Page 31 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 31
kusi, tha: Filluam të gërmojmë nën kusi dhe afër saj derisa mu shfaqë mua një gropë
në të cilën gjetëm pasurinë dhe filluam të habitemi, por ajo grua nuk ishte e kënaqur
me atë që gjeti dhe tha: Pasuria e babait tim ishte më shumë se kjo, unë do të
kthehem tek ai njeri dhe kur shkoi kërkoi nga ai që të mundohet edhe njëherë,
kështu që të nesërmen erdhë dhe tha se i kishte thënë: Babai yt po të thotë: Gropo
nën kovën katrore e cila gjindet në deponë e vajit. Tha: E hapa deponë dhe aty në
një qosh pashë një kove katrore të cilën e hoqëm dhe pasi që gropuam nën të gjetëm
një vorbë të madhe të cilën ajo e mori, pastaj ajo shpresoi të ketë më shumë kështu
që shkoi edhe njëherë, por kur u kthye në fytyrën e saj vëreheshin mërrolat dhe tha:
Ai mendoi se e kishte parë në ëndërr dhe i kishte thënë: Ajo mori atë që i është
caktuar, ndërsa mbi atë pasuri që ka mbetur është ulur një Ifrit nga xhindët i cili e
ruan për atë që i është caktuar. Rrëfimet në këtë kapitull janë të shumta.
Poashtu, ata të cilët u shëruan me përdorjen e ilaqit i cili iu përshkrua në ëndërr janë
të shumtë.
Më kanë treguar më shumë se një nga ata që nuk kishin simpati për Shejhul-Islam
73
Ibn Tejmijjen se: E kishte parë në ëndërr pas vdekjes së tij dhe se e kishte pyetur
për diçka që nuk e kishte kuptuar në çështjet e mirazit e në çështje të tjera dhe ai i
ishte përgjigjur.
Thënë përgjithësisht: Kjo është një çështje që nuk e refuzon përveç atij që është më i
padituri i njerëzve me çështjen e shpirtrave, dispozitat dhe punët e tyre. All-llahut i
takon pëlqimi.
ÇËSHTJA E KATËRT
A VDES SHPIRTI APO VDEKJA I NDODHË VETËM TRUPIT?
Njerëzit dhanë mendime të ndryshme për këtë, e një grup thanë: Vdes shpirti dhe e
shijon vdekjen, sepse ai është Nefs (frymor, person) dhe çdo Nefs do të shijoj
vdekjen.
Thanë: Faktet argumentuan se nuk do të mbetet askush përveç All-llahut të Vetmit,
e i Madhëruari thotë: “Çdo gjë që është në të (në tokë) është e zhdukur. E do të
mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!” (Err-Rrahman : 26-27), dhe
thotë: “Çdo send do të zhduket përveç fytyrës së Tij (e Ai jo)...” (El-Kasas : 88).
Thanë: Nëse melekët do të vdesin, atëherë shpirtrat njerëzor kanë më shumë
përparësi të vdesin. Poashtu thanë: All-llahu i madhëruar për banorët e Zjarrit thotë:
“...Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë...” (Gafir : 11), vdekja
e parë është kjo që e shohim, pra vdekja e trupit, ndërsa vdekja e dytë është vdekja e
shpirtit.
Një grup tjetër thanë: Nuk vdesin shpirtrat sepse ata janë krijuar që të mbesin
përgjithmonë, por vdesin trupat dhe thanë: Këtë e argumentojnë hadithet të cilat
vërtetojnë begatinë dhe dënimin e shpirtrave pas vdekjes derisa t’i kthejë All-llahu
në trupat e tyre dhe sikur të vdesin shpirtrat nuk mund të jemi të sigurt në begatinë
dhe dënimin e tyre, e All-llahu i madhëruar thotë: “Kurrsesi të mos mendoni se janë
të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të
gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të
mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa iu bashkuar radhëve të tyre, u marrin
myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen” (Ali Imran : 169-
170). Kjo pra, me gjithë bindjen se shpirtrat e tyre janë ndarë prej trupave të tyre dhe
kanë shijuar vdekjen.
73
Ibn Tejmijje, Shejhu, imami, deti I diturisë, hafizi, kritikuesi, fekihi, muxhtehidi, shejhul-islam
Tekijjuddin Ebul-Abbas Ahmed Ibn Shihabuddin Abdul-Halim El-Harrani, një prej më të diturve, vdiç
me 20 Dhul-Ka’de në vitin 723h. (Ed-Durrer El-Kamine, Ibn Haxher: 1/154).