Page 38 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 38
vie meleku i vdekjes i cili ulet te koka e tij dhe i thotë: O ti shpirtë i mirë, dil në
falje dhe kënaqësi të All-llahut. Tha: Del ai duke pikuar sikurse rrjedh pika e
ujit kur dikush ujitë, atëherë ai e merrë atë dhe kur ai e merr atë nuk e lë në
dorën e tij as sa rrahja e një qerpiku dhe e vendosin atë në atë qefin e atë
balsam, nga ai del një aromë e miskut më e mirë që ka ekzistuar mbi faqen e
tokës. Tha: Melekët e ngritin atë lartë dhe sa herë kalojnë afër ndonjë grupi të
melekëve ata thonë: “Ç’është ky shpirt i mirë”? I thonë: Ky është filani i biri i
filanit duke e përmendur me emrat e tij më të bukur që e thirnin në dun’ja,
kështu vazhdojnë derisa të arrijnë me të te qielli i dun’jas, kur aty arrijnë
kërkojnë tu hapet dera e cila u hapet dhe e përcjellin atë banorët e një qielli
deri në qiellin tjetër, kështu derisa të përfundojnë në qiellin në të cilin është
All-llahu i madhëruar, atëherë All-llahu i madhëruar thotë: “Shkruane librin e
robit Tim në Il-lijjunë (vend i lartë ku janë të shkruar emrat e besimtarëve)
dhe kthene atë në tokë, sepse Unë nga ajo i kam krijuar, në të do t’i rikthej dhe
prej saj prapë do t’i nxjerrë”. Tha: I kthehet shpirti në trupin e tij, i vijnë dy
melekët të cilët e ulin atë dhe i thonë: Kush është Zoti yt? Thotë: All-llahu është
Zoti im! I thonë: Cila është feja jote? Thotë: Feja ime është Islami! I thonë:
Ç’është ky njeri i cili është dërguar te ju? Thotë: Ai është I Dërguari i All-
llahut! I thonë: Prej nga e di ti këtë? Thotë: E lexova Librin e All-llahut, e
besova dhe e vërtetova atë! Atëherë një thirrës nga qielli thërret: Vërtetoi robi
Im, shtroni atij prej Xhennetit dhe hapeni atij një derë nga Xhenneti! Tha: I
vie atij atëherë nga aroma dhe bukuria e tij dhe i zgjerohet varri sa largësia e
shikimit të tij. Tha: Atëherë i vie atij një njeri me fytyrë të bukr, me tesha të
bukura dhe me aromë të mirë, i cili i thotë: Gëzohu me atë që do të gëzon, kjo
është dita e cila të është premtuar. Kurse ai i thotë: Kush je ti? Fytyra jote
është e atij që vie me mirësi. I thotë: Unë jam puna jote e mirë! Ai, atëherë,
thotë: O Zot, bëre Kijametin që të rikthehem te familja dhe pasuria ime.
Tha: Kur robi pabesimtar është në shkëputje nga kjo dun’ja dhe i drejtuar për
ahiret zbresin te ai melekë nga qielli me fytyra të zeza të cilët me vete kanë
pëlhura (të zjarrit), ulen pranë tij sa largësia e shikimit të tij pastaj vie meleku
i vdekjes, i ulet te koka e tij dhe i thotë: O shpirtë i keq, dil në poshtërim dhe
hidhërim të All-llahut. Tha: Shpirti i tij shpërndahet në trupin e tij, atëherë ai
ia shkulë atë sikurse shkulet hekuri me shumë therra nga leshi i lagur, e merrë
ai atë dhe nuk i mbetët në dorën e tij as sa një të rrahur qerpiku, e vendosin atë
në ato pëlhura (të zjarrit), del nga ai një erë më e keqe se e çdo coftine që ka
mbi faqën e tokës, e ngritin atë lartë dhe sa herë që kalojnë pranë ndonjë
grumbulli të melekëve ata thonë: ”Ç’është ky shpirt i keq? Thonë: Ky është
filani i biri i filanit duke përmendur emrat e tij më të këqinjë që me ta e
thirrnin në dun’ja, kështu vazhdojnë derisa të arrijnë te qielli i dun’jas dhe kur
arrijnë aty kërkojnë tu hapet dera, por ajo nuk i hapet, e këtu I Dërguari
(s.a.v.s.) e këndoi ajetin: “...atyre nuk do t’ju hapen dyert e qiellit dhe nuk do të
hyjnë në Xhennet, derisa të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës”. (El-A’rafë
: 40). All-llahu i madhëruar atëherë thotë: “Shkruane librin e tij në Sixhxhin
në tokën më të ulët, kështu që hidhet shpirti i tij me një hedhje të fortë pastaj e
këndoi këtë ajet: “...e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bjer
nga qielli e ta rrëmbej shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë
vend të humbur” (El-Haxhxh : 31). Pastaj i rikthehet shpirti i tij në trup dhe i
vijnë dy melekët të cilët i thonë: Kush është Zoti yt? Thotë: Ha, ha, nuk e di! I
thonë: Çfarë thua për këtë njeri (Muhammedin (s.a.v.s.) që u dërgua te ju?
Thotë: Ha, ha, nuk e di! Atëherë një thirrës nga qielli thërret: Përgënjeshtroi