Page 35 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 35

alivanoset  me  ta  atij  i  ka  mjaftuar  alivanosja  në  kodrën  Tur  kur  All-llahu  i
                      madhëruar  iu  shfaqë  kodrës  dhe  e  bëri  copë  e  grimë,  prandaj  alivanosja  e  asaj
                      shfaqjeje iu zëvendësua me alivanosjen e krijesave kur u shfaqet Zoti i madhëruar
                      në Ditën e Kijametit, pra vështroje këtë kuptim të madhë dhe sikur mos të kishte në
                      këtë përgjigje përveç zbulimit të këtij hadithi dhe çështjes së tij do të ishte e drejtë të
                      kapemi me dhëmballa për të, e All-llahut i takon falënderimi, lavdërimi dhe Atij i
                      takon pëlqimi.
                      ÇËSHTJA E PESTË
                      KUR  SHPIRTRAT  NDAHEN  NGA  TRUPAT,  KUR  TË  ZHVESHEN,  ME
                      ÇKA DALLOHEN NGA NJËRI-TJETRI QË KËSHTU TË NJIHEN DHE TË
                      TAKOHEN, SI DHE A MARRIN PAMJEN E TRUPAVE TË TYRE KUR TË
                      ZHVESHEN APO SI ËSHTË GJENDJA E TYRE?
                      Kjo është një çështje që pothuase nuk mund të gjeshë se kush foli rreth saj dhe nuk
                      përfitohet nga librat e njerëzve farë dobie, në veçanti në bazë të atyre që thanë se
                      shpirti është i zhveshur nga materia dhe ndërlidhjet e saj, nuk është në brendësi të
                      botës e as jashta saj dhe se ai nuk ka pamje, masë, e as personalitet. Kjo pyetje, sipas
                      bazës së tyre, nuk ka përgjigje. Poashtu ata që thonë: Ai është një dukuri e trupit dhe
                      dallimi  i  tij  është  i  kushtëzuar  me  qëndrimin  e  tij  në  trupin  e  tij,  prandaj  ai  nuk
                      dallohet pas vdekjes, madje ai as nuk ekziston sipas bazave të tyre, ai zhduket dhe
                      prishet me dobësimin e trupit sikurse prishen edhe cilësitë e tjera të të gjallit. Kësaj
                      pyetje nuk mund t’i përgjigjemi përveçse duke u bazuar në bazat e Ehlus-Sunnetit
                      në të cilat paraqiten argumentet Kur’anore, të Sunnetit, të gjurmëve, të konsiderimit
                      dhe të mendjes, duke thënë se ai qëndron në vetën e tij, ngritet dhe zbret, ngjitet dhe
                      ndahet,  del,  shkon,  vjen,  lëvizë  e  pushon  dhe  për  këtë  ekzistojnë  më  shumë  se
                      njëqind  argumente  të  cilat  i  kemi  përmendur  në  librin  tonë  të  madh  “Njohja  e
                      shpirtit dhe nefsit”, si dhe sqaruam pavërtetësinë e atyre që kundërshtuan këtë thënie
                      nga shumë aspekte dhe se ata që thanë tjetër gjë nuk kanë njohur vetën e tyre.
                      All-llahu i madhëruar i përshkruajti atij hyrjen, daljen, kapjen, vdekjen, kthimin dhe
                      ngritjen në qiell, hapjen dhe mbylljen e dyrve të qiellit para tij, e thotë i Madhëruari:
                      “E, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni tëvdekjes, e melekët kanë shtrirë duart
                      e veta  (mendëshkim) e  (u thonë): nxirrni  shpirtrat  tuaj...”  (El-En’amë  :  93)  dhe
                      thotë: “O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!
                      Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në xhennetin Tim!” (El-Fexhr : 27-30), kjo
                      do t’i thuhet atij në momentin e ndarjes nga trupi, dhe thotë: “Pasha shpirtin dhe
                      Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij” (Esh-
                      Shems : 7-8), Ai këtu na tregoi se si e krijoi shpirtin sikurse na tregoi se e krijoi
                      trupin në thënien e Tij: “I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi” (El-Infitar : 7). Ai, i
                      Madhëruari, e krijoi shpirtin e njeriut sikurse e krijoi trupin e tij, madje trupin e tij e
                      bëri si kallap për shpirtin e tij, pra krijimi i trupit i ka paspri krijimit të shpirtit kurse
                      trupi është vendosur si kallap për atë.
                      Prej këtu dihet se ai merr nga trupi i tij një pamje me të cilën dallohet nga të tjerët,
                      sepse  ai  është  i  ndikuar  nga  trupi  dhe  nga  ai  bartet  sikurse  edhe  që  është  trupi  i
                      ndikuar nga ai dhe bartet nga ai.  Kështu trupi fiton të mirën apo të keqën nga të
                      mirët apo të keqët e shpirtit dhe shpirti fiton të mirën apo të keqën nga të mirët e
                      trupit apo e keqja e tij, sepse nga çështjet më të forta në ndërlidhjen, përshtatjen,
                      bashkëveprimin dhe të ndikuarit e njërit me tjetrin është shpirti me trupin, e për këtë
                      i thuhet atij kur ai të ndahet prej trupit: Dil o shpirt i mirë që ishe në trup të mirë dhe
                      dil o shpirt i keq që ishe në trup të keq.
                      All-llahu i madhëruar thotë: “All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes
                      së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40