Page 34 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 34

u  alivanos  me  ata  që  u  alivanosen,  kurse  dyshimi  ndodhi  rreth  Musaut  (a.s.)  a  u
                      alivanos dhe u zgjua para tij apo nuk u alivanos, e sikur të ishte për qëllim me atë
                      alivanosje të parë alivanosja e vdekjes, ai (s.a.v.s.) do të vërtetonte vdekjen e tij dhe
                      do  të  dyshonte  a  vdiç  Musa  (a.s.)  apo  nuk  vdiç,  e  cila  gjë  është  e  pavërtetë  nga
                      shumë aspekte. Atëherë, u bë e ditur se ajo alivanosje është alivanosja e frikësimit,
                      sipas kësaj ajeti nuk argumenton se të gjithë shpirtrat vdesin gjatë fryrjes së parë,
                      por ai argumenton se krijesat do të vdesin gjatë fryrjes së parë dhe se çdokush që
                      nuk ka shijuar vdekjen do ta shijoj atë atëherë. Ndërsa ata që kanë shijuar vdekjen,
                      ose atyre që nuk u është shkruar vdekja, ajeti nuk argumenton për ta se ata do të
                      vdesin me vdekjen e dytë, All-llahu e di më së miri.
                      Nëse dikush thotë: Çfarë thuani për fjalën e tij (s.a.v.s.) në hadith: “Njerëzit do të
                      aliavnosen në Ditën e Kijametit kurse unë jam i pari të cilit do t’i hapet varri,
                                                                                          78
                      atëherë e gjejë Musaun (a.s.) të kapur fortë për shtyllën e Arshit” . Ne themi:
                      Nuk ka dyshim se kjo shprehje ka ardhur kështu, nga e cila edhe lindi problemi, por
                      transmetuesit i ndërhyri hadithi brenda një hadithi kështu që u bë ndërtimi mes dy
                      shprehjeve, andaj ai dhe dy hadithet erdhën kështu:
                      Njëri nga ata: Njerëzit do të alivanosen në Ditën e Kijametit kurse unë jam i pari që
                      do të zgjohem.
                      Kurse  i  dyti:  Kështu:  “Unë  jam  i  pari  të  cilit  do  t’i  qahet  toka  në  Ditën  e
                                 79
                      Kijametit”  dhe te Tirmidhiu si dhe te të tjerët në hadithin e transmetuar nga Ebu
                      Seid El-Huderiu (r.a.) I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Unë jam zotriu i bijve të Ademit
                      në  Ditën  e  Kijametit  pa  lavdërim,  në  dorën  time  do  të  jetë  flamuri  i
                      falënderimit  pa  lavdim,  nuk  ka  asnjë  pejgamber  atë  ditë  nga  Ademi  e  më
                      poshtë përveçse do të jetë nën flamurin tim dhe unë jam i pari të cilit do t’i
                      hapet toka pa lavdim”. Tirmidhiu tha: Ky është një hadith i mirë i saktë.
                      Ky  hadith  iu  bashkangjit  transmetuesit  me  hadithin  tjetër  dhe  imami  ynë  Ebul-
                                            80
                      Haxhxhaxh El-Hafidhi  e thoshte këtë.
                      Nëse dikush thotë: Çfarë thuani për fjalën e tij (s.a.v.s.): Nuk e di a u zgjua para
                      meje apo ishte nga ata që i veçoi All-llahu i madhëruar, kurse ata që i veçoi All-
                      llahu  i  madhëruar  në  realitet  janë  të  veçuar  nga  alivanosja  e  fryrjes,  e  jo  nga
                      alivanosja e Ditës së Kijametit sikurse thotë All-llahu i madhëruar: “Dhe i fryhet
                      Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do All-llahu
                      (të mos vdesin)...” (Ez-Zummer : 68), ndërsa në alivanosjen e Ditës së Kijametit nuk
                      është përmendur përjashtimi. Ne themi: Kjo, All-llahu e di më së miri, nuk është e
                      mbajtur në mend kështu dhe ai është supozim i disa transmetuesve, kurse e mbajtur
                      në mend është ajo që transmetimet e sakta janë të shumta rreth thënies së tij: E nuk e
                      di  a  u  zgjua  para  meje  apo  i  mjaftoi  alivanosja  në  kodrën  Tur,  kështu  që  disa
                      transmetues  supozuan  se  ajo  ishte  alivanosja  e  fryrjes  në  Sur  dhe  se  Musa  (a.s.)
                      është  brenda  atyre  që  u  veçuan  nga  ajo  alivanosje  vdekjeprurëse,  e  cila  gjë  nuk
                      përputhet në asnjë mënyrë me vazhdën e hadithit sepse ajo zgjuarje është zgjuarje e
                      ringjalljes, e si pra thotë: Nuk e di a u ringjallë para meje apo i mjaftoi alivanosja në
                      kodrën Tur, pra vështro. Kjo ndryshon nga alivanosja në të cilën do të alivanosen
                      krijesat në Dtën e Kijametit kur do të vijë All-llahu i madhëruar që të gjykojë në
                      mes robërve dhe kur u shfaqet atyre që të gjithë ata alivanosen. Nëse Musa (a.s.) nuk


                  78  E transmetoi Buhariu (3407), Fet’hul-Bari (6/508), Muslimi në (El-Fedail: 160, 162) dhe Ahmedi në
                  “El-Musned” (3/41).
                  79   Hadithi  është  I  saktë.  E  transmetoi  Tirmidhiu  (3148,  3692),  Ibn  Maxhe  (4308),  Ahmedi  në  “El-
                  Musned”  (1/281,  3/332),  Hakimi  në  “El-Mustedrek”  (2/465)  dhe  Ibn  Ebi  Shejbe  në  “El-Musannef”
                  (14/98, 135).
                  80
                    Xhemaludin El-Muzij, hadithologu I Shamit, vdiç më 12 Safer të vitit 642h.
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39