gjumë nga meleku i ëndërrës, ose është të folur të
shpirtit të atij që është në gjumë pasi që ai është zhveshur në ëndërr.
Ndonjëherë dy shpirtra janë fortë të lidhur ndërmjet vete kështu që çdonjëri nga ata
ndien diçka nga ajo që i ndodhë shokut të tij edhe pse nuk ndien se çka u ndodhë të
tjerëve dhe kjo si shkak i lidhjes së fortë mes tyre, e njerëzit kanë parë çudira në këtë
aspekt.
Për qëllim është se shpirtrat e të gjallëve takohen në ëndërr ashtu sikurse takohen
edhe shpirtrat e të gjallëve me të vdekurve. Disa nga të parët thanë: Shpirtrat
takohen në horizonte dhe njihen, apo përkujtojnë njëri-tjetrin dhe atyre u vie meleku
i ëndërrës me atë të mirë apo të keqe që do ta takojnë. All-llahu i madhëruar
përcaktoi për ëndërrat e sakta një melek të cilit i mësoi dhe i inspiroi njohjen e çdo
shpirti në veçanti e edhe emrin e tij, gjendjen e tij fetare e gjendjen e tij në këtë botë,
natyrën e njohjet e tij, nuk i përzihet atij asgjë dhe nuk gabon, i vie atij kopje nga
dituria e fshehtë e All-llahut nga Ummul-Kitabi (Pllaka e ruajtur) se çfarë e mire apo
e keqe do ta godet njeriun në fenë apo dun’jan e tij, i shfaqë ai atij shembujt dhe
pamjet sipas gjendjes së tij, ndonjëherë e përgëzon me të mirën që i ka ardhur apo
që do t’i vijë, e qorton nga ndonjë gjynah që e ka bërë apo mendon ta bëjë, i tërheqë
vërejtjen nga një gjë e urrejtur të cilës i janë lidhur shkaqet që t’i kundërshtoj ato
shkaqe me shkaqe të cilat e shtyenë atë, si dhe për urtësi dhe interese të tjera të cilat
All-llahu i madhëruar i vendosi në ëndërr si begati dhe mëshirë prej Tij, si bëmirësi,
si përkujtim dhe si njoftim. Ai bëri që një nga ato rrugë është takimi i shpirtrave,
përkujtimi dhe njohja e tyre dhe sa ka që pendimi, bëmirësia, asketizmi e dhënia e tij
70 Zingjiri është I ndërprerë. Ali Ibn Ebi Talha, shërbëtor I Benil-Abbas, I ka ngritur te Ibn Abbasi pa e
parë atë, ai është I sinqertë dhe mund të gaboi (Takrib: 2/39/362).
71 Zingjiri është shumë I dobët. Aty gjindet Ibn Lehia, I cili konsiderohet I dobët për shkak të përzierjes
së tij, kurse Uthman Ibn Neimi është I panjohur (Takrib: 2/15/117).
72 Zingjiri është i dobët. Aty është Ibrahim Ibn Muslim El-Abdiu, Ebu Is’hak El-Hixhri, i butë në hadith,
ngriti hadithet e ndalura (Takrib: 2/43/281).