Page 36 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 36

atij  që  i është  caktuar  vdekja  e mban  (nuk  e  kthen), e atë  tjetrin  (që  nuk i  është
                      caktuar  vdekja,  por  është  në  gjumë),  e  lëshon  (të  kthehet)    deri  në  një  afat  të
                      caktuar...” (Ez-Zummer : 42). Ai këtu i përshkruajti atij vdekjen, mbajtjen, lëshimin
                      sikurse e përshkruajti atë edhe me hyrje, dalje, kthim dhe përsosje, ndërsa I Dërguari
                                                                                                     81
                      (s.a.v.s.) tregoi se: “Shikimi i të vdekurit përcjell shpirtin kur ai fillon të dalë” ,
                      dhe tregoi se: “E merr atë meleku, pastaj melekët e marrin nga dora e tij kurse
                      ai ka një aromë të miskut më të mirë që ekziston në tokë, apo erën e një coftine
                      më të keqe që ekziston mbi fytyrë të tokës”.
                      Ndërsa dukuritë nuk kanë aromë, nuk kapen dhe nuk barten prej një dore në tjetrën.
                      Poashtu ai (s.a.v.s.) tregoi se: “Ai ngritet në qiell dhe lutet për të çdo melek mes
                      qiellit dhe tokës, i hapen atij dyert e qiellit dhe ngritet prej një qielli në tjetrin
                      derisa të përfundojë në qiellin në të cilin është All-llahu i madhëruar, ndalet ai
                      para Tij dhe pastaj urdhërohet të shkruhet emri i tij në divanin e banorëve të
                      Ilijjinit,  ose  në  divanin  e  banorëve  të  Sixhxhinit  pastaj  rikthehet  në  tokë.
                      Ndërsa  shpirti  i  pabesimtarit hidhët  me një hedhje të  fortë  dhe  hyn në varr
                                                          82
                      bashkë me trupin e tij që të pyetet” .
                      I Dërguari (s.a.v.s.) poashtu tregoi se: “Shpirti i besimtarit është një shpend i cili
                      ushqehet nga pemët e Xhennetit, kështu derisa ta rikthejë All-llahu në trupin e
                         83
                      tij” .
                      Poashtu  ai  (s.a.v.s.)  tregoi  se:  “Shpirtrat  e  shehidëve  gjinden  në  brendësinë  e
                      shpendëve të gjelbër, zbresin në lumenjtë e Xhennetit dhe ushqehen nga frytet
                      e  tij”,  dhe  tha  se  shpirti  begatohet  dhe  dënohet  në  Berzah  (në  varr)  deri  në
                                       84
                      Ditën e Kijametit .
                      All-llahu  i  madhëruar  tregoi  se  shpirtrat  e  popullit  të  Faraonit  i  shfaqen  Zjarrit
                      mëngjes e mbrëmje para Ditës së Kijametit (Gafir : 46). Poashtu Ai i  madhëruari
                      tregoi se shehidët janë të gjallë te Zoti i tyre dhe furnizohen (Ali Imran : 169), pra
                      ajo  jetë  është  e  shpirtrave  të  tyre  dhe  furnizimi  i  tyre  është  i  vazhdueshëm,
                      përndryshe trupat e tyre janë coptuar, kurse I Dërguari (s.a.v.s.) e komentoi jetën e
                      tyre duke thënë: “Shpirtrat e tyre janë në brendësinë e disa shpendëve të gjelbër
                      të  cilët  kanë  drita  të  ngjitura  për  Arsh,  shëtisin  nëpër  Xhennet  kahdo  që
                      dëshirojnë, pastaj strehohen te ata kandila dhe Zoti i tyre i shikoi me shikim të
                      plotë e u tha: A dëshironi diçka? Thanë: Çfarë të dëshirojmë kur ne shetisim
                      nëpër  Xhennet  kahdo  që  dëshirojmë.  Këtë  ua  përsëriti  tri  herë.  Kur  ata
                      vërejtën  se  nuk  do  të  lihen  pa  kërkuar  diç,  i  thanë:  Dëshirojmë  t’i  rikthesh
                                                                                                 85
                      shpirtrat tonë në trupat tanë që të vritemi edhe njëherë në rrugën Tënde” .
                      Është  vërtetuar  poashtu  se  ai  (s.a.v.s.)  tha:  “Shpirtrat  e  shehidëve  janë  disa
                      shpendë të gjelbër të cilët ushqehen nga frytet e Xhennetit”.
                      Ibn Abbasi (r.a.) tha: I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha: “Kur vdiçën vëllezërit
                      tuaj  në  Uhud,  All-llahu  i  vendosi  shpirtrat  e  tyre  në  brendësinë  e  disa
                      shpendëve të gjelbër, zbresin në lumenjtë e Xhennetit, ushqehen nga frytet e tij
                      dhe strehohen te disa kandila nga ari nën hijen e Arshit. Kur ata u ndeshën me
                      atë pije, ushqim dhe qëndrim të mirë thanë: Ah, sikur vëllezërit tanë ta dinë se

                  81
                    E transmetoi Muslimi në (El-Xhenaiz: 7,8) dhe Ibn Maxhe (1454).
                  82  Hadithi është I saktë. E transmetoi Ebu Davudi (4753), Ahmedi në “El-Musned” (4/287,  288) dhe
                  Hakimi në “El-Mustedrek” (1/37).
                  83  Transmetimi është I dobët. E transmetoi Ahmedi në “El-Musned” (6/386), Hejtemiu në “Mexhmeuz-
                  Zevaid” (2/329),  aty është edhe Ibn Luheja.
                  84  E transmetoi Muslimi në (El-Imare: 121), Ahmedi në “El-Musned” (6/386), Taberani në “El-Kebir”
                  (19/66) dhe “It’hafus-sadetil-Muttekin” (9/235,  10/386).
                  85   E  transmetoi  Muslimi  në  (El-Imare:  121),  Tirmidhiu  (3011),  Ibn  Maxhe  (2801)  nga  Abdullah  Ibn
                  Mes’udi.
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41